Si të tejkalohet ngërçi politik?!

Si të tejkalohet ngërçi politik?!
Si të tejkalohet ngërçi politik?!

Ismail Muçiqi

  • 17 January 2020 - 19:28

Te bojkotohet rroli i liderëve dhe klaneve të partive politike

Kryetari Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti nuk po arrinë të ndërtoj koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ky njëri i pa korruptuar më idelae të larta njerzore politike dhe Kombëtare është i shantazhuar nga të gjitha anët nga rrymat e ndyshme të cilat përmes formave më përfide po kontribojnë negativisht kundër formimit të Qeveris së Kosovës.

Mjerisht kalkulimet të cilat po i përdorin liderët dhe klanet e ndryshme kundër formimit të instuticioneve të reja, si dhe kërkesat për të marë sa më shumë hise në Qeverinë e Kosovës, jo vetëm që i kan bllokuar ofertat e partive politike fituese në zgjedhjet e fundit por një herit e kan vu në pikëpytje edhe programin politik të Lëvizjes VetëVendosje si partia më e votuara në zgjedhjet e 1 Tetorit.

Formula më adekuate për momentin e krijuar mendoj se është funksionimi i parlamentit të Republikës së Kosovës. Deputetë e zgjedhur nga vota e Popullitë, kanë mandat dhe legjimitet të plotë, ta zgjedhin Kryeministrin dhe Qeverinë e Kosovës.

Kryetari i Parlamentit i zgjedhur më votën e deputetve i zgjedhur në mënyr Demokratike, dhe i votuar nga 76 Deputet tani është njeriu më legjitim në Kosovë. Parlamentit si instuticion më i lartë i shtetit. Kryetari i Parlamentit nëse ka vision, integritet dhe përkushtim për shtetin e Kosovës është i vetmi i cili duhet tubuar Kryesin e Kuvendit si dhe grupet parlamentare të zgjedhura me votën e Popullit me qëllim që të arritjes një koncencuesi ndërmjet VetëVendosjes dhe Lidhjes Demokratike për zgjedhjen e një deputeti nga parlamenti i Kosovës për kryeminstër të ri, me mandat 2 vjeqar.

Kjo ide apo formulë mund të arrihet shumë lehtë nëse deputetët e parlamentit vendosin me bindjën e tyre si përfaqësues ligjitim të Sovranitë. Kjo mundë të bëhet nëse instuticionet ligjitime Kryetari i Parlamentit, Kryesia dhe grupet parlamentare, i bojkotojnë partit politike të cilat janë shkakëtare kryesorë në bllokadën e shtetit.

Po theksojmë se nëse ekziston vullneti për ndërtimin e shtetit të Kosovës ekzistojnë të gjitha parakushtet që Parlamenti legjitim ta zgjedhë Qeverin e re dhe Kryeministrin duke i anashkalue partit politike të cilat me veprimet e tyre destruktive i kan sjellë dëme të mëdha shtetit të Kosovës. Liderët politik dhe klanet mafioze të cilët e kan bllokuar shtetin interesat dhe kalkulimet e tyre ti mbajnë për kabinetet e tyre politike, jashtë instuticioneve demokratike që i votoj dhe i zgjodhi populli.

Kjo është mënyra ma normale e momentit të pikërishëm, dhe një model i cili kishte me funksionuar në mënyrë transparente dhe demokratike dhe me plotë legjimitet Qeveria dhe Parlamentit ka shansinë që nga praktika e deritanishme te hartoj ligje dhe rregullore të reja, për agjensit e pavarura në të cilat do të pranoheshin kuadrat për mes konkurseve publike, e jo militant partiak të pa dijshëm të cilët më shumë i kan sjellë dëme shtetit se sa ndonjë të mirë.

Po ashtu Parlamenti i Kosovës Kryesia, grupet parlamentare kan mundësi të harojnë ligjin e ri zgjedhor, duke eliminuar të metat dhe defektet që ka ligji ekzistues. Parlamenti i ri i Republikes së Kosovës ka legjimitet të plotë që, në bashkpunim me grupet parlamentare të haroj dhe votoj ligjinë për zgjedhjen e Presidentit të Republikes nga vota e popullit, e jo nga parlamenti si ishte deri më tashë.

Ky është mendimi dhe pikëpamja ime si Opinionist (Gazetar) për të dal nga bllokada dhe qorrësokaku në të cilën gjindet shoqëria Kosovare, e plagosur nga politika klanore, karjeriste, bajraktariste dhe primitive e paritve politike. Në këtë situat deputetët janë plotësishtë të pavarur për ta ushtruar mandatin kushtetues pa marrë direktiva nga partit politike.

(Kosova Sot Online)