Ndarja e politikës nga qytetarët?!

Ndarja e politikës nga qytetarët?!
Ndarja e politikës nga qytetarët?!

Skender Mulliqi

  • 22 janar 2020 - 11:00

Duket së në Kosovë , shkrimet nuk janë shumë  në modë, së realiteti dhe ligjet nuk po vlejnë aq shumë.Vëtem liria e shprehjës , pa pasur ajo ndikim në rrjedhat shoqërore -politike të një vendi, çka na duhet  shtrohet pyetja?

Kemi ndarje të politikës nga qytetarët?!

Dhe, kjo ndarje po bëhët në sferat më të rëndësishme të jetës .Qytetarët kan mbetur të pa fuqishem, janë duke humbur edhe identitetin më këtë vetëdije, deri diku të retarduar.Po i takojmë botës së ulët dhe të keqës nga e cila asesi të lirohemi.Kemi ngelur jashtë vlerave evropiane, së janë duke na  mbizotëruar që shumë kohë, politika dhe politikanët më logjikë autoritare.

Po na sundojnë  një kategori  e ulët e njerëzve të politikës?!Gjithnjë e më shumë po i humbin të drejtat , dhë të drejtën e parlamentarizmit.Nga e gjithë kjo po përfitojnë politikanat të cilët janë pasuruar.  Qytetarët nuk e di se çka po mendojnë   si të dalin nga kjo  zgjedhë ?!Nese po presin  që problemet tua zgjedhë, dikush tjetër ,  gabohën rëndë.  

Kemi hy në mashtrimin më të madh të pasluftës. Po na mashtrojnë dhe manipulojnë do politikan të dobët, dhe kjo është shumë e quditshme, së sa lehtë po pranohet nga qytetarët. Deri më tash krijuam mite, dhe ate mite të rreme.Por, edhe çdo mit tjetër nuk do  tna i zgjedhë problemet e jetës. Krijimi i miteve  krijon iluzione për jetën.Eshtë vëtem një endërr e një nate të trishtuar!

Askush individualisht dhe as si kolektivitet nuk e arrinë synimin e dëshiruar pa punuar. Idetë utopike janë mashtrimi më i madh.Pushtetet pikërisht shërbehen më ide të tilla, për të krijuar  iluzione së gjendja është e mirë! Kështu edhe po e mbajnë  pushtetin.

Kan futur kontroll mediatik përqarës dhe destruktiv, deri të mos durimi qytetarë. Qytetarët i kan qitur jashtë realitetit më jetën.Kan futur  frikë  gadi të përgjithshme ?!

Frikën e kan bërë resurs shumë përfitues.Lufta politike bëhët kur dy palët janë të forta. Qytetarët  kan mbetur pala e dobët, që  e kan  humbur lojën më pushtetet që 20 vite. Kemi pushtet, kemi edhe popull, por kemi armiqë të popullit dhe të pushtetit...?! Opozitë të mirëfilltë dhe media kritike sa duhet nuk  kemi.

A ka gjë  më keq, dhe  dobësi më të madhe,  për një popull, që nuk dinë së si të sillët,  dhe së si të vepron, për të mirën e vet...!

(Kosova Sot Online)