Dhuna nuk duhet ta zëvendsoj debatin politik !

Dhuna nuk duhet ta zëvendsoj debatin politik !
Dhuna nuk duhet ta zëvendsoj debatin politik !

Nexhat Haziri

  • 23 February 2020 - 08:14

Dhunë si instrument politik ka dëmtuar mjaftë shoqëri dhe shtete në procese të tranzicionit politik për t’u kthyer nga një sistem i keq e abuzues në shoqeri e shtet normale e demokratike. Një shembull për këtë është Shqipëria e cila tri dekada po ‘’plaket’’ në tranzicionin politik të saj pa arritur që të bëhet një shtet funksional, demokratik, ku sundeon rendi dhe ligji.

Kosova si një demokraci e re dhe e brishtë, me 12 vite shtet, fal edhe pranisë ndërkombëtare është shpresuar që emancipimi politik të ishte më i shpejtë e më i lehtë. Por jo gjithcka ka shkuar si në “vaj”, përkundër kësaj paranie ndërkombëtare e cila ka ndihmuar jo vetëm clirimin e Kosovës, por edhe vendosjen e demokracisë dhe forcimin e saj, duke bërë që edhe institucionet e Kosovës në masë të mundëshme mbrenda standardit ballkanik, të jenë funksionale e demokratike, deri edhe të pavarësimi i vendit. Por edhe shoqëria kosovare nuk ka qenë imune ndaj dhunës si mjet politik.

Partitë si PDK, AAK, NISMA, LVV-ja në kauzat e tyre politike , shumë herë të paqendrueshme për ta marrë pushtetin kan manifestuar dhunë e cila ka pordhuar edhe viktima, sic janë vrasjet politike, trazira etnike sic ishin ato të marsit në vitin 2004, shkatrrim të vendit dhe pronës shoqërore, dëmtim të imazhit të vendit, dhe friksimin e qytetarëve dhe të investitorëve potencial për sigurinë që mund t’ua ofroj shteti i Kosovës.

Sulmi i sotshëm me vezë (uroj të mbetët vetëm me vezë, dhe t’mos përseritet) ndaj z/kryeministrit Avdulla Hoti, tregon gadishmërinë e partive opozitare për përdorimin e të njejtave metoda apo instrumenteve, sic është dhuna,sic bëri dikur edhe partia që sot udhëheqë me Kosovën, LVV-ja, e që sot si rezultat manifestimeve të dhunshme politike, Kosova është vend i izolouar,i sfiduar nga krimi dhe korrupsioni, dhe me dilema jo të pakta nese ky vend mund të bëhet. Andaj dhuna nuk duhet ta zëvendsoj debatin në një shoqëri, për partitë politike, Kuvendi është vendi ku duhet të debatohet, pra edhe për taksën ndaj Serbisë, heqjen apo mbajtjen e saj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"