Singlanizohet qeveria e Shteteve te Bashkuara të Amerikës për t'i ruajtur raportet me popullin e Kosovës

Singlanizohet qeveria e Shteteve te Bashkuara të Amerikës për t'i ruajtur raportet me popullin e Kosovës
Singlanizohet qeveria e Shteteve te Bashkuara të Amerikës për t'i ruajtur raportet me popullin e Kosovës

Ismail Muçiqi

  • 13 March 2020 - 09:36

EDHE SHOQATA "MIQET E AMERIKES" I DERGOJE LETER TE HAPURE QEVERISE AMERIKANE

Duke e parë seriozitetin e rrethanave politike dhe zhvillimeve të fundit të cilat po ndodhinë rrethë raporteve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës Shoqata "Miqet e Amerikës" sot dergojë letër të hapur Qeverisë Amerikane dhe ish Presdidenteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo Shoqat me letrën e saj i drejtohet Presidentit Donald Trump,Presidentit Bill Clinton Presidentit George W.Bush,Presidentit Barack Obama,Senatet,Kongresit Departamentit të Shtetit,përfaqësuesit special të Presidentit Richard Grenell dhe Mathew Palmer. Kjo letër e hapur ju dërgue edhe Ambasadori Amerikan në Kosovë Philip S. Kosnett në letrën e udhëheqjes të Shoqatës "Miqët e Amerikës" thuhet.. Të nderuar President populli i Kosovës me shqetësim po i përcjellë deklaratat e Zyrtarve të lartë të SHBA-së për veprimet e mundëshme të cilat Qeveria Amerikane i paralajmrojë si masë ndëshkuese ndaj Kosovës. Ju njoftojmë se taksat ndaj mallrave serbe u vendosën për shkak se shteti i serbisë në mënyrë përmanente po e sfidonë Republikën e Kosovës pa e njohur realitetin ekzistues i cili realitet e ka krijue Shtetin e Pavarur dhe Sovran Republikën e Kosovës.

Këtë realitet e ka vërtetue edhe Gjykata Ndëkombëtare në Hagë e cila ka konstatue se Shpallja e Pavarsisë së Kosovës është vendimë Sovran i popullit dhe nuk ka shkelje të ligjeve ndërkombëtare.
Përfaqësuesit e Shoqatës "Miqët e Amerikës" mes tjerash kërkojnë nga Qeveria Amerikane që deklaratat e fundit të Diplomatve Amerikanë për ti ftohurë mardhënjet me Republikën e Kosovës duhet të jenë të matura dhe racionale sepse prishjën e mërdhënjeve ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës do ta kishin dëshirë vetëm Serbia,Rusia,Kina dhe Irani.

Të ndëruar Liderë Amerikan., Jemi të vedishëm se strukturat udhëhëqëse të Kosovës jo vetëm tani por edhe në të kaluarën nuk kan qenë në nivelin e duhur azhur në realizimin e porosive dhe mesazheve të cilat kan ardhurë nga Shtëpia e Bardhë përkatësishtë nga Qeveria Amerikane. Kjo ka të bëjë tani me heqjen e taksës kërkesë kjo të cilën po e kërkon Richard Grenell e Rovert O" Brien e ku djali i Presidentit Trump, ishte edhe më decidivë se "është koha që forcat Amerikane të kthehen në shtëpi" apelojmë tek ju që në asnjë mënyrë të mos i dëmtoni interesat strategjike ndërmjet dy vendeve, dhe ti tregoni popullit të Kosovës se teritori i Kosovës nuk do të vihet në dyshim asnjëhere pasi që ju jeni sponsurusi i Shtetit të Kosovës të cilinë e shliruat dhe e pranuat në kufitë ekzistues. Edhe një here deklarojmë se populli i Kosovës është aleati më besnikë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të nderuar Miqë Amerikan kerkojmë nga ju që të gjeni forma tjera për ti bërë presion instuticioneve udhëheqse të Kosovës e mos të pësojë populli i pa fajshëm. Edhe tani po deklarojmë se Kosova është plotësishtë e përkushtuar për paqe,ndërsa Serbia asnjëhere nuk ka ndryshuar për të mirë, dhe gjithmonë ka udhëheqë politikë të rrëzikshme duke shkakëtue konflikte,luftra për okupimin e teritorve të huaja. Populli Shqipëtarë që jeton në Kosovë asnjëhere gjatë historisë nuk ka bërë asnjë luftë ekspanzioniste por gjithmonë është mundue ta mbrojë pragun e shtëpisë dhe teritoret e veta.

Ju bëjmë me dije se Shqipëtarve gjatë historisë dhe luftrave të cilat i ka bërë serbia, sot një pjesë e madhe e teritorve jan marë me dhunë nga Ushtria Serbe, duke masakrue popullsinë e pa fajshme jan vra,djegë,dhunue,masakrue e plaqkitë gra,fëmijë,pleqë e qytetarë. Kështu serbia ka ukupe në Kosovën Lindore, Sangjak,Nishë,Leskofcë,Preshevë,Bujanofcë si dhe toka tjera.

Andaj në fundë ju bëjmë me dije se Kosova është e përkushtuar gjithmonë për paqë në rajonë dhe gjithmonë mirënjohëse për aleatinë tonë historikë dhe respektinë që ka për Shtetetet e Bashkuar të Amerikës.
Kërkesa jonë të ndëruar miqë është decidive ta detyroni serbinë që ta njohë Shtetin e Kosovës. Ta ndal fushatën e q/njohjeve. Kosova të pranohet dhe të jetë antare e OKB-së si dhe të detyrohet serbia ti gjejë dhe ti kthejë viktimat e luftës të cilat i ka vra dhe i ka barturë në serbi.

Serbia ka edhe një obligimë e ajo është ti kërkojë falje për gjenocidinë e bërë në Kosovë.
Në fundë të kësaj letre garantojmë se Miqësia me SHBA-në nuk do të prishet për asnjë individë qfarë do posti që mbanë në parti apo grupacion. Zoti i Bekoftë dy popujtë tanë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"