Rrëzimi i Qeverisë Kurti një metodë moderne e grushtit

Rrëzimi i Qeverisë Kurti një metodë moderne e grushtit
Rrëzimi i Qeverisë Kurti një metodë moderne e grushtit

Dr. Hysni Aliu

  • 26 April 2020 - 21:29

Zhvillimet e fundit ne Kosove, ku nga krimi i organizuar u rrëzua Qeveria e shpresës, tregojnë që Kosova me të vërtetë gjendet në një situatë ” të jesh apo të mos jesh”. ku çdo gjë varet nga partitë që për 20 vite robëruan këtë popull, këtë e kam quajtur robëri moderne, që është edhe më e rrezikshme se sa pushtimi klasik që bëhet me raste lufte, sepse atëherë, (si në kohën e Millosheviqit) dihet kush është robëruesi, ndërsa robëruesit e brendshëm është gjëja më e komplikuar për një popull për ti mposhtur.

Në votimin e fundit në parlamentin e Kosovës, ku u përmbys vullneti i popullit për ndryshim, u dalluan pothuajse 83 dele të zeza, të ashtuquajtur deputet, që për mua janë më tepër se kriminel ordiner, të cilët u bashkuan me LISTEN SERBE, dhe Vuçiqin, për të gërryer themelet e shtetit për të cilin gjoja se paskan pas luftuar, vetëm e vetëm që të u jepet mundësia sërish që të vazhdojnë me krimin e organizuar dhe korrupsionin e pafund.

Mua personalisht s’më ka befasuar asgjë në atë votim, sepse e kam ditur që nga fillimi që LDK me gardën e vjetër që fatkeqësisht po udhëheqë me këtë parti, është po aq kriminele sa këto tjerat parti, por me një shtesë, që është një ari me lëkurë dele, e këto tjerat, kriminalitetin e bëjnë haptas. Pra, rrëzimi i qeverise Kurti, për mua është një metodë e re, metodë moderne e grusht shtetit, që fatkeqësisht, ata që e përdorën këtë metodë, si argument përdorën ”besnikërinë”e tyre kriminele ndaj mikut tonë më të madh SHBA-së, gjë e cila nuk do duhej të ndodhe asnjëherë që SHBA të njolloset nga ta. Unë, para dy viteve, kam shkruar një artikull, ku kam bërë ftesë në mërgatën e Kosovës, që te bashkohen rreth intelektualëve tanë në mbarë botën, që së bashku me intelektualët e vërtetë në Kosovë që janë margjinalizuar deri më tani, të formojnë një frymë demokratike që do të bënte ndryshimin e vërtetë.

Në një vend shumëpartiak, e posaçërisht në një vend të robëruar nga krimi, një parti siq është VV nuk mjafton për të bërë ndryshimin, andaj, është koha që të ndodhë ndryshimi i vërtetë, që secili nga ne që ka diçka nga mendja e vet për të dhënë për shtetin e Kosovës, të bëj më të mirën e mundshme në kontributin për formimin e një subjekti që nuk do ishte politik (unë do e quaja subjekt humanitar, sepse janë cenuar vlerat esenciale humane të një shoqërie) por subjekt që do merrte përgjegjësi udhëheqëse së bashku me njerëzit e dalluar të VV –së në krye me z. Kurti, dhe njerëzit e dinjitetshëm siq është z. Vjosa Osmani e z. Abdigjiku e disa të tjerë, me qëllimin e vetëm, çlirimin e Kosovës nga robëria dhe robëruesit modern. Unë besoj që individët nga jashtë, që po i përkrahin këta robërues modern që të bëjnë grusht shtetin modern, është dashtë dhe duhet të mësojnë diçka nga koha e pranverës arabe, e cila pranverë, asnjëherë nuk përfundoj, dhe në të cilën të gjithë dolën humbës, e më së shumti popujt që jetojnë atje.

Përmbysja e vullnetit të popullit, do të thotë dhunim psikologjik, tërmet që dridh çdo qelize në dinjitetin e njeriut, do të thotë dëshpërim, dhe investim në të menduarit negativ, gjë e cila nuk sjellë lule pore vetëm acar. Kur një metodë e re për përmbysjen e vullnetit të popullit provohet ( e kam fjalën për grusht shtetin modern dhe robërinë moderne) dhe del e suksesshme, atëherë kemi nge reaksion zinxhir, ku edhe në vendet tjera apo nga individ tjerë do të përdoret, për të njëjtin qëllim, gjë që këtë situatë e bënë më serioze, sepse demokracia në Ballkan dhe botë është aq e brishtë sa që modeli i dhunimit të demokracisë së Kosovës do të përdoret në Ballkan edhe më gjerë, gjë që do jetë rrezik për paqen në rajon dhe botë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"