Goditjet e Qeverisë kundër prokurorëve special dhe gjykatësve për zvarritjen e hetimit dhe ndëshkimin e kriminelëve serb të luftës janë të drejta

Goditjet e Qeverisë kundër prokurorëve special dhe gjykatësve për zvarritjen e hetimit dhe ndëshkimin e kriminelëve serb të luftës janë të drejta
Goditjet e Qeverisë kundër prokurorëve special dhe gjykatësve për zvarritjen e hetimit dhe ndëshkimin e kriminelëve serb të luftës janë të drejta

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 07 May 2024 - 19:07

 Shkruan:ANALISTI-Reshat Badallaj- Zhurjani

 

Për mendimin tim, dhe sa po e përcjelli situatën aktuale politike në Kosovë dhe jo vetëm në Kosovë, dhe po ashtu edhe sjelljet dhe punën e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe me theks të veçantë me ngritjen e aktakuzave për krime lufte në Kosovë kundër shtetit fashist serb, kemi ngecje tepër të madhe.

 

Kur them sjelljet e kësaj prokurori fjalën e kam te krimet e luftës dhe nuk po flas kush e di ata si e kanë hallin brenda, apo me një punë të dorës së dytë apo të tretë, por fjala kur është për krime lufte do të ishte me dinamike dhe me shpejtësi rrufe se tashmë e kemi rastin më të volitshëm dhe shumë aktual. Dikur ankohej ky dikaster se nuk ka personel të mjaftueshëm, nuk kemi fakte të bollshme dhe në anën tjetër kuptojmë se rastet dhe faktet jo vetëm që janë me bollëk por edhe një bjeshkë faktesh filmike dhe foto dhe shumëçka tjetër. Pra fjala është se nuk është duke punuar si duhet apo të themi më mirë është duke u zvarritur tej mase. Dorën në zemër, unë e kam pak frikën se përpos fakteve dhe atyre filmike, ne kemi shumë dëshmitarë të këtyre krimeve dhe këtyre masakrave nga pushteti fashist kriminal serb dhe dëshmitarë kemi në të gjitha anët e Kosovës, por fjala është po që se shkohet më tej me këtë dinamikë të hapave të breshkësh ka të ngjarë se dëshmitarët mund të plaken të humbin memorie dhe lagë qoftë ka mundësi edhe të vdesin dhe nuk mund të japim fakte bindëse se si ata që kanë qenë në këtë krim dhe në këtë masakër dhe falë Zotit kanë shpëtuar.

 

Nesër do të jetë vonë dhe brezat e ardhshëm nuk do të na e falnin me arsyetime që nuk pinë ujë. Të njëjtin shqetësim kohëve të fundit e kemi parë dhe lexuar se edhe Qeveria e Republikës së Kosovës ka kritika po në të njëjtën adresë. Zënkat në qoftë se ka mes këtyre dikastereve nuk i interesojnë popullit, duhet lënë inatet dhe duhet ti "bien hekurit sa është i nxehte", se sa të ftohet nuk drejtohet po edhe nëse drejtohet nuk drejtohet lehtë dhe si duhet por është zor i madh, ndaj po e them duhet shumë punë dhe më shpejtë janë krye se sa rastet e hapur që i kemi e po presin. Bile aq larg shkuan ata, fjalën e kam për Qeverinë e Republikës së Kosovës kur thanë publikisht se janë dhënë shumë kushte, por ata nuk po shihen dhe nuk po japin rezultate. Bile ne nuk po e dimë në qoftë se është ndonjë sekret i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, por zyrtarisht është për turp të shekulli që akoma nuk është ngritur aktakuzë as për kriminelin,terroristin, kryebanditin, krye hajnin Milan Radojqiq. Pra, çdo shtyrje e mëtejme dhe heshtje apo mos punë lidhur kundër ndjekjes së krimeve të pushtetit gjakatar dhe terroriste serb, vërtetë është për të mos i kuptuar. Ose më së miri është po që se janë të pa aftë ose jo profesionalisht në këtë drejtim duhet të lëshojnë rrugë, ti lirojnë fotelet e tyre për ti zëvendësuar me prokuror specialist dhe më të guximshëm, për ndryshe kështu do të na ikën treni nëse nuk dëgjohet as fjala e qytetarit, as fjala e atyre familjeve të djegura dhe të vrarëve dhe as nuk dëgjohet jo se jo as fjala e Kryeministrit Albin Kurti që tashmë kohëve të fundit në çdo tubim përkujtimor dhe në tubime tjera nuk pushon se kritikuari Prokurorinë Speciale të Kosovës për këto krime që nuk ngrihet padi kundër Serbisë fashiste. Popullit nuk po u intereson kritikat e njërës palë dhe palës.

Popullit po i intereson puna konkrete dhe zyrtarisht të ngritët padia penale kundër këtyre krimeve të papara në Ballkan e në Evropë dhe jo me fjale dhe arsyetime të panevojshme dhe me arsyetime të pavlera. Dhe këtu po lind dyshimi i madhe se ndoshta ndikon dikush nga jashtë dhe i ka futur gishtat thellë këtu dhe qëllimisht nuk nguten por duhet ditur një gjë se kushdo qoftë që shkel në gjakun e popullit do të zbulohet dhe do të vihet para drejtësisë, e sidomos ka grupe banditësh që u pengon edhe suksesi i kësaj Qeverie dhe harrojnë se interesat personale dhe interesat partiake nuk vihen mbi interesat shtetërore dhe kombëtare dhe në fund të fundit përse e kanë dhënë betimin, për ta mbrojtur Kushtetutën e vendit, interesat e popullit, qytetarit dhe mbi të gjitha, të shtetit

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".