Për përfillje të përkushtuar të Kushtetutës !

Për përfillje të përkushtuar të Kushtetutës !
Për përfillje të përkushtuar të Kushtetutës !

Riza Smaka

  • 23 April 2020 - 14:23

Pas  votimit   “ për” të mocionit për mosbesimin e Qeverisë së Kosovës  të adminnistruar nga z. Kurti, sipas nenit 100 par. 6 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Qeveria në fjalë quhet:

në  shqip :“ ...   Qeveri në dorëheqje..”,

në anglisht :”... The Government is considered  dismised...”

në sërbisht : “...Vlada u ostavci...”!

Fjala “ ...në  dorëheqje...”, “ ...is dismised..” ,  “..u ostavci..”, në asnjërën gjuhë të  sipërthënë, nuk përkon me institutin juridik  të votimit për të mocionit të mosbesimit të qeverisë  ,nga se, në rast të tillë, ekzekutivi , paraprakisht nuk ofron   dorëheqje , e cila, do të ishte miratuar nga Kuvendi.

Ndaj,  fjala “ në  dorëheqje “ do të duhej të  riformulohej :“ në detyrë” përkatësisht “ Qeveri në  detyrë”.

Sipas  dispozitës së nenit 82 të Kushtetutës së Republikës  së Kosovës, Kuvendi i Republikës së Kosovës, mund të shpërndahet në katër  raste, në tri raste obligativisht e në një fakultativisht:

Në rastin e parë ,Kuvendi ,Ius Imperativum , shpërndahet nëse brënda 60 ditësh  nga dita e caktimit të mandatarit nga Presidenti i Kosovës nuk mund të formohej Qeveria,

Në  rastin e dytë,  nëse për shpërndarje të Kuvendit do të votonte sëpakut 2- 3 e të  gjithë deputetëve ,

Në rastin e tretë, nëse  brënda afatit prej gjashtëdhjetë ditësh, nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes , nuk do të zgjedhej Presidenti i Republikës së Kosovës si dhe,në rastin e katërt, qe i referohet situatës  politike aktuale, Kuvendi , Ius Dispositivum,  do të m u n d të shpërndahej  nga Presidenti i Kosovës pas votimit të sukseshëm  të Qeverisë!

Sëandejmi, përderisa në tri rastet e sipërthëna , të  përcaktuara me dispozitën e nenit 82 par. 1 alinesë 1, 2 dhe 3 të Kushtetutës, Kuvendi  i Republikës së Kosovës ,do të shpërndahej Ius Imperativum , në rastin e katërtë të përcaktuar me dispozitën e nenit 82  paragrafin 2 të Kushteutës, Kuvendi i Republikës së Kosovës ,Ius Dispositivum, Kuvendi do të mund të shpërndahej por edhe do të mund të  mos shpërndahej , varësisht nga vlerësimi diskrecional i Presidentit të Kosovës.

Sikundër të  përcaktohej për shpërbërjen e  Kuvendit , Presidenti Ipso Iure, do t’i shpallte zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme.

E drejta diskrecionale e tillë ,   implicite , i është dhënë Presidentit për të aplikuar   shpërndarjen e Kuvendit ,varësisht nga rrethanat socio- ekonomike, politike , shëndetësore , klimatike ( vjeshta e vonë, dimri, pranvera e hershme) ,afati  i shkurtër për mbajtjen e zgjedhjeve  të përgjithshme të jashtëzakonshme dhe  të rregullta ( bj. fj., brënda gjashtë muajve   nga kërkesa për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithsme të parakohshme do të  duhej mbajtur zgjedhjet e përgjithsme të rregullta)   si dhe   nga faktorë të  mbrojtjes dhe  sigurisë së vendit përkatësisht të qytetarëve.

Mbase, referuar  gjendjes shëndetërore të jashtëzakonshme të pandemisë globale  , në të cilat ndodhet vendi ynë, Presidenti i Kosovës ka optuar  për të mos e shpërndarë Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Dispozita në fjalë ,nuk e përmend dot statusin   as mandatin e Qeverisë në Dorëheqje, për ç’shkak, Contradictio In Adiectio,  Qeveria në Dorëheqje , përderisa nuk egziston  dispozitë e Kushteutës as eligjore ( madje, kryesisht nga motive   korruptive ,nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës , nuk  egziston dot Ligji për Qeverinë – sic ) për  kufizimin eventual të  autorizimeve për shkak të  votimit të mocionit për mosbesimin e saj ,  deri në formimin e Qeverisë sipas rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme ,  e njëjta do t’i ushtrojë funksionet të stipuluara me dispozitën e nenit 93 dhe 94 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës!

Aq më parë kur, përkitazi me statusin  dhe mandatin e Qeverisë në Dorëheqje për shkak të votimit të sukseshëm  të mocionit për mosbesimin e saj , në Kushteutën aktuale të Republikës së Kosovës ,nuk egziston asnjë paragraf as aline me të cilën do të përcaktohej  kufizimi i autorizimeve kushtetuese as kërkesa për riformimin e Qeverisë në vijim.

Konkretisht, neni  95 i Kushtetutës, me asnjë   paragraf as aline nuk e trajton  statusin as poststatusin e Qeverisë në Dorëheqje.

Përkundrazi ,  dispozita e nenit 95 par. 1,2,3 dhe 4  e Kushtetutës e rregullon procedurën për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve të  përgjithshme të rregullta apo të parakohshme pra jo edhe pas votimit të mocionit të mosbesimit të saj!

Ndërkaq ,dispozita e nenit 95 par.  5 të Kushtetutës , në të cilën , gabimisht , adresohet Presidenti i Republikës së  Koosvës tok me opozitën parlamentare dhe me liderët e subjekteve politike parlamentare , explicite, i  referohet procedurës për formimin e Qeverisë në vijim nëse,

Kryeministri jep dorëheqje, ose kur për arsye të tjera,

Posti i Kryeministrit mbetët  i lirë!

Sikundër  dihet dhe shihet  dhe, me asgjë nuk mund të kontestohet,

Kryeministri aktual z. Albin Kurti , nuk ka dhënë ,madje, nuk e ka ndërmend të jep dorëheqje, por, është i   përcaktuar për të vepruar e punuar me përkushtim në zbatimin e ligjit dhe të shtetit të së drejtës si dhe,

Nga asnjë  arsye , posti i Kryeministrit  nuk ka mbetur i lirë , përkundrazi, është i plotësuar   legjitimisht dhe legalisht.

Sëandejmi , në rastin e  Qeverisë në Dorëheqje , sipas Kushtetutës,  në përgjithësi e ,veçanërisht, sipas dispozitës së nenit 95 të Kushteutës , nuk  do të mund të procedoheshin dot konsultime as nuk do të mund të ndërmerrëshin  veprime për riformim të Qeverisë, nga se , nuk egziston asnjë bazë kushtetutare as   ligjore !

Ndryshe , vendin tonë, në bazë të eksperiencave të deritanishme , sipas të cilave , në  vend të interpretimeve juridike - logjike, sistematike, gjuhësore e dogmatike , por , jo rrallë herë ,konform me dofarë mendimesh  dhe opinionesh , të cilat ,askund dhe asnjëherë nuk konsiderohen burime juridike, nëse në këtë apo atë mënyrë do të impozicionohej  aplikimi i nenit 95 par. 5 të Kushtetutës, sipas tij, atëherë ,subjekti  politik fitimtar në zgjedhje të përgjithshme   përkatësisht Lëvizja Vetëvendosja do ta kishte autorizimin ekskluziv  për të propozuar kandidatin për mandatar për formimin e Qeverisë, në një anë dhe,nga shkaku i  egzistimit të vakumit juridik ( Gape in Law) ,    përkitazi me afatin prekluziv për të propozuar kandidatin për mandatar, nga  dita e votimit të sukseshëm të mocionit për mosbesimin e Qeverisë , koincidentalisht , sikundër  e drejta diskrecionale e Presidentit nga dispozita e nenit 100 par. 2 të Kushtetutës për të shpërberë apo për të mos e shpërbërë Kuvendin, në këtë rast ,rezulton e drejta  diskrecionale e Kryeministrit për ditën e propozimit të kandidatit për mandatar për formim të Qeverisë! Aq më parë kur ,vendi  ynë ndodhet në rrethana të jashtëzakonshme ...to be or nor to be...të pandemisë globale si dhe ,afati inegzistent  prekluziv nga nenin 95 par. 5 i Kushtetutës , nuk mund  të krijohet me konsultime , opinione, mendime as me qendrime politike, por ,vetëm  me amendment në atë dispozitë ,të miratuar në procedurë legjislative dhe të promulguar nga Presidenti i Kosovës.

Aktualisht , jo  pak persona thirren në Gjykatën Kushtetutëse për të  zgjidhë këtë konfuzitet artificial politik !

Gjykata Kushtetutëse, sikundër dihet ,  nuk është e autorizuar për të krijuar normë  juridike ,por, për të interpretuar normën juridike të kontestuar  ,ndaj , për hir të postulateve të shtetit të së drejtës dhe të sundimit të ligjit në aplikim  “ Dura Lex Sed Lex” ,me bazë do të mund të pritej qe , sëpakut, këtu e tutje , të veprojë sipas autorizimeve  , ashtu që, rastet juridike problematike t’i interpretojë juridikisht sipas metodës dogmatike, gjuhësore, sistematike, logjike, tërësisht apolitikisht  veçanërisht jashtë influencimeve të politkave ditore, jo rrallë herë , tejet banale e vullgare.

Përfundime dhe propozime

Qeveria në Dorëheqje , ndodhet  në detyrë dhe është e autorizuar për t’i  ushtruar funksionet e veta përderisa, me asnjë dispozitë  juridike, nuk i janë kufizuar autorizimet e përcaktuara me dispozitat e neneve 93 dhe 94 të Kushtetutës, për ç’shkak , mbetët  t’i ushtrojë funksionet e veta deri në formimin e Qeverisë nga zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme apo të rregullta.

Qeveria në Dorëheqje mbetët në funksion të ekzekutivit  deri në formimin e Qeverisë nga zgjedhjet e përgjithshme  të parakoshme,

Zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të shpallen pas kalimit të pandemisë globale nga vendi ynë dhe,

Presidenti  i Republikës së Kosovës ,sipas nenit 84 par. 1 al. 8  të Kushtetutës , apo, Qeveria e Kosovës, sipas nenit 93 par. 1 al.9  të Kushtetutës, t’i propozojë apo t’i propozojnë Kuvendit të Republikës së Kosovës amendment në nenin 82 par. 2 të Kushtetutës përkatësisht  në nënin 95 par. 5 të Kushtetutës referuar statusit e mandatit të ardhshëm të Qeverisë në Dorëheqje   si dhe afatit për propozimin e  kandidatit për mandatar pas zgjedhjeve të përgjithshme , votimit të sukseshëm të mocionit për  votëbesimin si dhe për mosbesimin e Qeverisë!

Prof dr Riza Smaka

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"