Majmunët në Parlament

Majmunët në Parlament
Majmunët në Parlament

Ilir Muharremi

  • 01 April 2020 - 21:31

Disa shimpanze të ulura në Parlamentin Britanik në vendet e deputetëve pa kostume të shtrenjta me dhëmbë të krimbura njëjtë si disa politikanë tonë të cilët me vite kafshojnë gjahun e rradhës me ngjarje makabre të vjetra ku nuk mund ta zbulosh gjakun, por mund ta evidentosh kolerën që e kanë sjellur. Kjo pikturë është punuar nga artisti i famshëm Banksy, një artist rrugësh, aktivist politik, regjisor filmash, shumë i njohur tashmë, por ende anonim gjë që ngjall shumë kureshtje dhe mbështjetje në publik. Njëri nga shimpanzet qëndron pranë foltores për të prezantuar fjalimin politik dhe mban qëndrim serioz, fytyrë të pafajshme nuk është sikur politikanët të cilët rrëmbejn armën e gjahut për të qëlluar vëllëzërit e tyre. Këta majmunë vdesin për betejën trup me trup por këtu nuk kanë se si e gjejnë mënyrën t’i kundërvihen njëri tjetrit fizikisht, ata përdorin diplomacinë. Ja tek sodis njërin i cili është ngritur në këmbë ka marr fjalën pa lejen e kryeparlamentarit. Shimpanzet mbajnë një rend për hatër të hapësirës dhe ulseve dhe nuk i përdorin betejat halabake sikur këta politikanët tonë,e e më e keqja kur mbrëmjeve duhet t’i ngrysim me ato konflikte dhe sherret nëpër ekrane televizive.

Piktura është plot 4 metra e lartë duke u bërë kështu edhe piktura më e madhe e artistit anonim britanik. Vepra ka marrë vëmendje mjaft të madhe gjatë kohëve të fundit, për shkak të problemeve që po has parlamenti britanik me daljen nga Bashkimi Europian. Ekspertët thonë se kjo vepër ka një vlerë të jashtëzakonshme sot, jo vetëm në Britaninë e Madhe por në të gjithë botën për shkak të marrjes së frenave të pushtetit nga liderë të tipit Trump, Xhonson, Putin dhe të tjerë më të vegjël. Një prej demokracive më të vjetra në botë po kthehet pas në kohë drejt sjelljeve tribale të kafshëve, thonë kritikët e artit. Kafshët këtu në vepër zhyten brenda demokracisë së kufizuar, por edhe karshi tyre kryeparlamentari i ka lëshuar duart. Asnjëri në foltore nuk merr fjalimin sepse jeton në demokraci dhe mbretëri të lirë të kafshëve dhe njeriu çuditem pse përdorë objekt tallje majmunin derisa për majmunin njeriu është vet objekt tallje, por edhe për njeriun.Kafsha lakuriqe më e shëmtuar në planet është njeriu.

Sapo agon dita dhe zgjohemi në mëngjes, para se të pimë një got qumësht ne duhet të dimë se politikanët tonë a e ruajn miqësinë me Amerikën, apo e përkëdhelin Merklelin ose i servilen Erdoganit. Kosova në Parlament qan halle dhe zihet për Shengenin Ballkanik, ngjanë si një adoleshente që e falë virgjërinë. Jemi më primitiv se majmunët e Banskyt të cilët nuk e vuajnë virgjërinë. Vërtetë jetojmë në një primitivizëm, hendek kulturor dhe kjo më gërryen përbrenda dhe v më vije të ulërijë: “Mjaft më askush nuk meriton të na udhëheq”. E kush kënaqet me këtë? Serbia rri si spektatore derisa ne e shqyejm njëri tjetrin për karrige dhe pushtet të pamerituar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"