Prof. Smaka: Pas Mocionit Kushtetuta përcakton vetëm fituesin e zgjedhjeve LVV të bëjë qeverinë e re , dështimi e çon vendin në zgjedhje të reja

Prof. Smaka: Pas Mocionit Kushtetuta përcakton vetëm fituesin e zgjedhjeve LVV të bëjë qeverinë e re , dështimi e çon vendin në zgjedhje të reja
Prof. Smaka: Pas Mocionit Kushtetuta përcakton vetëm fituesin e zgjedhjeve LVV të bëjë qeverinë e re , dështimi e çon vendin në zgjedhje të reja

Riza Smaka

  • 03 prill 2020 - 14:38

Shkruan: Prof.Dr. Riza Smaka

Çfarë do te ndodh pra , pas votimit “pro” të Mocionit për mosbesimin e Qeverisë ?

Aktualisht, në vendin tonë, nga momenti i miratimit të mocionit për mosbesimin e Qeverisë së administruar nga z. Albin Kurti, konform me nenin 100 paragrafin 6 të Kushtetutës së RK-së,ai institucion shtetëror konsiderohet Qeveri në Dorëheqje.

Emërtimi “ Qeveri në dorëheqje” , është formuluar me dispozitën e nenit 100 par. 6 të Kushtetutës së RK-së, në Shqip: “ Qeveri në Dorëheqje”, në Sërbisht :“ Vlada u ostavci” e në Anglisht: “ Government is considered dismised”)

Qeveria në Dorëheqje, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re , mundet dhe duhet t’i ushtrojë të gjitha funksionet e përcaktuara me dispozitat e neneve 93 dhe 94 të Kushtetutës ,nga se,me asnjë dispozitë kushtetuese as ligjore të bazuar në Kushtetutë nuk është përcaktuar ndryshe dhe, asnjë vend, pra, as vendi , nuk do të mund të imagjinohej as të lejohej pa institucionin shtetëror kryesor për ushtrimin autorizimeve të Ekzekutivit!

Shpërndarja fakultative e Kuvendit dhe , Ipso Facti, shpallja e zgjedhjeve të përgjithshme .

Me dispozitën e nenit 82 par. 2 të Kushtetutës së RK-së është përcaktuar se, pas votimit “pro” të mocionit për mosbesimin e Qeverisë, Kuvendi i RK-së m u n d të shpërndahet nga Presidenti i RK-së!

Pra , shpërndarjen e Kuvendit , fakultativisht , do të mund të bënte Presidenti i RK-së. Së andejmi, në këtë situatë juridike, Kuvendi , do të mund të shpërndahej, që do të thotë se, Presidenti i RK-së, sipas diskrecionit personal , do të mund të vendoste për apo kundër shpërndarjes së Kuvendit.
Presidenti , duke e shfrytëzuar të drejtën diskrecionale të stipuluar me nenin 82 par. 2 të Kushtetutës së RK-së, është përcaktuar për të mos e shpërndarë Kuvendin, por, për të aplikuar zgjedhjen e Qeverisë ( së re)!

Qeverisë (së re)

Në rastin kur, Kryeministri jep dorëheqje, apo, për ndonjë shkak tjetër (pra, edhe për shkak të miratimit të mocionit për mosbesim të Qeverisë) , Presidenti i RK-së, konform me nenin 95 paragrafin 5 të Kushtetutës së RK-së,në konsultim Lëvizjen Vetëvendosja (subjektin politik parlamentar fitimtar në zgjedhjet e përgjithëshme të parakohëshme ), mandaton kandidatin-en për zgjedhjen e Qeverisë. Me këtë dispozitë është përcaktuar vetëm një raundë për zgjedhjen e Qeverisë, për dallim nga dispozita e nenit 95 paragrafit 1-4 të Kushtetutës , sipas së cilës, pas zgjedhjeve , mund të aplikohen dy raunde për zgjedhjen e Qeverisë..!

Por në situatën tone aktuale të shkaktuar me votimin “ pro” të mocionit për mosbesimin e Qeverisë!?

Qeveria në Dorëheqje mund dhe duhet t’i ushtrojë të gjitha funksionet e ekzekutivit e veta deri në formimin e Qeverisë (së re ), ndaj, nuk ka vend as nevojë për formimin e Qeverisë Teknike!
Sikundër dihet , Lëvizja Vetëvendosja doli subjekti politik fitimtar në zgjedhjet e përgjithshme të jashtëzakonshme , për ‘ çshkak, rezulton të jetë vetmja e autorizuar për të propozuar kandidatin – en për formimin e Qeverisë (së re) , të cilin-en, Presidenti, duhet ta mandatojë për formimin dhe zgjedhjen e Qeverisë (së re)!

Qeveria teknike

Qeveria teknike , do të mund të formohej sikundër të gjitha subjektet politike parlamentare , në radhë të parë Levizja Vetëvendosja , si fitimtare e zgjedhjeve të përgjithshme , do të akordoheshin kensensualisht.

Përbërja e Qeverisë teknike do të duhej të përbëhej nga përfaqësues të subjekteve politike parlamentare , në përpjestim me numrin e mandateve në Kuvendin aktual. Kryeministri i Qeverisë teknike , për hir të legjitimitetit zgjedhor, do të duhej të ishte nga Lëvizja Vetëvendosja - subjekti politik fitimtar në zgjedhjet e përgjithshme të jashtëzakonshme . Anëtarët dhe anëtaret e Qeverisë teknike do të duhej të ishin profesionistë të konfirmuar të fushave për të cilët do të caktoheshin. Qeveria teknike , si ekzekutiv i përkohshëm, do të ushtronte funksionin e Ekzekutivit e, veçanërisht , do të duhej t’i bënte përgatitjet e mirëfillta dhe do t’i siguronte kërkesat për mbajtjen e zgjedhjeve të ligjshme të përgjithshme .

Konkludime

Pas votimit “ pro” të Mocionit të mosbesimit të Qeverisë së administruar nga z. Albin Kurti , e njëjta Qeveri , sipas dispozitës së nenit 100 par. 6 të Kushtetutës së RK-së, konsidero-het Qeveri në Dorëheqje.

Qeveria në Dorëheqje deri në zgjedhjen e Qeverisë pasuese mundet dhe duhet t’i ushtrojë të gjitha funksionet e Ekzekutivit të përcaktuara me dispozitat e neneve 93 dhe 94 të Kushtetutës së RK-së!

Presidenti i RK-së , konform me dispozitën e nenit 82 par. 2 të Kushtetutës , pas votimit “ pro “ të mocionit për mosbesimin e Qeverisë , është i autorizuar diskrecionalisht për të vendosur për apo kundër shpërndarjes së Kuvendit. Presidenti i RK-së , konform me dispozitën e nenit 82 par. 2 të Kushtetutës nuk është përcaktuar për shpërndarjen e Kuvendit të RK-së, as konform me disa precedente për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme të jashtëzakonëshme (të cilat nuk janë burime juridike ), por, për zgjedhjen e Qeverisë ( së re )!

Qeveria ( e re) , në situatën juridike aktuale , mund të formohet konform me dispozitën e nenit 95 par. 5 të Kushtetutës së RK-së ,ashtu qe , Presidenti , pas konsultimit me Lëvizjen Vetëvendosje ( nuk ka nevojë as vend që në këtë fazë të konsultojë subjekte politike parlamentare tjera) , duhet të mandatojë Kandidatin- en për formimin e Qeverisë.

Nëse do të dështonte formimi i Qeverisë ( së re) , pasi që me dispozitën e nenit 95 par. 5 të Kushtetutës është stipuluar vetëm një raundë për zgjedhjen e Qeverisë, Presidenti do të duhej t’i shpallte zgjedhjet e përgjithëshme të jashtëzakonshme!.

Poqëse, Presidenti i RK-së do të percaktohej për të vepruar konform me një opinion të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese përkatësisht konform me dispozitën e nenit 95 par. 1-4 të Kushteutës së RK-së, i njëjti, Kandidatin-en për mandatar-e të Qeverisë ( së re) nuk do të mund të bënte pa konsultimin ,fillimisht, me Lëvizjen Vetëvendosja e rrjedhimisht me subjekte politike parlamentare tjera!

Në rastin e dështimit të formimit të Qeverisë ( së re) edhe konform me dispozitën e nenit 95 par. 1-4 të Kushtetutës së RK-së si dhe me opinionin e mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti do të duhej t’i shpallte zgjedhjet e përgjithshëshme të jashtëzakonshme!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"