Çka na pret pas epidemisë ..?

Çka na pret pas epidemisë ..?
Çka na pret pas epidemisë ..?

Skender Mulliqi

  • 03 April 2020 - 15:39

E para e mirë ndoshta pas gjithe këtyre marifeteve  nga politikat mbrapshta, dhe nga epidemia  , që ka mundësi të tërheqë  vëmendjen , është  “pushimi” i  hajnive  .Garda e vjetër politike ,kan mbetur në “vakum”,  në këtë drejtim ,por mund të jetë kjo vëtem përkohësisht?!  Sa po të  kalon epidemia , këta që e rrëzuan qeverinë , do të vazhdojnë aty ku kan mbetur. Mos  i madhi  Zot, po jua prenë  rrugën këtyre “ujqërive “ të pangopshem  të politikës. Shumë do të kisha dëshiruar që këta mos ti shohim  në skenën politike, të cilan aq shumë e kan  ndotur.  Sigurisht së këtë dëshirë e kan shumica sot në Kosovë.E pa imagjinueshme sa  largë kan shkuar më veprime të tilla aq të liga! Krijuan mish mash politik , budallakina , poshtërsi dhe frikë … Epideminë e shfrytëzuan   në mënyrë të ulët, për qëllime meskine politike.Bënë   kalkulime  që kjo epidemi , ndoshta të ndikon  në të ardhmën e tyre politike?!  Këta nuk i besojnë askujtë dhe as që dëshirojnë më i besuar. Janë mësuar dhe jetojnë në prodhimin e krizave , së këto ju lënë përshtypje dhe ju lëverdisinë  .E pa dëshiruara e tyre e madhe  pas kalimit të kohës së koronavirusit,  është që mos  tju skadon  koha e  forcës politike. Shumë vështirë do të jetë që dikush nga politika, do të këtë ndikim dhe mundësi të tubon në sheshe  më mijëra  njerëz, sikur ka ndodhur  …Ndoshta përjashtim mund të bën, Albin Kurti ? Kjo për faktin së Karantina e bën të vetën , dhe  frika së virusi mund të na sillët aty  afër diku në ajër.

Kjo nuk don të thotë krejt së popullizmit  mund ti kalon koha. Kjo  mundet shumë të zbehët por jo edhe të zhduket, mund të ndryshon në formë.Supozim  i  imi. Kosova po vuan nga telashët e shumta, ka nevojë për korrektësi politike që qytetarëve  tu sjellë më në fund qetësinë  e përgjithshme  .Së a do të kemi realizime edhe praktike , apo do të mbesin më shumë teori na mbetet të shohim . Koha nuk pret.Sigurisht së edhe një rend  të  ri botëror do ta shohim  . Ata që  inkorporohen në situatën e re  , edhe  më shpejt do ti mbyllin plagët   nga lëngata e shekullit. Unë pyes , çfarë janë gjasat tona, dhe çfarë do të jetë gjindshmëria jonë ? Dhashtë  Zoti që mos të sillemi  si gjithmonë  deri më sot ,në rrethin vicioz…?!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"