Lufta dytë e Ramushit

Lufta dytë e Ramushit
Lufta dytë e Ramushit

Nezir Kraki

  • 26 janar 2020 - 08:24

Për 100 vërejtje ndoshta është por Ramush Haradinaj ka tregu burrni, shtetni e patriotizem nga momenti kur i është kundervu sinqerisht dhe trimnisht argatëve të strategjisë panserbe që ne thelb ka defaktorizimin dhe izolimin e shqiptarëve. Edhe dje, në debat direkt, publikisht deshmoi se si denoncohen këta argatë të dreqit që s'kanë më as vend as komb as moral për të mbrojtur.

Janë disa rreziqe që veç disa njerëz i hetojnë e disa veprime që veç disa i bëjnë. Në raste të tilla vlerësohen personat dhe qëllimet e tyre. Ramush Haradinaj është njëri nga këta disa dhe kurrë s’ka qenë në anën e shikuesit kur fati ynë prekej.

Me fjalë tjera, Ramushi e ka nxjerrë in extremis Kosovën nga salla e operacionit ku e kishte futur strategjia "kirurgjikale" serbe, e ndihmuar nga asitent-kirurgët e saj shqipfolës.

Për këtë arsye, Ramush Haradinaj meriton respekt dhe mirënjohje nga çdo shqiptar i ndershëm. Ideatorët e skenarëve antishqiptare duhet të hetohen nga organet pergjegjëse për tradhëti dhe tentativë për sulm ndaj rendit kushtetues.

Personalisht e di me detaje çfarë drame kombëtare na ka evituar Ramush Haradinaj me rezistencen e tij. Prandaj, publikisht, me sinqeritetin më të madh, i jam mirënjohës dhe për këtë ai e ka një vend të veçantë në vlerësimin tim. Dhe, s'po flas për parti këtu as për vota as për numra por për sjellje politike me rrezik dhe vetmohim që veç DISA guxojnë ta kenë sot në Ballkan. Të tjerët janë n'vitrina t'pazarit me çmime në ballë, në pritje të ofruesit më të mirë.

Kosova e ka fitu luftën e saj të dytë.
Chapeau Ramush Haradinaj!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"