Ku mbeti dialogu dhe marrëveshja përfundimtare me Serbinë

Ku mbeti dialogu dhe marrëveshja përfundimtare me Serbinë
Ku mbeti dialogu dhe marrëveshja përfundimtare me Serbinë

Dr. Hysni Aliu

  • 19 April 2020 - 19:23

Ramja e Qeverise Kurti, ka shkaktuar një hendek te madh politik dhe të sigurisë, i cili hendek po e kërcënon rëndë shtetësinë e Kosovës.

Nuk ka asnjë dyshime se ata qe e rrezuan këtë qeveri, vendor e ndërkombëtare, me vetëdije apo pa vetëdije, kanë bërë një veprim anti shqiptare dhe kundër sigurisë në Kosovë e më gjerë.

SHBA , duke përkrahur rrëzimin e qeverise kurti dhe duke mbajt anën e atyre qe vet i quajti kriminele e te korruptuar, jo qe si ka ndihmuar zgjidhje se qeshjes me Serbinë, pore e ka bere atë zgjidhje edhe me te largët, ndërsa ne memorien e Kosovës, do te len vrage te veprimit kundër vullnetit te shumicës se qytetareve te Kosovës.

Dikure, fjalet qe vinin nga SHBA ose nga ambasadori i tyre ne Kosove(per te cilin kam respekt te madh), merreshin nga populli si nje gje qe eshte e shenjet dhe per popullin ishte nje urdher, pore tani, nuk besoj qe është ashtu. Ky imazh, fatkeqësisht eshte dëmtuar, dhe don kohe dhe vepra per tu korrigjuar ne te ardhmen.

Miku, asnjëherë s’te mbështete per muri, ashtu siç beri SHBA me qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Kurti. Ndoshta, pervoja e tyre, me te pa dinjitetshmit, ne te kaluarën, ka bere qe te besojnë qe secili kryeministër qe vjen ne pushtet ne Kosove, per nje karrige te veten, do jet lojal deri ne extrem, dhe do pranoj gjera deri ne poshtërim total. Natyrisht qe nuk ju doli ashtu, dhe nje njeri i vetem por qe e ka 80% % te popullit mbrapa, i tha jo nje nënshtrimi dhe poshtërimi te shtetit te vet, te popullit te vet dhe gjithë atyre viktimave te luftes ne raport me Serbinë.

Nuk e di, a ishin naive apo egoist ata qe e ben kete, pore e di qe veprimet e fundit nuk e kan goditur cakun as per se afermi, perkundrazi e kan shtuar antagonizmin deri ne extrem. Keto veprime, nuk i ngjajn SHBAve te cilen jemi mesuar ta shofim dhe e njofim.

Nuk i ngjajn nje vendi qe ne me arsye e quajm NENE.

Kosoves, po i kanoset rreziku i nje situate si ne 1997 ne Shqiperi. Duhet te jeshe budalla, per te mos e verejtur kete. Po e them kete, duke u bazuar ne urrejtjen patologjike ndaj kesaj qeverie, qe po e shprehin ata qe deri tani ishin ne pushtet, vetem e vetem spse kjo qeveri po punon per popullin e jo per kriminelet. Thote nje fjale popullore, ” ruana Zot nga budallenjet dhe nga ata qe jan mbush haram” .

E kaluara ka treguar qe vullneti i popullit, mund te shtypet, pore kurr nuk mund te mposhtet. Ai eshte sikur shpirti i njeriut, qe eshte i pa kapshem, i pa dukshem dhe jeton pergjithmone, ne qdo vend dhe ne qdo kohe. Te punosh kunder vullnetit te popullit, do te thote te punosh kunder vetevetes dhe kunder te mires, si rrjedhoje gjithmone do te dalesh humbes.

Pasiqe e bene gjith ate zhurem dhe presion per te hequr tarifen, ne menyre qe dialogu me Serbine te fillon, madje edhe duke shpallur ultimatume si ne kohe lufte, tani quditerishte qdo gje u hesht, nuk po flitet ma per dialogun, as per marveshjen perfundimtare me Serbine, sikur po jetojm ne nje bote tjeter.

Ku eshte tani dialogu, ku eshte marveshja aq shume e perfolur, apo gjithqka ka qene vetem nje shkak i shpifur per te mundesuar rrezimin e kesaje qeverie. Te gjithe ju kan hudhur kesaj qeverie ne qafe, sikur mizat ne zheg, duke kritikuar e etiketuar per qdo veprim qe ben, po, pikerisht ata qe darkonin me Radojqiqn ne veri e me Vuqiqin ne Bruksel e Rome.

Ate bote, ketyre qe paten force, ta mbeshtetin, nje kryeminister per muri, pore qe nuk e nenshtruan dot, nuk ju mjaftonte qe tarifa te hiqej me 1 prill, pore donin qe ajo te behej deri ne nje te premte, sepse ashtu donin ata qe dhan ultimatumin. Ata, nuk lejonin as minimumin e reciprocitetit, sepse do ua prishnin qeifin Serbise dhe si rrjedhoje do ishte pengese per marveshjen me Serbine.

A thua, a kan menduar keta njerez qe nese Serbia do te kish interes per te ber marveshje perfundimtare me Kosove, do ta shmangete ate marrveshje per shkak te nje tarife, une nuk besoj. Le te besojne ata qe po marrin vendime impulsive , qe me se pakti i ngjajn udheheqesve largepames dhe qe duan te mbesin ne histori per te mire.

Po e perfundoj me thenjen, ” nje budalla e hedhe nje guri ne uje, e njemije te menqur nuk munden ta nxjerrin” . Kjo eshte bota ne te cilen po jetojme sot.

Une i bej thirrje popullit, qe te perdore mendjen e jo ndjenjat, ne kete kohe kaq te veshtire per vendin tone. Ne duhet te besojme ne SHBA te, perkunder gabimit qe ben ne kete kohe pandemie. Ata jane miqet tone, dhe do ti kthehen vetevetes dhe veprimeve qe ju ngjajn atyre.

Ne duhet te besojme, qe ardhmeria e jone, ndertohet me njerez te pa korruptuar, largepames dhe vizionare. Ashtu kan besuar kombet e medha dhe kan pasur te drejte, dhe e njejta vlene edhe per ne.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"