A po na vjen në pyetje shtetësia e Kosovës?

A po na vjen në pyetje shtetësia e Kosovës?
A po na vjen në pyetje shtetësia e Kosovës?

Skender Mulliqi

  • 14 April 2020 - 06:59

 Shqiptarët përseri po jetojnë  më saga  kuislinge , si diqka  shumë te pa kuptueshme ?!Pushtetet çfarë i patëm më shumë  morën vendime  të jashtë ligjshme.Morën vendime  mbi bazat e diktaturës dehumanizuese.Kosova jo vëtem tash por që krejtë pas luftën, po jeton  në   gjendjën e pashpallur të jashtezakonshme?!Nese papritmas u ndeshëm më epideminë si mbarë bota, pa pritmas edhe na erdhën të keqijat varg , nga njerëzit, të cilët u ‘infektuan” dhe u fiksuan vëtem pas pasurisë së paligjshme  …!

Klasa e burxhujëve politikë  proceset nuk i dërguan përpara, por po i kthejnë mbrapa. Dhe, kjo po don më na kushtu edhe më sovranitët dhe më shtetësi të Kosovës?! Ka shumë kohë që miqët tanë për shkak të këtyre veprimeve hazardeske, të cilat nuk e kan asnjë lidhje më shtëtndërtim dhe mirëqenje,  e as me demokraci po na kthejnë shpinën. Tërheqja e njohjeve, mos liberalizimi I vizave , mos inkuadrimi në strukturat relavante ndërkombëtare, janë vepër e këtyre analfabetëve potencialë politikë. A pa tru dhe mendje  të ndritura nuk mbahët  shteti?! Edhe pavarësinë çfarë e kemi mbi  Pakon e Mati Ahtisarit,  ka filluar të na rrezikohet seriozisht. Dështuan në politikat e jashtme dhe  në politikat e mbredshme ,  e këto dështime ,po dëshirojnë tia faturojnë ,Albin Kurtit , që kurrë  deri këto 50 ditët e fundit nuk e kishte pushtetin! Këtyre marifeteve ju ka dalë boja .

E kan pru  situatën , që ngadalë ti humbim miqët tanë evropianë dhe amerikanë , të cilët shumë na kan ndihmuar që të jemi të lirë. Po, si po e akuzoni dike si antiamerikan dhe marrëzira  tjera? Amerika dhe Evropa nuk i dëshirojnë njerëzit që abuzojnë , dhe  rrënojnë çdo vlerë demokratike në Kosovë. Me veprimet e juaja e keni pru në pikëpyetje të madhe edhe pavarësinë . Dhe, për të gjitha këto, dhe kthimin e mundshëm në rezolutën famoze,1244 ende të pa anuluar, e paska  fajet, kryeministri në dorëheqje, Albin  Kurti! Këto broqkulla dhe ajo  e radhës më shkarkim të qeverisë, në kohë pandemie, nuk ju shiten as të fëmijët! Bota demokratike ju qiti para sprovave të shtetndërtimit, por ju  dështuat ?!Dhe, po gjeni fajtor kujdestar diku tjetër!  

Pushtetarë të tillë dhe kuvendarë  kopukë , jo të gjithë natyrisht , zor së gjenë dhe sheh , veq në ndonjë vend të Afrikës! Ju nuk keni mundësi të përgjigjeni në asnjë pyetje. Pse? Sepse  e keni  dhierë punën  më ka krejtë si orlatë në plepa! Nuk dini çka është e vërtata, së jeni mësuar të fabrikoni rrena  para qytetarëve. Po i frikësoheni shumë të vërtetës, dhe për atë jeni duke levizur çdo gurë, për ta kthyer pushtetin e humbur! Sado që po mundohemi tia mbyllni rrugën realitetit dhe të vërtetës, nuk do keni  mundësi shumë  gjatë .Kundër jush është realiteti , së njerëzit kan sy më pa , dhe kan  vesh më ndëgjuar…?!    

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"