Ja pse Albin Kurtit i është rritur mbështetja dhe përkrahja publike

Ja pse Albin  Kurtit  i është rritur mbështetja dhe përkrahja publike
Ja pse Albin  Kurtit  i është rritur mbështetja dhe përkrahja publike

Skender Kapiti

  • 17 April 2020 - 12:07

Mocioni i LDK-së dhe puci anti-Kurti që rrëzuan qeverinë e tij  tregoi se sa e korruptuar, antipublike dhe regresive është politika e vjetër në Kosovë. Por me Kurtin dhe në mbështetje të tij , të mirëqeverisjes së përgjegjshme të tij janë shumica e shqiptarëve, dhe jo vetëm ata por edhe intelektualë, politikanë, kryeminista e qeveritarë shtetesh  e madje edhe shkenctarë botërorë.

Ajo tjetra që vihet re është edhe heshtja dhe indiferentizmi djallëzor i politikës së Tiranës si nga opozita ashtu edhe nga pushteti  për rastin e krizës politike që ndërmori politika e vjetër e Kosovës kundër Albin Kurtit por edhe Vjosa Osmanit. Kjo sepse as politikës së elitës politike të Tiranës nuk i pëlqen suksesi i politikës së re të Kosovës, nuk i pëlqen atyre as Albini kryeministër dhe as Vjosa Osmani kryeparlamentare, pasi edhe politika e vjetër e Tiranë është konsumuar dhe ka dalë boje ku në shumë raste prej saj Shqipërisë i kanë ardhur trauma, fatkeqësi, korrupsion dhe paqëndrueshmëri politike.

1-Një grup prej më shumë se 37 intelektualësh e akademikësh nga e gjithë bota kanë shkruar një letër mbështetjeje për kryeministrin në detyrë Albin Kurtin si dhe punën që po e bën Qeveria e tij për parandalimin e pandemisë së coronavirusit.Situata në Republikën e Kosovës me pandeminë është nën kontroll dhe e menaxhueshme.

Kosova është një nga vendet që ka ndërmarrë masa të hershme në luftimin e përhapjes së virusit dhe gjithashtu duke shpallur një gjendje emergjente mjekësore.

Qeveria jo vetëm që është plotësisht përgjegjëse për aftësitë dhe kapacitetet e saj për të siguruar shëndet dhe siguri, por i ka vendosur ato me sukses që asnjë masë e emergjencës nuk është bërë ende e nevojshme.

Përkundër kësaj, për shkak se Kosova është një nga vendet më të varfra në Europë, ajo ende ka nevojë për solidaritet ndërkombëtar dhe mbështetje për të përballuar COVID-19.

Me këtë letër ne, intelektualët dhe akademikët e nënshkruar më poshtë, shprehim solidaritetin me Qeverinë në detyrë të Albin Kurtit në këto periudha të vështira për të, popullin e Kosovës dhe kundër pranisë së përhapur të korrupsionit në politik

2-Përmes një postimi në Tëitter fizikani amerikan
Yaneer Bar-Yam që studion sfidat sociale përfshirë pandemitë, që ka ndihmuar edhe Kosovën në luftën kundër koronavirusin ka lavdëruar udhëheqësit qeveritarë për masat që kanë ndërmarrë, të cilat i quajti si të duhurat

“Kosova është duke ndërmarrë veprime në nivelin komunal me masa “të tepruara” në mënyrë të duhur për të ndaluar shpërthimin e koronavirusit dhe të kthehet shpejt në normalitet, siç kemi rekomanduar. Bravo! Ata janë liderë! Jam i nderuar t’i ndihmoj”

3- BE-ja e përgëzon Qeverinë e Kosovës për masat e ndëmarra kundër koronavirusit

–Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova ka thënë se BE-ja do t’i ndihmojë Kosovës për të kaluar atë që e ka cilësuar si periudhë të vështirë, pas përhapjes së koronavirusit.

Përmes një postimi në rrjetin social, Tëitter, Apostolova, ka thënë se ka zhvilluar bisedë telefonike me ministrin e Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia.

Zonja Apostolova e ka përgëzuar ministrin Vitia dhe Qeverinë Kurti për masat që kanë ndëmarrë deri më tani për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

 Albin Kurti ka mbështetjen e madhe gjithshqiptare si qeverisja më e mirë e këtyre 20 viteve në Kosovë në betejën për ngritjen dhe vënien në funksionim të shtetit ligjor, demokratik dhe publik kundër krimit, korrupsionit, vjedhjes dhe antiligjit. Qeveria Kurti si qeveri më se e përgjegjshme ka mbështetjen jo vetëm të shqiptarëve por edhe atë ndërkombëtare edhe për masat e marra për luftën kundër pandemisë së koronavirusit, për të cilat nuk pajtohet dhe nuk është “dakord”politika e vjetër  e korruptuar dhe dështake në Kosovë, e cila montoi dhe fabrikoi një mocion mosbesimi që rrëzuan qeverinë Kurti.

 Liritë dhe të drejtat universale të njeriut perfshijnë të drejtën për jetën , që është drejta më e madhe dhe kryesore e themelore, e drejta për lirinë dhe sigurinë e personit, trajtimi i barabartë , e drejta e lëvizjes së lirë etj.

Në kohë pandemie sic ndodhet Bota sot, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit është edhe kufizimi i lëvizjes së lirë të cilën si masë e kanë marrë të gjitha qeveritë e shteteve të Botës që kërcënohen nga pandemia.

Masa të tilla kanë marrë edhe qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, masa të cilat janë mëse  të justifikuara dhe të domosdoshme e aq më tepër kur këto masa janë marrë edhe më të ashpra nga superfuqitë dhe supershtetet   e Botës. Të kufizohet përkohësisht lëvizja e lirë për të siguruar dhe për mbrojtur jetën dhe integritetin fizik të qytetarëve është masë humane , morale dhe ligjore.

Vendimi i qeverisë Kurti për kufizimin e levizjes së lirë në kohën e duhur deri sa të kalojë rreziku i pandemisë është  një masë e kërkuar  dhe e justifikuar moralisht dhe ligjërisht për mbrojtjen e jetës, pavarësisht se kjo  mund të bjerë ndesh, për shembull edhe me te drejtën e lvizjes së lirë dhe me vlerat e përfitimeve. 

Por kjo, ky kufizim  i lirive të rëndësishme  mbetet një përjashtim  i izoluar në kohë të jashtzakonshme kërcënuese për jetën njerzore si rasti i krizës së koronavirusit, kjo pasi si masë qeveritare  në vetvete është dhe përbën mbrojtjen e të  drejtës themelore  te   jetës dhe integritetit fiziIk. Prandaj dhe si e tillë, sot Kurtit dhe qeverisjes së tij i është rritur shumë përkrahja dhe mbështetja publike e kombëtare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"