Ku mbeti fondi rezervë i shtetit të Kosovës

Ku mbeti fondi rezervë i shtetit të Kosovës
Ku mbeti fondi rezervë i shtetit të Kosovës

Ismail Muçiqi

  • 15 March 2020 - 16:38

Shterrja e fondit të rezervave të Shtetit është pa përgjegjësi dhe vepër penale me të cilën duhet të meret drejtësia. Qeveria Haradinaj gjatë qeverisjes 2 vjeqare pa hezituar fare e shterri fondin rezerv të shtetit të Kosovës dhe la popullinë të përballet me Koronavirusin dhe me mungesën e artikujve elementarë për jetë duke shpenzuar fondin shtetërorë.

Shtetet normale të Botës të cilat respektojnë Kushtetutën dhe ligjet gjithmonë prioritet të veqantë kan sigurimin e fondit dhe rezervave të Shtetit me rastinë e situatave të jashtëzakonshme. Kështu shtetet normale në Europë dhe ato rreth nesh i kan të siguruara rezervat e shtetit të cilat janë vitale për jetën e qytetarve si janë mielli,derivatet e naftës,rezervat e barërave,ushqimin emergjentë për kafshë,si dhe mjetet dhe mekanizmin mbrojtës për qytetarët në raste katastrofa natyrore si janë tërmetet,zjarret,vërrshmet apo agresioni kundër vendit. Këto parakushte nuk i bëri Qeveria e kaluar e cila shpërndau dhe harxhoj paranë publike,pa kritere deri te shterrja e fondit rezervë të shtetit. Sot kur po përballemi me Koronavirusin nga Komunat e ndyshme të Kosovës po vinë kërkesa urgjente për tu ndihmue qendrave të mjekësis familjare, shëndetësore me mjetet më elementare mbrojtëse.Ministria e Shëndetësis po përballet me probleme dhe me kërkesa më të ndyshme të cilat po vijnë edhe nga qendra QKUK, ku punëtorët shëndetësorë kërkojnë të paisën me mjetet më elementare për mbrojtje në punë. Për tu përballur me këtë virusë (mister) i cili po krijonë panikë te qytetarët dhe po e shtohen kërkesat për tu furnizuar me artikuj ushqimorë elementarë në rend të parë me miell ky artikull ditëve të fundit po mungën kudo në sasi të mjaftushme. Duhet të potencojmë faktin se përshkak të politikave të gabuara dhe të planit rregullativë pjesa më pjellore e tokës së Kosovës është shëndrrue me gërmadha të betonit të ndërtimit të egër duke bërë pastrim parash nga grupet dhe klanet mafioze. Sot Shteti i Kosovës prodhon vetëm 55% të nevojave të bukës ndërsa sasia tjeter duhet të importohet nga vendet për rreth Kosovës. Të gjitha këto kan ndikuar dhe kan krijuar situat ndosha edhe panik, ku një numër i madhë i familjeve jetojnë në kushte të vështira ekonomike,sociale për mbijetesë.

Për fund deshtimet e elitave politike dhe të Qeverive qe nga pas lufta kan degradue qdo vlerë në shoqorinë Kosovare. Andaj kërkojmë që Zoti ti ndihmojë popullit të Kosovës që të tejkalojë dhe të eliminojë Koronavirusin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"