Presidenti, Hashim Thaçin, patriot a tradhtar?!

Presidenti, Hashim Thaçin, patriot a tradhtar?!
Presidenti, Hashim Thaçin, patriot a tradhtar?!

Ragip Guraziu

  • 17 March 2020 - 15:32

Presidenti, Hashim H.Thaçi u lind në Burojë të Skenderajit më 24 prill 1968, në kohën kur Kosova ndodhej nën okupimin serb. Ai është i biri i Haxhiut dhe Hyrës nga Buroja e Skënderajit. Në familje, ai i mësoi vlerat e familjes dhe komunitetit. Në fermën e babait të tij Hashim Thaçi, mësoi disiplinën dhe shpërblimin për punët e vështira. Në këtë rreth, ai filloi ta vlerësoi ambientin që e rrethon.

Hashim Thaçin, djali nga Buroja, a po e mban ne politik popullariteti i tij?!

Presidenti, Hashim H.Thaçi u lind në Burojë të Skenderajit më 24 prill 1968, në kohën kur Kosova ndodhej nën okupimin serb. Ai është i biri i Haxhiut dhe Hyrës nga Buroja e Skënderajit. Në familje, ai i mësoi vlerat e familjes dhe komunitetit. Në fermën e babait të tij Hashim Thaçi, mësoi disiplinën dhe shpërblimin për punët e vështira. Në këtë rreth, ai filloi ta vlerësoi ambientin që e rrethon.

Ai u rrit në familje të madhe, në mesin e 5 vëllezërve dhe motrave, ku kuptoi se ishte e nevojshme të dallohej. Mësimet e para i ndoqi në shkollën fillore "Liria" në Turiqevc. Si fëmijë dallohej në rrethin e tij për interesimin që kishte për leximin e librave. Mësimet e mesme pastaj i ndoqi në Tuqevcë dhe Qendrën e Arsimit të Mesëm "Ramiz Sadiku" në Skenderaj.

Aktiviteti Politiko-Ushtarak 1990 - 1997

Pas diplomimit Hashim Thaçi filloi të merret në mënyrë aktive me organizimin e lëvizjes studentore për shpalljen e pakënaqësisë me pushtet mbajtësit e asaj Kudsdsddshu. Nga ilegaliteti kalon në Zvicër ku vazhdon më tej veprimtarin e tij kundër okupimit serb në Kosovë si dhe studimet Postdiplomatike në Universitetin e Cyrihut. Në Zvicër, Hashim Thaçi anëtarësohet në Lëvizjen Popullore të Kosovës, organizatë politike e cila mori vendimin për themelimin e UÇK-së. Si i dërguar nga LPK-ja, Hashim Thaçi, angazhohet në krijimin e lidhjeve me grupet e armatosura që asokohe vepronin në Drenicë të kryesuara nga Adem dhe Hamëz Jashari. Kështu ai disa herë hyn në Kosovë ilegalisht dhe vendos lidhjet me grupin e armatosur, nga bërthama e të cilit më vonë do të krijohet Shtabi i Zonës Operative të Drenicës në kuadër të UÇK-së. Pas themelimit të UÇK-së, policia serbe dështon në përpjekjet për ta burgosur më 1993. Ne këtë periudhe ai është ndjekur nga policia serbe bashke me shokun e tij te jetës Xhelalin alias Xhelen me te cilin kishte kaluar vitet me te mira te jetës se tij.

Gjatë kësaj periudhe sa ishte në Perëndim, z. Hashim Thaçi shpesh herë kthehet ilegalisht në Kosovë, për t’i forcuar formacionet e UÇK-së në terren. Në vitin 1997, Hashim Thaçi merr pjesë në një nga aksionet e UÇK-së, para shfaqjes së saj publike ku së bashku me Adem Jasharin dhe të tjerë, sulmojnë stacionin policor të Drenasit. Për këtë shkak, Hashim Thaçi dënohet 10 vjet burg në mungesë nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë. I dënuar në të njëjtin proces nga kjo gjykatë me 20 vite burg, ishte edhe komandanti legjendar Adem Jashari.

Lufta Çlirimtare 1998-1999

Hashim Thaçi ishte drejtues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë post ia besoj Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Postin e mbajti deri më 19 shtator 1999, kur UÇK-ja u transformua në TMK. Gjatë Konferencës Ndërkombëtare për Kosovën, të mbajtur në Rambuje të Francës, nga 6 deri më 22 shkurt 1999, Hashim Thaçi ishte Kryesues i Delegacionit të Kosovës. Konferenca përfundoi në Paris më 18 mars 1999, ku pas nënshkrimit të palës shqiptare, iu hap rruga intervenimit ushtarak të NATO-s për Kosovën.

Në mars 1999 z. Hashim Thaçi ishte Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës (Qeveria e Unitetit).

Aktiviteti në bërjen e Shtetit të Kosovës 1999 - 2007

Pas luftës, si Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, z. Hashim Thaçi udhëhoqi negociatat me faktorin ndërkombëtar dhe është nënshkrues i Marrëveshjes për Transformimin e UÇK-së në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK).Me fillimin e punës së Këshillit të Përkohshëm Administrativ (KPA), si strukturë e përbashkët qeverisëse me misionin e OKB-së në Kosovë (UNMIK), ishte anëtar i këtij Këshilli prej janarit 2000, deri në zgjedhjet e para parlamentare 2001.Në tetor të vitit 1999 së bashku më bashkëmendimtarët e tij të LPK-së, e themeloi Partinë e Progresit Demokratik të Kosovës (PPDK), ndërsa në Kuvendin e Parë Zgjedhor (2000), z. Hashim Thaçi zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK). Z. Hashim Thaçi u rizgjodh kryetar i PDK-së edhe në Kuvendin e Dytë (2002) dhe të Tretë Zgjedhor (2005).

Në tri legjislatura të Kuvendit të Kosovës është zgjedhur deputet.

Është lideri politik me numër më të madh të votave në zgjedhjet parlamentare të viteve 2007 dhe 2010 në Kosovë. Prej vitit 1999, z. Hashim Thaçi ka afirmuar dhe mbrojtur çështjen e Kosovës me shumë ligjërata dhe fjalime, në dhjetëra universitete dhe institute prestigjioze të vendeve Perëndimore. Në shtypin vendor, rajonal dhe atë ndërkombëtar ka botuar shkrime dhe artikuj të shumtë. Gjatë procesit negociator (2005 – 2007), të udhëhequr nga i Dërguari i Posaçëm i OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, z. Hashim Thaçi ishte anëtar i Ekipit të Unitetit. Dokumenti i Ahtisaarit rezultoi me propozimin gjithëpërfshirës për Pavarësinë e Kosovës.

Zgjedhja Kryeministër dhe Shpallja e Shtetit të Kosovës 2008

Pas fitores së Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007, z. Hashim Thaçi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Kosovës, më 9 janar 2008. Me 17 shkurt 2008, Kryeministri Hashim Thaçi në Kuvendin e Kosovës lexon deklaratën e pavarësisë së Kosovës, ndërsa pas votimit nga ana e deputetëve të deklaratës, Kryetari i Parlamentit e shpall Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik, ku më pas të gjithë deputetët prezent e nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë. Në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura në Kosovë më 12 dhjetor 2011 fiton PDK-ja në krye me Hashim Thaçin dhe përsëri rizgjidhet kryeministër për mandatin 2011-2014. Kryeministri ka deklaruar se derisa qeveria e kaluar në krye me të kishte qëllim shpalljen e Kosovës shtet të pavarur, tashmë kjo qeveri e rizgjedhur ka qëllim integrimin e shtetit të Kosovës në mekanizmat më të rëndësishëm ndërkombëtar si NATO, BE, OKB, etj.

A ka mundësi qe kjo biografi nuk po e le te humbas pushtetin, ku edhe kësaj here u pa se me te dhe PDK-ne, nuk pati mundësi te formohen organet shtetërore te zgjedhjeve te parakohshme te 8 qershorit, dhe LDK-ja me Isa Mustafen, me e zonjë për ta kapur grepin e koalicionit, që Isa Mustafa po e pretendon postin e Kryeministrit?!

Hashim Thaçi -tradhtar....

Hashim Thaçi, është e qartë se aludonte në presidentin Rugova dhe në ekipin e tij, e të cilët na paskan qenë për autonomi e jo për pavarësi. Por kur e thotë këtë, Hashimi mundohet ta fshehë faktin se babai i pavarësisë së Kosovës si zgjidhje kompromisi, e jo si bazë për kompromise të tjera, është presidenti Rugova, i cili bashkë me klasën politike të kohës dhe me angazhimin e shumicës absolute të shqiptarëve arritën që të ndërtojnë shtetin e pavarur të Kosovës, i cili funksionoi në kushtet e një shteti të pushtuar.

Nuk është vendi të përsëriten këtu të gjitha ato që janë arritur nga shqiptarët gjatë funksionimit të organizimit institucional, por duhet thënë se për herë të parë në Kosovë institucionet legale kanë miratuar një Kushtetutë, e cila ka qenë lartësisht më e dinjitetshme dhe më e mirë se kjo që kemi tash; ka mbajtur Referendumin për pavarësi më 1991; në mënyrë të drejtpërdrejtë është zgjedhur Presidenti, dhe kuvendarët, të cilët më tej kanë zgjedhur Qeverinë shumëpartiake, e cila me gjithë dobësitë dhe vështirësitë ka arritur që të organizojë strukturat themelore të shtetit, përfshi edhe ato të sigurisë; ka organizuar sistemin arsimor, pjesë e të cilit ka qenë edhe Hashim Thaçi dhe pjesa dërmuese e shokëve të tij.

Duhet të kujtojmë se një ndër nënkryetarët e parë të partisë së Hashim Thaçit, Arsim Bajrami, tezën e doktoratës së tij e ka pasur Kushtetutën e Republikës së Kosovës të vitit 1990 dhe të amandamentuar më 1991, pas Referendumit për pavarësi etj. Po ashtu, gjatë kësaj kohe është arritur që të funksionojë edhe demokracia e brendshme, pasi që ka pasur pozitë dhe opozitë në Kosovë si dhe organizime të ndryshme socio-politike. Me fjalë të tjera, Kosova ishte bërë një subjekt i mëvetësishëm me struktura të mëvetësishme që organizonin institucionet themelore të shtetit, duke penguar kështu të gjitha përpjekjet për krijimin e do farë qeverish kuislinge; duke e bërë ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe të shqiptarëve nën ish-Jugosllavi në përgjithësi.

Mbi këtë bazë, kishin ndryshuar edhe synimet e Serbisë ndaj Kosovës: nga synimi se Kosova është pjesë e Serbisë, Beogradi kishte kaluar në synimin tjetër: ndarjen e Kosovës. Dobrica Qosiq i njohur për shovinzimin e tij dhe për protagonizmin në skenën akademike dhe politike serbe, më 1993 shpërfaqi platformën për ndarjen e Kosovës në përmasat: 60% për shqiptarët dhe 40% për serbët. Mirëpo, presidenti Rugova kishte refuzuar në mënyrë kategorike mundësinë e ndarjes së Kosovës, edhe pse një ofertë e tillë kishte ardhur nëpërmjet bashkësisë ndërkombëtare, përkatësisht nëpërmjet ndërmjetësuesve për Bosnjën: Owen – Stoltenberg.

Në anën tjetër, po në vitin 1993, shefi i opozitës serbe, Milan Paniq kishte ardhur në Prishtinë dhe i kishte propozuar statusin e Republikës për Kosovën në kuadër të asaj që quhej RFJ, nëse do të nxiste shqiptarët e Kosovës të merrnin pjesë në zgjedhjet serbe të asaj kohe. Mirëpo, presidenti Rugova përsëri kishte refuzuar, pasi që ai kishte një mandat: shtetin e pavarur të Kosovës si zgjidhje kompromisi e jo si bazë për kompromise të tjera. Në anën tjetër, kur opozita serbe në krye me Vuk Drashkoviqin nisi protestat kundër Milosheviqit në Serbi, pati ide dhe zëra si ai i Demaçit, që edhe shqiptarët të bëheshin pjesë e opozitës serbe dhe të përmbysnin regjimin e Milosheviqit. Edhe me këtë rast, presidenti Rugova ishte ai që në mënyrë kategorike tha jo, pasi që Kosova më 1991 kishte shpallë pavarësinë dhe zhvillimet në Serbi ishin zhvillime të brendshme të një shteti tjetër dhe shqiptarët nuk kanë pse bëhen pjesë e opozitës serbe.

Me fjalë të tjera, të gjitha angazhimet politike, institucionale dhe kombëtare të presidentit Rugova kanë qenë jo për autonomi, por për pavarësi si zgjidhje kompromisi, e jo si bazë për kompromise të tjera. Se çka do të thotë kjo, e ka thënë presidenti Rugova gjatë dëshmisë së tij kundër Milosheviqit në Hagë, kur pyetjes së gjykatësit: “Duke marre parasysh këtë,a mund te na flitni për doc. e vitit `91?”, presidenti Rugova i është përgjigjur: “Po, doc quhet deklarata e tri opcioneve e përgatitur nga partitë shqiptare në Kosovë, Maqedoni dhe Mal te Zi, në rast se do të lëviznin kufijtë e brendshëm dhe të jashtëm shqiptarët të posedonin të drejtën e bashkimit kombëtar, pra të kemi edhe ne një shtet ne Ballkan.”.

Pra, pavarësia e Kosovës si zgjidhje kompromisi, ishte zgjidhje përderisa nuk do të kishte ndryshim të kufijve të brendshëm ,pra të ish-njësive federale, dhe kufij të jashtëm të tyre, por në rast se do kishte ndryshim të këtyre kufijve, atëherë shqiptarët do të kishin të drejtën për bashkim kombëtar. Pra, nga sa thashë deri tash, presidenti Rugova në asnjë rast nuk është angazhuar për autonomi të Kosovës. Krejt ndryshe është situata në krahun e Hashim Thaçit: Adem Demaçi hapur doli me projektin për “Ballkaninë” si projekt i hershëm sllavo-ortodoks ndërmjet dy luftërave botërore. Kurse Rexhep Qosja në janar të vitit 1999, haour do të deklaronte se ishin të gatshëm të pranonin të drejtën e serbëve të Kosovës për vetëvendosje, duke bërë të qartë se linja e Tiranës/ Kretës në krye me Hashim Thaçin, Rexhep Qosjen, Xhavit Halitin dhe të tjerët si këta, në Kosovë ishte për të rrënuar bazën institucionale të shtetit të Kosovës dhe të realizonte interesat e Beogradit në Kosovë, e që lidhen me ndarjen e Kosovës. Vetë linja e Tiranës/Kretës, që kishte dalë në skenën politike pas anarkisë së vitit 1997 në shtetin shqiptar, ku edhe e kishte një rol shumë të madh krahas shërbimeve sekrete kundër shqiptarë, dhe pas takimit të Nanos me Milosheviqin në Kretë të Greqisë, ku duket se ishin marrë vesh që për faktorizimin e kësaj linje në Kosovë edhe me ndihmën e metodave staliniste të eliminimit të kundërshtarëve të tyre, dhe me ndihmën e SHIK-ut të Fatos Klosit, si dhe me izolimin gjithnjë e më të madh të linjës institucionalit të presidentit Rugova. Pra, Hashim Thaçi dhe linja e Tiranës/Kretës, ishin në skenën e Kosovës për të rrënuar të gjitha të arriturat e Kosovës që nga viti 1990 e deri më 1998, në funksion të interesit madhor serb: ndarjen e Kosovës.

Kontributi kryesor i linjës së Tiranës/Kretës në krye me Hashim Thaçin ishte ndarja e Kosovës mbi baza etnike; futja e përçarjes brenda shqiptare dhe rrënimi i të gjitha të arriturave të shqiptarëve të Kosovës dhe në trojet shqiptare në ish-Jugosllavi. Paslufta, Hashim Thaçin e gjeti zëdhënës të interesave serbe, të cilat i deklaroi në një studio mediatike serbe, në B92, ku informoi opinionin se Beogradi do Mitrovicën për Preshevën. Në cilësinë e zëdhënësit të interesave serbe, Hashim Thaçi arriti që të vazhdojë prishjen e imazhit të shqiptarëve dhe të Kosovës, sa që tashmë serbët trajtoheshin si viktima, e jo shqiptarët që kishin përjetuar tmerrin dhe gjithë atë tragjedi. Në këtë mënyrë, jo që mund të ishte në rend të ditës prishja e enklavave, por forcimi i tyre i mëtutjeshëm.

Takimi i Hashim Thaçit me popin Artemije, si dhe i Bajram Rexhepit me Oliver Ivanoviqin, menjëherë pas luftës, ishte shenjë se enklavat dhe legalizimi i tyre ishte çështje kohe. Në pikëpamje të nivelit të kompetencave juridiko-kushtetuese, Kosova jo që ishte nën nivelin e autonomisë së vitit 1974, por mund të thuhet se ishte në nivelin e një pseudoautonomie të Kushtetutës së Serbisë pas heqjes së autonomisë së vitit 1974.

Kjo për faktin se përderisa me Kushtetutën e vitit 1974, Kosova kishte Kushtetutë, kurse pas luftës një Kornizë Kushtetuese ; përderisa me Kushtetutën e vitit 1974, Kosova kishte të gjitha organet që mund t’i kishte një shtet: Kryesinë dhe kryetarin, Qeverinë, Gjykatën Kushtetuese, Mbrojtjen Territoriale dhe strukturat e tjera shtetërore, pas luftës, dhe me Rezolutën 1244, Kosova nuk kishte as Gjykatë Kushtetuese, as Mbrojtje territoriale, kurse UÇK-në Hashimi e shndërroi në Mbrojtje civile. Me fjalë të tjera, në fakt, Rezoluta 1244 që erdhi si pasojë e angazhimeve të linjës së Tiranës/Kretës së Hahsim Thaçit, e që ishin angazhime kryekëput në funksion të interesave serbe në Kosovë, Kosovën vazhdonte ta trajtonte si pjesë të Serbisë, për ç’arsye në Kosovë ishin të zbatueshme të gjitha ligjet e Serbisë që konsideroheshin si jo diskriminues ndaj shqiptarëve. Një ndër ligjet serbe që vazhdonte të zbatohej në Kosovë ishte edhe ai për transformimin e ndërmarrjeve shoqërore në shoqëri aksionare, ku 51% ishin aksione të shtetit, pra të Serbisë, kurse 49% ishin të punëtorëve.

Dhe ky ligj ka pas bërë goxha probleme gjatë procesit të privatizimit në Kosovë. Në anën tjetër, pas luftës, UNMIK asnjë çështje të rëndësishme për Kosovën nuk mund ta realizonte pa pëlqimin e Beogradit. Është e njohur Marrëveshja Hakerup – Çoviq e 1 nëntorit 2001, e cila qeverinë serbe e ka bërë për rregullimin institucional të Kosovës. Në ndërkohë, një kontribut për interesat serbe, Hashim Thaçi e ka dhënë me deklaratën për moratoriumin për statusin e Kosovës, e cila ishte 100% sipas interesave serbe, pasi që vetë Beogradi do të dilte me një qëndrim për shtyrje të statusit të Kosovës për nja 20 vjet.

Në anën tjetër, ngjarjet e 17 dhe 18 marsit të vitit 2004, e të cilat zyrtarisht nuk u zbardhën kurrë, kurse për opinionin shumë të njohura si organizime të strukturave të lidhura me Hashim Thaçin, i dhanë një vulë të fortë ndarjes së Kosovës mbi baza etnike, por edhe për tjetërsimin e pasurisë kulturore, fetare dhe historike të shqiptarëve nga ana e Beogradit. Pasojë e drejtpërdrejtë e këtyre ngjarjeve të 17 dhe 18 marsit 2004, ishte Raporti i Kai Eide-s, të dërguarit të OKB-së për Kosovën, e 13 qershorit 2005 në të cilin, është trajtuar gjerësisht edhe çështja e institucioneve paralele serbe në Kosovë, që në fakt kanë qen edhe janë institucione të shtetit serb në Kosovë.

Zgjidhja e kësaj çështje është rekomanduar si zgjidhje që vjen gjatë procesit të bisedave për statusin. Dhe ashtu ndodhi: edhe çështja e pasurisë kulturore, fetare dhe historike, e edhe çështja e institucioneve serbe në Kosovë u bënë pjesë e Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës, të Marti Ahtisarit të 27 marsit 2007, si dhe pjesë e Kushtetutës së Republikës së Kosovës të 17 shkurtit të vitit 2008.

Po ashtu, çështja e interesave serbe në Kosovë ishte çështja kryesore që nxiti Asamblenë Parlamentare të OKB-së që me propozim të Beogradit të fillonin negociatat e reja me Prishtinën, si dhe u bënë bazë edhe të 6 Pikëshit të sekretarit të OKB-së Ban Ki Mun. Negociatat që filluan më 2011, kanë pasur vetëm një qëllim: realizimin nga ana e Hashim Thaçit të interesave serbe në Kosovë, përkatësisht legalizimin dhe konkretizimin e ndarjes së Kosovës. Gjatë tërë procesit të ri negociator, janë arritur marrëveshje konkrete që kanë çuar në formësimin juridiko-kushtetues të ndarjes së Kosovës, përkatësisht krijimin e një “Republika Srpska” në Kosovë.

Dhe në këtë funksion nuk është vetëm marrëveshja e 19 prillit për krijimin e Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë, e cila marrëveshje këtij asociociacioni i parashikon kompetenca shumë të gjera, por edhe marrëveshja për doganat; marrëveshja për fusnotën dhe të gjitha të tjerat, e deri te krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, e në të cilat ka heqë emërtimit juridiko-kushtetues Republikë. Materiali i dyte huazuar nga mediumet kosovare, autori.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"