Lini kopallat politike, luftojeni COVID-19!!!

 Lini kopallat politike, luftojeni COVID-19!!!
 Lini kopallat politike, luftojeni COVID-19!!!

Mehdi Hyseni

  • 03 April 2020 - 11:38

*** Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres apelon se “Ajo që tani i duhet botës, është solidariteti. Me solidaritet ne mund ta mposhtim virusin dhe të ndërtojmë një botë më të mirë”.

*** Gjithshtu, edhe Papa Françesku thërret mbarë njerëzimin ( pa dallim  gjuhe, religjoni, besimi, race, kulture, civilizimi, të pasur dhe të varfër etj.)  dhe i lutet Zotit për  shpëtimin e gjithë njerëzimit në mbarë botën nga koronavirusi misterioz kinez-COVID-19, me këto fjalë të sinqerta të humanistit dhe të besimtarit të madh: “O ZOT MOS NA BRAKTIS NË MËSHIRËN E STUHISË” !

Këtë lutje të mshirësisë drejtuar Zotit për ta shpëtuar mbarë njerëzimin nga pandemia që po herr pamësirshëm gjithë popujt e rruzullit tokësor, Papa Françesku e bëri më 27 mars (ditë e premtë) të motmotit 2020 nga “Tremja  e Bazilikës së Shën Pjetrit, para sheshit bosh, në një ditë që do të mbetet në histori, Papa Françesku i kërkoi Zotit ta dëgjojë lutjen e gjithë burrave e grave, në këto kohë pandemie nga koronavirusi.”  (https://www.voal.ch/lutja-e-papes-per-fundin-e-pandemise-o-zot-mos-na-braktis-ne-meshiren-e-stuhise/0 ).     

Ia vlen për të nënvizuar se,  “pas   bekimit Urbi et Orbi”,  Papa Françesku, gjithashtu, vuri në dukje  gabimet dhe të metat  e bashkësisë së sotme njerëzore,  e cila në këto memonte të rënda fataliste, ende nuk ka përgjigjen adekuate reaguese dhe preventive  për zhdukjen e koronavirusit kinez-COVID-19, i cili, tanimë , në kuptimin global  ka arritur t’i infektojë  “962.977 njerëz; ka vrarë 49.180 sish. Ndërkaq, shifra e të shëruarve është 202,935”. (https://coronavirus.jhu.edu/map.html ).

Këto shifra statistikore janë të datës së sotme 2 prill 2020, deri në orën 11 paradite sipas  kohës amerikane.

-Papa Françesku apelon gjithë botën, si të pasurit, ashtu edhe të varfërit ( pa dallim feje e besimi), që të jenë të bashkuar, mirëbërës, solidarë, të ndershëm, humanë, bujarë, të ndjeshëm dhe zemërgjerë, duke ia shtrirë dorën njëri-tjetrit, duke e ndihmuar njëri-tjetrin pa kursyer asgjë për të shpëtuar nga kjo kataklizmë tragjike-pandemi që për çdo minutë po merr jetët e njerëzëve në mbarë botën, duke mos pyetur se kush janë viktimat, të pasur apo të varfër… etj.

Faleminderit Papa Françesko, për këtë  përkujdes dhe shqetësim të madh të Juaj njerëzor dhe human, plotësisht të justifikueshëm për shpëtimin e gjithë njerëzimit nga kjo kolerë misterioze shfarosëse!

Faleminderit Papa Françesko Ju jeni humanist, altruist i madh dhe besimtar i devotshëm i Zotit dhe i paqes së gjithë njerëzimit të këtij planeti.

 Të lumtë, Papa Françesko, ashtu është, topi se luan  vlerësimin e juaj se :“Nuk mund të jemi të shëndoshë në një botë të sëmurë”!

Edhe kjo kritikë vlerësuese e Papa Françeskut, drejtuar bashkësisë së sotme globale, është plotësisht e justifikueshme, objektive dhe  e parrëzueshme, se vërtet, në kohën e duhur: “Nuk jemi zgjuar përballë luftërave dhe padrejtësive planetare, nuk e kemi dëgjuar thirrjen e të varfërve e të planetit tonë të sëmurë rëndë. Kemi vazhduar të patrembur, duke menduar se do të mbeteshim gjithmonë të shëndoshë në një botë të sëmurë. Tani, ndërsa jemi në një det të trazuar të lutemi: “Zgjohu o Zot!” (https://gazetadielli.com/predku-i-plote-i-papes-ne-kohen-e-epidemise/) . 

1.

 Në favorin e kësaj kritike të qëndrueshme të Papa Françeskos, flasin edhe këto shifra marramendëse, që kanë pllakosur bashkësinë e sotme njerëzore të përbotshme : “Në vitin 2019, numri emigrantëve  në gjithë botën ishte 272 milionë (për dallim nga viti 2017, ku numri i emigrantëve ishte  më i vogël 258 milionë.), prej tyre: 48 % femra; rreth 38 milionë fëmijë ; të moshës për punë prej 20 deri në 64 vjet 164 milionë  sish.  Sipas shifrave statistikore, shprehur në përqindje:  31% e emigrantëve janë të vendosur në Azi; 30% në Evropë; 26% në Amerikë; 10%  në Afrikë dhe 3% në Oqeani.” (https://www.un.org/en/sections/issues-depth/migration/index.html )

2.                   

Sipas statistikës së Komisionerit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara (UNHCR): “Në vitin 2018,  numri i  refugjatëve, të kthyerit (të refuzuarit), i personave pa shtetësi () dhe i personave të zhvendosur,  u rrit 3.5%, gjatë një viti më parë, deri në 70.8 milionë njerëz. Më shumë se gjysma e refugjatëve në botë vinin nga tre vende: Siria (5.5 milionë), Afganistani (2.5 milionë), dhe Sudani i Jugut (2.3 milionë. “(https://www.actionagainsthunger.org/global-refugee-crisis-facts-definition-how ).  

3.          

Gjithashtu,  sipas të të dhënave statistikore  të   Organizatës së Kombeve të Bashskuara për Ushqimin dhe për Bujqësinë (FAO), sot  “ më shumë se 820 milionë njerëz në botë vuajnë dhe nuk kanë ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë.” (http://www.fao.org/state-of-food-security-nutrition/en/).

Detyrë mbi detyra e gjithë njerëzimit është lufta e përbashkët e zhdukjes së koronavirusit misterioz kinez !

Kjo, do të duhej të ishte kryetema për gjithë botën e kërcënuar nga koronavirusi kinez-COVID-19. Për këtë, do të duhej shkruar, debatuar, luftuar dhe vepruar të të gjithë  shkencëtarët dhe të gjitha elitat intelektuale politike e shtetërore botërore për të shpëtuar njerëzimin nga koronavirusi kinez vdekjeprurës, jo të spekulohet me  “shkarravinat” e  disa fukarenjve dhe injorantëve, të cilët me paditurinë , me johumanizmin , me shitjen dhe me servilizimin e tyre po mundohen t’i mashtrojnë dhe t’i “bindin” njerëzit  e varfër se, në vend të bukës dhe të ujit, duhet të ushqehen  dhe, të shuajnë etjen me ideologji propagandistike të ndryshme antihumane dhe antinjerëzore, që ta shkurtojnë jetën, ta  thajnë trurin, barkun, të shndërrojnë në lypësar dhe ta shuajnë jetën si koronavirusi kinez misterioz, që për çdo ditë po vret me qindra e mijëra njerëz anembanë globit tokësor.            

Pra, në këto çaste dramatike të kataklizmës së zhdukjes së njerëzimit nga koronavirusi kinez-19,  assesi nuk është prioritet e as mençuri, sepse nuk është momenti, të shkarrvitet, se  si dhe, sa shqiptarët, duhet të jenë “neoliberalë” me Serbinë… , e xhepura të tjera, kur  me miliona njerëz po vdesin për bukë, për ujë të pijshëm, bër ilaçe, për strehë dhe për ekzistencë të zhveshur.

-Nëse nuk ke bukë ( je barkthatë), nuk ke ujë, nuk  ke punë, nuk ke liri ekonomike, politike e kombëtare, nuk ke shtëpi (ku ta futësh kokën), nuk ke sigurim dhe mbrojtje shëndetësore, nuk ke asnjë dollar në xhep, as në shtëpi, domethënë je fukara sui generis, sado i mënçur të jesh, nuk mund të kapesh në lozën e kungullit  mashtrues globalist, sepse nuk njeh  ligje e as ligjshmëri e formula të ndryshme të solidarësisë, të barazisë dhe të mirëqenies së përgjithshme. Pra, të mos humbasim kohë kot në këto çështje, por të punojmë sa më shumë, ditë e natë, sa të mund të qëndrojmë dhe ta përballojmë luftën e përditshme për ekzistencë.

Prandaj, fukarenjtë shqiptarë nuk duhet të lodhen aq shumë, duke ia bajtur gajle globalizimit mashtrues…,etj., sepse ka kush të interesohet për vënien e tij në jetë.  –SË PARI, PRIORITET MBI PRIORITET  ËSHTË SHPËTIMI I NJERËZIMIT NGA KORONAVIRUSI-covid-019-VDEKJEPRURËS ! – Jo “kopallat” dhe  “rrumpallat”   politike dhe propagandistike të politikanëve dhe të vasalëve të tyre të falimentuar.

Pra, nuk është momenti i përfoljes dhe i shtrembërimit të teorive dhe të doktrinave politike etj., se në përmbajtjen e tyre nuk mund të gjendet përgjigjja për shërimin nga koronavirusi kinez dhe nga viruset e tjera endemike, që kanë pllakosur njerëzimin, sidomos në 3 dekadat e fundit (papunësia, sëmundjet e ndryshme, uria, fatkeqësitë elementare të natyrës, varfëria, ekzodi sistematik i refugjatëve dhe i migrantëve, zhvendosja me dhunë e miliona njerëzëve për shkak të konflikteve dhe të luftërave kokale dhe rajonale…etj.) .

Sa më sipër, për njerëzit normalë që kanë tru, zemër, shpirt e dhembje njerëzore, tani, në këto çaste, e   vështirë qenka  të përjetojnë vdekjen e qindra e mijëra njerëzëve për çdo minutë anembanë rruzullit tokësor.

–Ajo që të helmatisë trurin, zemrën dhe shpirtin, është groposja e  të vdekurve  pa varre, pa shenjë dhe pa përcjellje të fundit  lamtumirëse.

 –Qameti nuk ka brirë. Ky është qameti, t’i groposësh njerëzit si kafshët me eskavator etj., si rrjedhim i shkallës së rrezikshmërisë infektuese vdekjeprurëse nga koronavirusi kinez-19. 

Së fundi, edhe unë  me shpirt, me zemër  dhe me  besim të padundur, po i lutem të Madhit Zot të gjithëpushtetshëm dhe mëshirues, - O ZOT shpëtoje çdo qenie njerëzore në planetin tonë nga kjo kolerë vdekjeprurëse, që pa hile dhe, pa asnjë hak po herr njerëzimin    e pafajshëm.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"