Ping pongu politik i VV dhe LDK po kalon në terren të rrezikshëm?!

Ping pongu politik i VV dhe LDK po kalon në terren të rrezikshëm?!
Ping pongu politik i VV dhe LDK po kalon në terren të rrezikshëm?!

Skender Mulliqi

  • 29 December 2019 - 07:55

E keqja e vogël në politikë  është e barabartë më të keqën e madhe ?! Elektorati në mungesë të një subjekti të ri politik , bëri zgjedhjen më shumë të "detyruar", duke votuar pak më shumë LVV  së sa LDK-në.Kjo diferencë e fitorës së VV ishte shumë e ngushtë.

Natyrisht së në mesin e popullatës  u rritën shpresat së në Kosovë, pas qeverisjeve jo të mirë më vendin , do të vinë ditë të mira... Këto shpresa të qytetarëve, që votuan për ndryshim, duket së po venitën. Së do të vijnë në shprehje lojërat e tilla të ulëta politike për ta formuar "koalicionin e shpresës", më së paku është pritur.

E keqja e vogël në politikë  është e barabartë më të keqën e madhe ?!Lufta per poste pushtetare jo që ka kaluar në monotoni, po kalon ne terren te rrezikshem, por duket së nuk do të shpëtojmë as nga  kriza ndoshta më rënda e  pasluftës, jo vetëm institucionale.Kemi menduar më të drejtë së nuk do të jetë vështirë të bëhët ndarja e posteve , dhe së nuk do të dalin të gjitha këko pengesa. 

Koha e cila po kalon po i shpërfaqë para opinionit , fytyrat e vërteta të te dyja palëve së interesimi i tyre nuk është për shtet , sa është për pushtet.Albin Kurti , nuk po tregohet fleksibil , madje duket shumë i ngurtë , pa ndonjë metodë konkrete vepruese. Nuk ka fituar as  50 perqind ,as mbi ketë shifer, që ta formon qeverinë vet! Kjo sjellje e Kurtit, gjithnjë e më shumë shton dilemën sikur po kërkon të këtë pushtet apsolut.E kjo  sigurisht së nuk  ka mundësi të ndodhë.

Edhe Mustafa pak teper nguli këmb që qysh tash, të merren vesh për postin e presidentit të shtetit.Edhe pse nuk ka gjë të keqe që kjo punë të diskutohet.Tema e presidentit  nuk është dashur të bëhët moll sherri ndërnmjet partnerëve të koalicionit.Mua më duket së nuk është krejtë në pyetje posti  presidentit , por e gjithë kjo zhagitje po bëhët së nuk po  tejkalohen edhe konceptet   politike që i dallojnë LDK e VV. 

Përsona të caktuar të këtyre dy subjekteve politike,  më ndikim sikur  nuk po janë të interesuar që të ndodhë koalicioni, së në pyetje janë edhe bizneset që i kan. Një element tjetër që është duke ndikuar më duket mua, në gjithë  këtë zhagitje të madhe ,dhe ka mundësi që mos të ndodhë koalicioni , është lufta së kush ta marr Minisitrine e Punëve të Mbrendshme? Këtu kan gisht të gjithë ata që kan bërë keqpërdorime të mëdha, duke e  e futur ndikimin e tyre politikë. 

LDK nuk është deklaruar shumë së më zgjedhje të reja, çka mund të ndodhë, dhe së kush do të dalë fitues.Por, LVV  nese mendon së do të  korrë fitore të madhe , do të mashtrohet .Tashmë  shumë është humbur besimi nga ana e qytetarëve , dhe të humbas edhe ma shumë si karshi VV ashtu edhe në LDK. Sigurisht së zgjedhjet e reja eventuale   të kushtueshme, dhe hiq të mira për vendin,  do ta rikthenin  në fron PAN, por kësaj radhe  në mënyrë triumfaliste .Dhe, pastaj siq thotë një fjalë e popullit "Luaje mac kryet e buallit"...

(Kosova Sot Online)