Kosova nuk është çështje e brendshme koloniale e Serbisë

Kosova nuk është çështje e brendshme koloniale e Serbisë
Kosova nuk është çështje e brendshme koloniale e Serbisë

Mehdi Hyseni

  • 10 March 2020 - 09:33

Duke qenë  se kryeministri i qeverisë  Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani janë dijeni për faktin se, zgjidhja e statusit të Kosovës nuk është bërë në frymën e së drejtës natyrale, të së drenjtës historike dhe të së drejtës ndërkombëtare (sepse Serbia nuk u sanksionua si shtet kolonial),  urgjentisht nevojitet që Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, të miratojnë kërkesën zyrtare për dekolonizimin e Kosovës nga Serbia kolonialiste në Kushtetën e së cilës, Kosova ende figuron si “provincë serbe" (2006).

Kjo kërkesë, duhet  adresuar menjëherë Departamentit Shtetëror Amerikan, OKB-së, Bashkimit Evropian (BE) dhe NATO-s. Ky, duhet të jetë objektivi më prioritar strategjik  i politikës, i diplomacisë dhe i drejtësisë së Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që të  parandalohet çdo marrëveshje politike, që nuk ka për objekt sanksionimin dhe dekolonizimin e  Serbisë ekspansioniste.

Mirëfili, përgjigja  e faktorëve ndërkombëtarë  kësaj kërkese të Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës, do t’i lironte nga çdo përgjegjësi direkte dhe indirekte  Albin Kurtin (kryeministër) dhe Vjosa Osmanin (kryeparlamentare) të Kosovës. Nryshe, mund të fitojnë “formulat politike” të pesidentit Hashim Thaçi dhe të të homologut të tij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq,  që cenojnë sovranitetin terrirotiral dhe shtetëror të Kosovës. -Aatëherë, ekzison rreziku që fati i qeverisë së Albin Kurtit, të vihet në pikëpyetje.

Si mund të ketë marrëveshje me Serbinë pa emërtimin dhe trajtimin e problemit kolonial serbo-shqiptar? !

-Së pari, në bazë të kërkesës që qeverisë së Kosovës,  Amerika, Bashkimi Evropian dhe OKB-ja le të konstatojnë se kush është kolonizatori (fajtori) dhe, kush është i kolonizuari (viktima).

Pra, pa ushtrimin e kërkesës protokollare të Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës, drejtuar Uashingtonit, Nju-Jorkut dhe Brukselit as Amerika, as OKB-ja e as BE-ja, me gjasë nuk do t’i qasen  problemit kolonial të Kosovës.-Edhe pse  Kosova, jo më pak se 100 vjet ishte plaçkë koloniale e Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999). Historikisht, politikisht, diplomatikisht dhe de fakto e dje jure kjo është esenca e problemit ekzistues mes Kosovës dhe Serbisë.

Pra, së pari kemi të bëjmë me zgjidhjen e problemit kolonial të Kosovës, jo me  kurrfarë takse e as makse doganore. Ajo është vetëm pretekst politiko-propagandistik dhe diplomatik i Beogradit zyrtar, që të ushtrojë trysni ndaj Prishtinës zyrtare, në mënyrë që përmes faktorëve dhe mekanizmave  ndërkombëtarë ta detyrojnë për të nënshkruar ndonjë marrëveshje kompromisi në favorin e interesave të sovranitetit kolonial të Serbisë në Kosovë.

Pra, duhet kuptuar se, qëllimi i ngutshëm  dhe i përherhshëm politik, propagandistik dhe diplomatik  i Serbisë, është plotësisht simetrik me atë të regjimit pushtues të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, që çështjen koloniale të Kosovës,  në sy të Evropës, të Amerikës dhe të OKB-së, ta fshehin dhe ta trajtojnë si çështje të brendshme,  e jo si çështje të kualifikuar ndërkombëtare, e cila de fakto dhe de jure kërkon shqyrtim dhe sanksionim imediat juridiko-ndërkombëtar, sepse kolonializmi është vepër penale ndërkombëtare, që ndëshkohet sipas së Drejtës Ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara, duke qenë se rrezikon zhbalalncimin e sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare,  sigurinë, paqen, si dhe rendin e ri juridik pozitiv ndërkombëtar.

 Prandaj,  është e vështirë të lidhet ndonjë traktat ndërshtetër mes Kosovës dhe Serbisë, pa sapastrimin juridik dhe ligjor në dritën e së drejtës ndërkombëtare të RAPORTIT KOLONIZUES(Serbia) dhe DEKOLONIZUES (Kosova).

Në qoftë se  nuk shqyrtohet ky RAPROT KOLONIZUES-DEKOLONIZUES mes Serbisë dhe Kosovës nga bashkësia ndërkomëbtare sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, të së drejtës ndërkombëtare dhe të rendit të ri juridik pozitiv ndërkombëtar, Serbia  si shtet kolonial nuk do të pranojë kurrë që të heqë dorë nga ish-kolonia e saj-Kosova.

Këtë fakt, duhet mbajtur parasysh si Prishtina zyrtare, ashtu edhe partnerët e saj evropianë dhe ndërkombëtarë. 

Ky është PROBLEMI me të cilin, pikëspari, do të dhej të merrej Qeveria e koalicionit (VV+LDK), jo taksa doganore, pavarësisht ushtrimit të trysnisë nga ana e Beogradit zyrtar. Natyrisht, presidentit serb Aleksandar Vuçiq si dhe qeverisë së Serbisë u ngutet që sa më parë ta heqin taksën për ta rivazhduar Dialogun e Brukselit me palën kosovare, sepse kjo është strategjia më profitabile për interesin nacional dhe shtetëror të Serbisë, që  para Evropës dhe botës demokratike,  edhe në shekullin XXI, ta fshehin PROBLEMIN KOLONIAL TË KOSOVËS (1912-1999)!

Serbia të dekolonizohet nga bashkësia ndërkombëtare  në bazë të së drejtës ndërkombëtare

Mirëpo, një objektiv i këtillë i bashkësisë ndërkombëtare, do të mund të arrihej vetëm me KËRKESËN E QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS.

Ndryshe nga politikat e qeverive të deritashme në Kosovë, kjo Qeveri  demokratieke, duhet të hartojë DOKUMENTIN me përmbajtje historike, politike, juridike, kombëtare, diplomatike dhe ndërkombëtare, në mënyrë që:

(1)        Së pari, domosdoshmërisht, të EMËRTOHET problemi;

(2)       Së dyti, të debatohet ky problem në kuadrin e Qeverisë, ku vendimin me konkluzionet përkatëse, t’i dërgohen për miratim Kuvendit të Kosovës;

(3)       Së treti, Dokumentin  e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, Qeveria  përmes kanaleve diplomatike zrytare, urgjentisht t’ua dërgojë për shqyrtim:  Departamentit Shtetëror Amerikan, Bashkimit Evropian(BE) dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

-Qeveria e sotme reformatore (VV+LDK), duhet bërë një Platformë të tillë strategjike nacionale dhe shtetërore, në mënyrë që Kosova të trajtohet si PROBLEM KOLONIAL SHEKULLOR (1912-1999),   e JO si “problem” i tarifës doganore e as si “problem teknik”  i targave të veturave etj.

Realisht, kësaj  Qeverie të koalicionit (VV+LDK) i përket një barrë shumë e rëndë si kombëtare, historike, ashtu edhe politike e diplomatike, duke qenë se  politikat dhe qeveritë e mëparshme në Kosovë (e as qeveritë e politikat në Shqipëri), gjatë ’30 viteve të shkuara (1989-2020) nuk janë “kujtuar”, që së pari, t’ia vënë EMRIN PROBLEMIT, të cilin Kosova e ka pasur, dhe , fatkeqësisht ende e ka me Serbinë si shtet kolonial.

Për këtë gabim kardinal të mosemërtimit dhe të mostrajtimit të çështjes  koloniale të Kosovës, kështu flet kjo kronologji politike e kohës (1989-2020):

(1)       Në asnjë rresht të Deklaratës Kushtetuese  2  korrikut 1990, nuk figuron EMËRTMI i problemit kolonail të Kosovës e as kërkesa për shkolonizimin e saj nga Serbia;

(2)       Po ashtu, edhe në Kushtetutën e Kaçanikut të 7 shtatorit 1990, nuk figuron  në asnjë rresht, EMËRTIMI i problemit kolonial të Kosovës;

(3)       Gjithashtu, edhe në Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, nuk figuron EMËRTIMI  i problemit kolonial të Kosovës;

(4)        Edhe në Kushtetutën e  Republikës së Kosovës së 15 qershorit 2008, as pjesën  hyrëse e as në ndonjë nen a paragraph të saj nuk figuron  EMËRTIMI i problemit  kolonial të Kosovës.

 

Si rrjedhim i këtyre gabimeve të pafalshme dhe iracionale, çështja e statusit të pavarësisë së  Kosovës, edhe pas njohjes së saj nga 100 shtete të OKB-së, prapë ka ngelur  OBJEKT DEBATI mes Beogradit dhe Prishtinës në kuadrin e Dialogut të Brukselit (2011-2018), ku kohëve të fundit po ushtrohet diktat dhe trysni e madhe ndaj Qeverisë së Albin Kurtit, që sa më parë, të përfundojë ndonjë marrëveshjeje kompromosi politik me Beogradin zyrtar.

Mirëpo, që të mos përsëritën gabimet politike të Republikës së Rugovës (1990-1999)  dhe të Republikës së Hashim Thaçit (2008-2020), Qeveria e sotme e Albin Kurtit nevojitet që të hartojë Platformën e vet për zgjidhjen përfundimtare të problemit kolonial me Serbinë. Duke qenë se pa emërtimin e fajtorit, që në këtë rast konkret, është Serbia si shtet kolonizues, aneksues dhe gjenocidal 100-vjeçar të Kosovës dhe të shqiptarëve,  çdo marrëveshje e lidhur me Serbinë nuk do të garantojë  normalizimin e as kurrfarë zgjidhjeje  afatgjatë dhe paqësore  mes Beogradit dhe Prishtinës. –Thjesht,  për faktin se Serbia, edhe më tej, nuk do të heqë dorë nga politika dhe nga praktika e deritashme kolonialiste, hegjemoniste dhe militariste ndaj Kosovës, duke e konsideruar edhe më tej si plaçkë të veten koloniale si këtu e 100-vjet më parë (1912-1999). Kjo është fatkeqësia e Kosovës me Serbinë.

Prandaj, pa sanksionimin paraprak të kolonializmit të Serbisë, çdo marrëveshje a traktat i lidhur me të, do të jetë vetëm një shkronjë në akull. –Asgjë më shumë. Këtë e paralajmëron edhe Kushtetuta në fuqi e Serbisë (2006), ku thuhet “Kosova është krahinë e Serbisë”. Mbi këtë bazë, edhe politika, edhe diplomacia, edhe propaganda e  krerëve më të lartë të Serbisë, me Alekasandar Vuçiqin (president), me Ivica Daçiqin (kryeministër) dhe ministrin e Mbrojtjes, Aleksandar Vulin,  Amerikës, Evropës , edhe botës po i thonë “Kosovo je Srbija” (“Kosova është Serbi”).

Po, Marrëveshje me Serbinë, nëse kjo e njeh Republikën e Kosovës, sikurse Amerika  dhe 100 shtete të tjera të OKB-së

Kjo është logjika e drejtësisë, që e shpëton edhe Kosovën, edhe Serbinë nga konflikti kolonial njëshekullor (1912-1999).

Pra, për zgjidhjen e statusit kolonial të Kosovës, së  pari, kërkohet dekolonizimi i Serbisë, duke zbatuar normat dhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe  objektivat e parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara.- JO  “Plani i Ahtisarit plus Ahtisari”, që  minositeti serb të krijonte një minishtet serb brenda territorit dhe shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"