Bozidar Spasiç i prinë luftës speciale në Kosovë  

Bozidar Spasiç i prinë luftës speciale në Kosovë  
Bozidar Spasiç i prinë luftës speciale në Kosovë  

Muhamet Kelmendi

  • 28 January 2020 - 17:28

Kundër Kosovës dhe historisë më të re te saj ka kohë që zhvillohet një luftë shumë e ashpër. Ajo, sikundër çdo herë, edhe tash, udhëhiqet nga Beogradi, prej nga dalin vijëzimet antishqiptare dhe pastaj shpërndahen në trojet shqiptare, në Kosovë etj.

Në intervistën e dhenë nga Bozidar Spasiç mjeteve të informimit, ish udhëheqës i UDB-së, në mënyrë shumë përfide, edhe tash,  shpërndau akuza dhe dha ide, mbi gjoja shpiunet në kuadër të ilegalës shqiptare në mërgim dhe në Kosovë e në viset e saja të pushtuara nga serbo-maqedono-malazezët.

Bozidar Spasiç deklaron:

"Nga shtatë (7) anëtarët udhëheqës të Lëvizjes pesë (5) prej tyre kanë qenë punëtorë të UDB-së".

Dhe më poshtë:

"Çdo mbledhje që është mbajtur nga ata është raportuar nga ana e tyre të ne, të UDB-a. UDB-a e ka ditur çdo vendim dhe aktivitet të Lëvizjes (...). Neve na kanë raportuar (...). Njëri nga punëtorët tanë, tash është në qeverinë e Kosovës, udhëheqës i lartë, e, i cili i ka takuar udhëheqjes së Lëvizjes".

Të gjitha këto skenime dhe insinuata nuk do të luanin as edhe një rëndësi të vogel, nëse vetë nga Kosova, të ashtuquajturitë politikologë,  gazetarë, analistë dhe historianë të skenës gjoja politikëbërëse në Kosovë etj., nuk do të mbeshteteshin në  përalla dhe në anekëdota të UDB-së, për të akuzuar subjektet politike dhe patriotet e dëshmuar të historisë së re të Kosovës.

Nga Beogradi nuk pritët asgjë e mirë. Ata, si në të kaluarën, edhe tash, janë kreatoret e luftës speciale kundë forcave patriotike të kombit shqiptar. Gjatë tërë historisë, forcat luftarake e patriotike që kanë luftuar për lirinë dhe për pavarësinë e vendit, janë vlerësuar nga qeveria serbe si forca "terroriste" e "kriminale", që kanë vrarë gjoja shqiptarë. Dhe, po nga kjo politike serbe, të gjitha forcat antikombëtare, janë "vlerësuar" pozitivisht.

Ketë rrugë antishqiptare, Beogradi nuk e ka lëshuar kurrë. Më këtë qëllim në ball, doli Bozidar Spasiç, me deklaratat e veta edhe tash. Ai shprehet se "5 nga udhëheqja prej shtatë vetave të Lëvizjes kanë qenë punëtor të UDB-së".

"Mund të ishte kështu", se po e thotë kryeudbashi. Megjithate, duhet thëne, gje që nuk e mohoj kurrë,  së armiku ka mundur të futë punëtorë  të UDB-së në udhëheqjen tonë ilegale. Ai kishte dhe i ka vërë vetit për detyrë, si e tërë qeverisa serbe,  për të luftuar veprimtarinë patriotike. Por, nëse ishin 5, pse nuk e shkatërroj Lëvizjen, prej nga doli UÇK-a dhe tash e humbën Kosovë. Mos kështu ka punuar UDB-a!

Jo,  o ju "politikanë dhe gazetarë" Kosovës? Mos u mashtroni me deklaratat e tilla, sepse ato iu dërgojnë në rrugën e gabuar, prej nga nuk ka këthim prapa. Apo, ndoshta ka disa prej tyre që janë në shërbim të huaj dhe tash kanë urdhër për të vepruar! Si u bë që të bashkohën deklaratat e disa "politikinëve", "gazetarëve" e "historianëve" e "analitikëve" me deklaratat e kryeudbashit Spasiç për "shpiunët në Lëvizje ilegale jashë dhe brenda. Spasiç thotë "pesë nga anëtarët udhëheqës tëLevizjes ishin punëtorë të UDB-së", e natyrisht se edhe deklaruesit e tjerë antilëvizjeje, përndryshe shqipëfolës, thonë të njëjtë gjë. Pse kjo e përbashkët midis këtyre deklaruesëve!?  

5 nga udhëheqja e Lëvizjes ishin "punëtorë" të UDB-së! "Shumë mirë, sepse kështu, Lëvizja paska qenë nën kontrollë të UDB-së". Po unë vetë jamë njëri nga udhëheqësit. Kamë thenë dhe po dekaroj, le të paraqitet vetëm një fakt, sado i vogël, japi llogari. Pra, këtu  është edhe fakti pse kamë reaguar, ndoshta ashpër, kundër deklaratave kundër Lëvizjes, sepse ato pëputhën në tërësi me deklaratën e kryeudbashit Bozidar Spasiç, përkatësisht më vijen politike kundruallë Kosovës nga Beogradi dhe Shkupi.

Pra, rrjedhimishtë del, se baza e akuzave aktuale, në skenën informative dhe politike të Kosovës, është në Beograd. Këtë e vërteton Spasiç. Por, meqë Beogradi e ka patur nën kontrollë Lëvizjen, pse nuk e shkatërroj atë, para se të humbë Kosovën? Pse lejoi verpimtarinë e Lëvizjes? Apo kanë patur " deshirë" që Kosova të çlirohet!

Çudi!

Vetë fakti së Kosova u çlirua dhe arriti pavarësinë shtetërore, fletë se asgjë të vertëtë nuk ka në akuzat e tilla ndaj Lëvizjes. Ajo është vetëm luftë speciale për të futur konflikte midis popullit tonë, në mënyrë që edhe me tej, Beogradi të sundon në Kosovë ,me forcat e veta antishqipëtare.

Po pse kështu veprojnë disa "politikanë e gazetarë" në Kosovë? Ku është qëllimi i akuzave? Pse përputhën ato me propagandën e fëlliqur serbe?

Akuzat e tilla të disa "politikologëve e gazetarëve", "analistëve" dhe "historianëve" në Prishtinë, po i prinë një lufte tjetër, asaj të mbytjes së akuzave për veprimtarinë antishqiptare të radhëve shtetërore, gjatë dhe para  demonstratave te vitit 1981, si dhe para dhe gjatë luftës çlirimtare, të cilën luftë me plotë sukses i pati prirë qeveria e atëhershme e Kosovës, sikundër dhe disa forca legale në luftën çlirimtare të UÇK-së.

Gjithashtu, kjo ka për qëllim, në anën tjetër, për t´i  likuiduar forcatë revolucionare, në mënyrë që forcat e veçanta.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"