Opozita e tërbuar kosovare, kjo shkatërruese e shtetit

Opozita e tërbuar kosovare, kjo shkatërruese e shtetit
Opozita e tërbuar kosovare, kjo shkatërruese e shtetit

Dr. Hysni Aliu

  • 11 March 2020 - 15:23

Politikat e opozitës kosovare janë aq të pa sinqerta dhe jo realiste sa që çdo njeri që ka pakëz dinjitet njerëzor turpërohet dhe i vjen neveri kur i hasë prononcimet e këtyre politikanëve opozitare. Në realitet, deklarimet e z. Veseli e Haradinaj, vetëm sa e vulosin edhe më shumë të çendnit e tyre degradues të shtetësisë së Kosovës dhe e bëjnë edhe më të mirëqenë ndërrimin e pushteteve që u bë pas zgjedhjeve të vitit të kaluar.

Këta njerëz që vetes ia mbajnë për udhëheqës shtet formues, duhet të kuptojnë që temorja e popullit për atë që kanë bërë pikërisht këta, qoftë e mirë apo e keqe, nuk shlyhet kurrë. Veprat e tyre kanë lënë aq shumë trauma në psikikën e njerëzve sa që kurrë nuk do të shlyhen. Këta politikan që tani janë në opozitë, luftuan për ta ndërtuar shtetin e vetë, por të njëjtit, me vetëdije apo pa vetëdije, punuan me tërë qenien e tyre për ta shkatërruar po atë që e ndërtuan, gjë që e shton dhimbjen e njerëzve, sepse më së paku është pritë që pikërisht ata që e ndërtuan shtëpinë së bashku me të tjerët, po atë shtëpi ta djegin. Ashtu siç tha Bekim Jashari djali i Hamzë Jasharit , që ”më vjen të qaj sikur në vitin 1995 kur i shoh të bërat e kësaj klase politike”, e njëjta ndjenjë është tek secili njeri që e ndjenë veten shqiptar. Tërheqja e njohjeve të shtetësisë së Kosovës, është produkt i punës së madhe që kanë bërë pikërisht këta individ për degradimin e shtetit të Kosovës. Në vend që të angazhojnë resurset diplomatike për thellimin e rrënjëve të shtetit, këta njerëz dhe këto parti bënë gjithçka për të emëruar njerëzit më injorant, dhe më të gatshmit për të ju bashkangjitur punës për të shërbyer interesat e individëve e udhëheqësve të këtyre partive e jo siq bëjnë ambasadorët dhe stafi tjetër i ambasadave të shteteve tjera, që shërbejnë me dinjitet për shtetin e tyre. Pra pikërisht këta janë ata që ndihmuan Serbinë në procesin e ç’njohjeve të Kosovës, duke emëruar, miqtë e shokët, dajat e tezet, shoferët, e gardianët në vendet më të ndjeshme të shtetit.

Unë ju them këtyre opozitarëve, që mjaft më me fyerjet ndaj popullit, sepse ky popull nuk vuan nga sëmundja e të mbajturit mend, dementia. Merreni përgjegjësinë për atë që keni bërë, filloni të ndryshoni, sepse ky popull tregoj në zgjedhjet e kaluara, që as nuk blihet e as nuk shitet, që ky popull ka dinjitet dhe aftësi për të kuptuar në themel se kush është mashtruesi e kush është i sinqerti. Këta, opozitar, po i dëgjoj që po kërcënojnë edhe me protesta!! Po kush do të del në protesta e të bërtet ” i duam hajnat në pushtet, i duam hajnat në pushtet, i duam hajnat në pushtet”, pra askush që ka dinjitet njerëzor dhe që e donë vetveten e shtetin e vet, përveç atyre që kanë jetuar nga parat e hajnisë.

Pra, ju opozitë, kthenju mençurisë, sinqeritetit, opozitarizmit realist dhe shtet formimit, e leni mashtrimet, sepse me këtë mënyrë të vepruarit, po e defaktorizoni edhe më shumë vetveten, po e shtoni averzionin që ka populli ndaj jush dhe në të njëjtën kohë po e dëmtoni edhe më tepër procesin e shtet formimit. Kosova ka nevojë për opozitë, pore një opozite shtet formuese e jo opozitë grabitqare e mashtruese.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"