Kosova e tëra është bërë politikë?!

Kosova e tëra është bërë politikë?!
Kosova e tëra është bërë politikë?!

Skender Mulliqi

  • 17 January 2020 - 11:30

Kosova e tëra është bërë politikë?!Mediet ende po i përkrahin ambiciet e politikanëve,dhe misionarëve të tyre, të cilët po dominojnë ,dhe po na diktojnë në hapësirën publike, duke diktuar edhe më dialogun.Njerëzit në Kosovë , fatkeqësisht i besuan njerëzit e kalibrit të tillë, të cilët na u prezentuan edhe  si shtet.Kemi mbetur i vetmi shtet në Evropë i izoluar,ku qytetarët po jetojnë duke besuar gabimisht ,në njerëzit e rënë në provim.

Nuk kan njohuri së si të zhvillohet ekonomia, kultura dhe arti si bazamente të një shteti demokratik.Mëkatet  që bartin  mediet, më politikat e tyre redaksuese, ishte dashur të pushojnë.E kan humbur seriozitetin e paraqitjës së vërtëtës për aktualitetin shoqëroro-politikë.Janë kthyer nga të pavaruara në medie të varura .

Natyrisht jo të gjitha. Nga anonimiteti përmes mediave dolën në sipërfaqe aninomus, shumë mashtrues dhe hajna të politikës dhe të biznesit, të cilët shoqërisëjanë duke u shkaktuar dëme të mëdha.

Në asnjë mënyrë nuk po largohemi nga zona e rrezikshme e varfërisë. Nuk po largohemi,  së nuk kemi reforma të institucioneve,por kemi ngatërrim të pa shëmbulltë të tyre. Kosovën në këtë gjendje të pashpresë po e mbajnë ata të cilët nga varfëria e shumicëspo përfitojnë.

Superioriteti i njerëzve të caktuar dhe pasuria e tyre , janë të  nivelit evropian.Kosovën e kan futur në rrugën e  ankthit dhe të frikës.E ndryshimet po duken së janë largë, nese jo më tokën tonë, atëherë masovikisht do të kemi  largime nga një Kosovë e tillë. Nuk ka unitet në këtë vend, dhe nuk ka as indikacione ,që diçka e tillë do të ndodhë.Ne, dëshiruam shumë të bëhëni të lirë pas shpërbërjës së ish-Jugosllavisë, më shumë u shëndrruan në Republikë Banane?!

Po e humbim karakterin e shtetit qytetarë dhe të demokracisë liberale.

Shoqëria po kriminalizohet sipas  modelit të ndonjë shteti të Afrikës?!

E nuk kemi çka flasim për rrugën e integrimeve evropane..!

Nuk po e mbron kush shtetin , që të tregohemi së vërtetë jemi sovrani...!

(Kosova Sot Online)