Marrëveshja e Kumanovës në të bardh dhe në të zezë

Marrëveshja e Kumanovës në të bardh dhe në të zezë
Marrëveshja e Kumanovës në të bardh dhe në të zezë

Ragip Guraziu

  • 04 April 2020 - 11:23

Marrëveshja e Kumanovës (ose Marrëveshja ushtarako-teknike në Kumanovë) i dha fund dhunës serbe në Kosovë si një parakusht për ndaljen e bombardimeve të NATO-s mbi caqet strategjike serbe.Me këtë marrëveshje, Serbia detyrohej të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.Marrëveshjen e Kumanovës, ndërmjet NATOS dhe RFJ-së, e nënshkrua më 9 qershor 1999, hyri në fuqi më 11 qershor 1999. Atë e nënshkruan Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid. Ky ishte vajtim për ne jo liri e gëzim?! 

Ndër të tjera në Marrëveshje parashihej:

c) që nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat ajrore, garda kombëtare, policia kufitare, rezervistët, policia ushtarake, shërbimet informative, MUP-it, policia lokale, speciale, antirebeliste, antiterroriste dhe çdo grup i përcaktuar kështu nga KFOR-i.

d) u caktua një zonë sigurie ajrore 25 kilometra përtej kufirit të Kosovës, e ndërsa në pikën

e) u caktua një zonë 5 kilometrash përtej kufirit me RFJ-në që nuk guxonte të vendosen armatimet e rënda dhe ushtria, përveç ushtarët kufitarë.

Marrëveshja është arritur pas fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur për 78 ditë me radhë, si dhe pas përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, gjatë të cilës mbi 15 mijë njerëz janë vrarë ose zhdukur dhe mbi një milion janë zhvendosur. Shkatërrimet materiale po ashtu kanë qenë masive.

Rezoluta 1244 në fuqi,mashtrohen ata që nuk besojnë,por faktet po flasin ndryshe?!

A e mban mend dikush se kur ka qenë 9 qershor 1999, kur u nënshkruar kjo rezolut,që kanë kaluar 21 vjet nga kjo ngjarje,dhe jo rastesisht,Kasapi i Ballkanit siç po e quajn tani Sllobodan Millosheviqin,pat thënë;'' këtu fitoi Serbia dhe askush tjetër. Mocanik e mi por edhe ata 20 vite pas meje ju kujtohet se 78 ditë ju desh Natos bombardimet edhe në zemren e Serbisë të bombardojnë dhe jo ehe ta frigojnë Sllobodanin pasi,e gjithë kjo ishte me ''HILE'',nga ndërkombëtarët,në favor Serbisë dhe në dëmë të Kosovës.

Në rastse kemi parasyesh,lexo nën titullin lart,se a ishte dikush nga ne kosovarë?! Kush ishin ata që nënshkruan dhe nga cilat shtetet vinin?! Si ishte e mundur që ende pa u kthye qytetarët e Kosovës në shtëpit e kalurra dhe gjithçka e shkatrruar,KFOR-i Frances në Veri të Mitrovicë, e pse jo edhe në ate të Jugut?!

Mitrovicën e Veriut nuk po e don veq Serbia me Vuçiqin e Listën serbska,por Amerikanët ,Britanikët, Rusët Kinezët etj.

Pas 21 vjet të kësaj rezolute 1244 në Kumanova,që po quhet marrëveshja e Kumanovës,aty u shkelem ne me dy këmbët nga të gjithë, dhe ja ku jemi tani...

Komunat e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit, nga ora 18:00 e së premtes, janë futur në karantinë, për shkak të situatës së krijuar me koronavirus.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, i cili tha se vendimi është marrë nga shtabi i krizës.

Karantina do të thotë se asnjë qytetar nuk do të lejohet të dalë e as të hyjë në këto hapësira, tha Rakiq.

Ai tha se ndalesa nuk vlen për nevojat mjekësore, prodhimin dhe furnizimin me ushqime dhe barna.

Përjashtim bëjnë edhe ata që ofrojnë shërbime që lidhen me pandeminë e koronavirusit, tha Rakiq.

Në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan janë 16 persona të infektuar me koronavirus, ndërsa priten rezultatet edhe për rreth 120 të tjerë.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut, Zlatan Elek, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se të premten janë testuar persona me simptoma, personat që kanë pasur kontakte me të infektuar dhe stafi mjekësor. Ku ëshhtë shteti këtu,Serbia apo Kosova?!

Shi për këtë,britanikët reagojnë pas emërimit të Lajçakut, tregojnë pozicionin e tyre rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka reaguar pas emërimit të sllovakut Mirosllav Lajçak si ndërmjetësues i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi.

Nëpërmjet një deklarate, britanikët gjithashtu kanë treguar pozicionin e tyre rreth marrëveshjes mes dy vendeve.

“Britania e Madhe mirëpret emërimin e Mirosllav Lajçakut si përfaqësues i posaçëm i BE’së për dialogun Prishtinë-Beograd, dhe për çështjet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në deklaratën e ambasadës britanike, të publikuar në Faceboo

“Britania e Madhe prej kohësh mbështet dialogun e lehtësuar nga BE’ja si rrugë drejt arritjes së një marrëveshjeje të qëndrueshme të normalizimit ndemjet Kosovës dhe Serbisë, dhe drejt sigurimit të përparimit drejt anëtarësimit në BE”, thekson deklarata.

Britanikët kanë bërë të ditur se “vazhdojnë, si pjesë e një qasjeje të përbashkët ndërkombëtare, të mbështesin një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare, dhe ligjërisht të obligueshme, që respekton integritetin territorial, e cila është e pranueshme nga qytetarët e të dyja vendeve, dhe e cila do të sjellë të mira në planin afatgjatë për ta dhe për mbarë rajonin”. Një Shtet që vet është larguar nga BE-ja,aleat i fortë i yni,po ashtu edhe franqezet, edhe amerikanët,ndalngadal edhe gjermanet e kështu pe radh,Serbinë do e nxjerrin fituese,Kosovën shumë të dëmtuar me këtë pavarësi të cunguar dhe përgjithmonë Serbinë do e kemi mbi kokë.

Këtë ne qytetarët e Kosovës e kemi këtë bashkëshish nga politikanet tanë të sarallatur

Po ne jemi mësua me një politik,me nji qeveri,me institucionet tona politike,e ma analistët,sidomos mediumeve elektronike duke u sarallatur para kamerave me fjalor fëmijsh ,më shumë grushta e sharje se zgjidhje të problemeve. Të gjitha këto politika që nga përfundimi i luftës së UÇK-së,e sidomos pas shpalljes së pavarësisë,ishin si qorbat pa krip.

Kështu që ndarje  të territoreve do kemi me Serbinë,siç patëm me Malin e Zi dhe me Maqedonin e Veriut

Shkrim i huazuar por mos le pa lexuar se ja vlen

Daniel Server: Rezoluta 1244 nuk është problem

Daniel Server: UNMIK-u nuk është në gjendje të bllokojë asgjë, UNMIK-u ka pak njerëz në Kosovë, që kryejnë punën e një sekretarie.

Daniel Server Analyst Kosovo (Bekim Shehu)

DW: Prof. Server, ju sapo organizuat në qendrën tuaj një diskutim lidhur me pyetjen a do të hyjë Kosova në Bashkimin Evropian. Si mendoni ju, si mund të kryhet kjo kur në Kosovë ekzistojnë ende misione ndërkombëtare? Ne e dimë që EULEX-i do t'i japë fund misionit, por UNMIK-u mund të bllokojë.

Daniel Server: UNMIK-u nuk është në gjendje të bllokojë asgjë. UNMIK-u ka pak njerëz aty që kryejnë punën e një sekretarie.

DW: Por rezoluta 1244 është problemi, sepse pa ndryshuar rezolutën nuk mund të kryhen ndryshimet e dëshirueshme në Kosovë.

Daniel Server: As 1244 nuk është problem. Sepse 1244 thotë qartë se duhet marrë vendimi për statusin përfundimtar. SHBA dhe pjesa më e madhe e evropianëve dhe më shumë se njëqind shtete të tjera kanë marrë vendimin për statusin përfundimtar. Sipas mendimit tim, pengesa e vetme është mosnjohja e Kosovës nga pesë vende anëtare të BE-së dhe vetoja e Rusisë në Këshillin e Sigurimit.

DW: Po vetoja e Kinës?

Daniel Server: Po, nuk e di nëse Kina do ta përdorte veton e vet, nëse këtë nuk do e bënte Rusia.

DW: A ju kujtohet që Kina krijoi po ashtu probleme gjatë kohës së bombardimeve më 1999?

Daniel Server: Po, por nuk besoj se Kina do të krijojë probleme. Pengesa e vetme është Rusia. Pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën nuk përbëjnë pengesë të vërtetë, sepse bashkëpunimi i tyre ka qenë pjesë e procesit të afrimit të Kosovës me BE. Ato nuk bllokojnë. Nuk është për shembull si në rastin e Greqisë që ka bllokuar Maqedoninë. Asnjë nga pesë vendet nuk e ka bllokuar Kosovën në BE. Ato të gjitha bashkëpunojnë me Prishtinën, kanë përfaqësues të lartë në Prishtinë, për shembull Greqia ka një ambasador aty. Dhe ministrja e Kosovës për integrimin Evropian sapo tha se këto pesë vende nuk do të ngadalësojnë procesin e integrimit të Kosovës në BE. Pra pengesa e vërtetë është Rusia. Dhe çelësi për të bindur Rusinë është Serbia. Serbisë i është thënë në mënyrë të përsëritur, se nuk do pranohet në BE nëse nuk rregullon statusin përfundimtar të Kosovës.

USA John Hopkins School - Kosovo Debatte (DW/A. Cama)

Daniel Server, profesor për menaxhim konfliktesh në Qendrën për marrëdhëniet Ndëratlantike të Universitetit John Hopkins në Uashington organizoi së fundi një diskutim për Kosovën.

Strategjia e BE-së për zgjerimin e publikuar në shkurt përmban si klauzolë se Serbia duhet të bjerë dakord të nënshkruajë juridikisht një marrëveshje të detyrueshme, që rregullon statusin e Kosovës. BE është duke i thënë Serbisë, më mirë ta zgjidhësh tani këtë çështje se sa vonë, sepse nëse nuk e bëni këtë atëherë ne do ju bllokojmë rrugën për në BE. Kjo është një gjë për të cilën Vuçiç thotë, se nuk i është kështu. Kjo nuk është e vërtetë. Unë kam folur me njerëz që ia kanë thënë atij këtë gjë. Meqenëse ai nuk e pranon, tani po i thuhet publikisht. Probemi ekziston, sepse edhe nëse Serbia i thotë Rusisë "ne nuk kemi asnjë kundërshtim, ne do e zgjidhim këtë çështje”, unë nuk jam i sigurt se Rusia do pranojë. Pra, e përsëris pengesa e vërtetë është Rusia, jo UNMIK, jo 1244, etj.

DW: Rusinë e njohim për qëndrimin që mban. Si është puna e Turqisë aktualisht? Çfarë janë duke kërkuar ata në Kosovë?

Daniel Server: Unë gjithnjë kam pas thënë gjithnjë se nuk kam takuar asnjë kosovar që të ketë shkuar në xhami. Tani takova Muftiun, kështu që nuk e them dot më këtë. Sigurisht që ka ndikim mysliman në Kosovë, dhe mes tyre ka njerëz radikalë. Por qeveria po merret me ta dhe e ka situatën nën kontroll. A do kenë gjithnjë sukses? Jo, por ata janë duke u marrë me këtë punë. Unë nuk shoh ndonjë problem këtu. Për mua problemet më të mëdha janë korrupsioni, sundimi i ligjit.

DW: Ekzistojnë ndryshime në mënyrën se si e shikon BE-ja Kosovën dhe se si e shikon SHBA?

Daniel Server: Ata kanë të njëjtin qëllim në Kosovë dhe këtë e kanë bërë të ditur: Anëtarësinë në NATO dhe në BE. Bashkimi Evropian ka ngecur me punën e konsensusit për njohjen e Kosovës. Që do të thotë se BE ka vështirësi të veprojë vrik. Bashkimi Evropian nuk është një qeveri e vetme, kështu që ka probleme në koordinimin e brendshëm. BE ka influencë shumë të madhe në Kosovë. Kur BE dhe SHBA ushtrojnë presion në një drejtim të caktuar atëherë gjërat ndodhin. Kur fillon BE dhe SHBA të kenë këndvështrime të ndryshme, atëherë nuk funksionojnë mirë gjërat. Por, në Kosovë ka shumë rrallë diferenca midis BE dhe SHBA. Amerika do që Kosova të përgatitet për t'u futur në BE. Amerika luan një rol më të madh kur bëhet fjalë për forcat e armatosura të Kosovës, anëtarësinë në NATO. Por këtu nuk kemi të bëjmë me diferenca, por me ndarjen e punëve.

DW: A prisni të ketë ndryshime në politikën amerikane për Kosovën?

Daniel Server: Unë nuk pres ndryshime. Por nuk mund të jemi kurrë të sigurt.

Daniel Server është profesor për menaxhim konfliktesh në Qendrën për Marrëdhëniet Ndëratlantike të Universitetit John Hopkins në Uashington.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"