Kurti dhe Osmani përballë komplotit të së keqës

Kurti dhe Osmani përballë komplotit të së keqës
Kurti dhe Osmani përballë komplotit të së keqës

Skender Kapiti

  • 25 March 2020 - 13:46

LVV, Kurti dhe Osmani  përballë kualicionit të së keqes LDK, PAN  dhe Presidentit. 

Mocion kundër qeverisë në kohën e krizës globale të koronavirusit është kulmi i poshtërsisë politike të LDK-së.Të bësh propagandë në fushatë elektorale  kundër PAN dhe sidomos kundër PDK-së e Presidentit  sa për të shfrytëzuar pakënaqësinë popullore që ishte akumuluar kundër tyre; të bësh propagandë  sa për mashtrim publik e sa  për të marrë vota, dhe më pastaj të bashkëpunosh me ta kundër verdiktit popullor dhe kundër  kualicionit qeverisës LVV-LDK, ku LDK është pjesë e tij, ky është kulmi i tradhëtisë publike, kulmi poshtërsisë dhe i amoralitetit politik që po tregon e vepron LDK-ja. 

LDK -ja rezulton kështu se ajo qënka e paparashikueshme, e papërgjegjshme, dhe ajo gjithcka e bën vetëm për interesa personale, inatesh, por mbi të gjitha LDK-ja po vertetohet se paska qenë organizatë e kalbur politike, organizatë  interesash e grupacionesh servilësh e të korruptuarish të cilët e kanë kapur dhe privatizuar atë. 

LDK rezulton se funksionon vetëm  si  një organizatë e padisiplinuar politikisht, organikisht, demokratikisht dhe e papërgjegjshme edhe kombetarisht. Ashtu sikurse është kalbur brënda vetes nga autokracia,korrupsioni dhe nga jodemokraciteti e papërgjegjshmëria brënda vetes, po atë stil pune e sjellje e tregojnë  si deputetet  ashtu edhe ministrat e saj në qeverisjen LVV-LDK të drejtuar nga Albin Kurti.

Këtë derexhe të LDK-së e kishte konstatuar me të drejtë me kohë edhe populli e votuesit në Kosovë, dhe prandaj LDK gjithnjë e më shumë vetëm sa erdhi dhe ra e humbi besimin popullor thellë e më thellë vazhdimisht që nga koha e pas Rugovës. Lidershipi i LDK-së  vetëm sa paska spekulluar për interesa personale, klanore, korrupsioni e pushteti. 

Ashtu sikurse edhe më parë edhe tani LDK po tregon se ajo si moral i paska mbetur gadishmëria për çdo aventurë e akrobaci politike ku elementët kryesorë të  lidershipit të  saj u shndërruan  në vegla e në paterica politike të ish pushtetit dhe të presidentit Thaçi, thjesht vetëm për të mbrojtur interesat politike e korruptive të një klani të ngushtë që ka kapur LDK-në. 

Pra nuk është e keqja e Kosovës vetëm Thaçi por është binomi Thaçi-Mustafa.Tani nuk ka as më të voglin dyshim se dyshja e zezë, Mustafa -Thaci, e paskan mbajtur peng Kosovën , demokracinë, drejtësinë dhe integrimin. Ata janë autorët e marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën përderisa shikoni që edhe sot kur ata të dy, por edhe të tjerët bashkë me ta, po shfrytëzojnë krizën e pandemisë së  koronavirusit për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Kurti dhe destabilizimin e Kosovës.

Rezultatin që arriti LDK në zgjedhjet e 6 Tetorit ishte falë asaj të cilën unë e kam deklaruar qysh gjatë fushatës elektorale, është fakti se LDK pati caktuar si kandidate për kryeministre znj. Vjosa Osmani, gjë e cila ngjalli besim dhe shpresë të antarësia, te simpatizanët e LDK-së dhe te votuesit në Kosovë se gjërat po ndryshojnë për nga më e mira dhe nga përmirësimi i LDK-së.Votuesit në Kosovë e votuan LDK-në sepse shpresuan te vizioni  i Vjosa Omanit dhe te brezi i ri i politikanëve të LDK-së dhe jo te Mustafa, Veliu e te dy e tre të tjerë të cilët së shpejti edhe do shkojnë fiasco dhe do të mbeten në kujtesë si relike e rrangalla politike së bashku me të tjerët si ata.Nëse votohet mocioni ky do të  ishte kundralegjitimitet parlamentar, pra grusht shteti për rrëzimin e qeverisë legjitime..

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"