As “haxhia” e as “popi” mbi gjakun e UÇK-së dhe mbi të drejtën ndërkombëtare !

As “haxhia” e as  “popi” mbi  gjakun e UÇK-së  dhe mbi të drejtën ndërkombëtare !
As “haxhia” e as  “popi” mbi  gjakun e UÇK-së  dhe mbi të drejtën ndërkombëtare !

Mehdi Hyseni

  • 29 April 2020 - 10:43

** Nuk ka amnisti për kriminelët fashistë serbë, që kanë kryer krime të gjenocidit, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Kosovë (1989-1999), sepse amnistia është e ndaluar rreptësisht sipas së drejtës ndërkombëtare dhe konventave ndërkombëtare.

Fundja, deri më sot, asnjë popull në botë nuk ka falur dhe nuk ka amnistuar krimet e gjenocidit, as krimet e luftës e as krimet kundër njerëzimit qoftë të kryera në kohë lufte apo në kohë paqeje. Parnadaj, as populli shqiptar nuk do t’i amenstojë krimet e gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999).

Baton Haxhiu, Jo mbi gjakun e popullit, mbi të drejtën ndërkombëtare, mbi OKB-në dhe mbi Kofi Annanin !?

*** “In helping war-torn societies re-establish the rule of law and come to terms with large-scale past abuses after conflict, the United Nations must reject any amnesty for genocide, war crimes or crimes against humanity, Secretary-General Kofi Annan says in a report made public today.” (https://news.un.org/en/story/2004/08/112072-there-can-be-no-amnesty-genocide-and-war-crimes-annan).

Mirëpo, B. Haxhiu nuk e di se, sipas së drejtës ndërkombëtare, Kartës, konventave, rezolutave, protkolleve dhe deklaratve të OKB-së dhe, sipas ish-sekretarit të Pëgjithshëm të saj, Kofi Annan “nuk ka amnistim për krimet e gjenocidit, për krimet e luftës e as për krimet kundër njerëzimit”. (2004).

–Mirëfilli se nuk e di! Ndryshe, ai nuk do të kishte bërë një kërkesë të gabueshme, të turpshme, johumane, joligjore dhe tërësisht të papranueshme, që institucionet përkatëse shtetërore, t’i “amnistojnë krimet e luftës pushtuese serbe” në Kosovë.

Prandaj, as B. Haxhiu e as të tjerët, që janë mbështetës të tij, të orientuar dhe të rreshtuar drejt Serbisë dhe Rusisë, nuk mund ta justifikojnë kërkesën e tij absurde për “amnistimin e krimeve të gjenocidit fashist serb në Kosovë”, ngase është plotësisht antiligjore, e gabueshme, antietike, antiprofesionle, antihumane dhe antishqiptare.

Nuk ka amnisiti të gjenocidit barbarik fashist serb në Kosovë !

Këtë nuk mund ta bëjë asnjë lider i çoroditur dhe i shitur politik, as hoxha, as prifti, as popi, as haxhia e as Baton Haxhiu, edhe nëse është i “përpunuar”, i mbrojtur dhe i paguar nga Serbia dhe nga Rusia, siç po shkruajnë shumë masmedia shqiptare brenda dhe jashtë Shqipërisë Etnike.

Mirëpo, duhet ta ketë qartë B. Haxhiu, si dhe të gjithë “haxhinjtë” e tjerë si ai, se, -Të kërkosh amnistimin e krimeve të gjencodit serb në Kosovë (1989-1999), është njësoj sikur të kërkosh amnistimin e hollokausit të Hitlerit ndaj hebrenjve (1939-1945).

– Do të pranonin izraelitët dhe Izraeli, që ta amnistonin Hitlerin dhe krimet e gjenocidit ndaj tyre?

–JO, me plot arsye dhe të drejtë, kurrë nuk e kanë amnistuar dhe, kurrë nuk do ta amnistojnë përsa të ketë hebrenj mbi dhe, si në Izrael dhe në mbarë botën.

Kështu, duhet të veprojnë edhe shqiptarët e Kosovës, kurrë të mos i falin dhe, kurrë të mos i amnsitojnë krimet e gjenocidit, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të çetnikëve nazifashistë serbë, të kryera ndaj 2 milionë e gjysmë shqiptarëve në Kosovë (1989-1999), e as krimet e kryera të gjenocidit kolonial shekullor serb (1878-2020) në territoret autoktone të Shqipërisë Etnike (Nish…Kurshumli…Preshevë, Bujanoc, Medvegjë…Leskovik… Vranjë…Prokuple…Novi Pazar…etj.

Gjithashtu, të kërkosh amnistimin e krimeve të gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999), është njësoj sikur ndonjë psikopat ose përbindësh të dilte nga dheu dhe, të kërkonte justisikimin dhe amnistimin e shfaqjes së KOVID-19, i cili po shkreton mbarë botën, duke i shkaktuar dhembje të papërshkrueshme dhe viktima të panumërta.

Krimet e luftës dhe të gjenocidit nuk parashkruhen, e as nuk amnistohen sipas ligjeve ndërkombëtare.

Këtë konstatim tonin, pa dyshim se e përligj, edhe ky vlerësim aksiomatik i ish-Sekretarit të Pëgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, i cili më 12 gusht 2004, në një Raport zrytar të OKB-së, shprehet decidivisht:

"Për t’i ndihmuar shoqëritë e shkatërruara nga lufta, që të rivendosin sundimin e ligjit, si dhe të pajtohen me abuzimet në shkallë të gjerë të së kaluarës, pas konfliktit, Kombet e Bashkuara duhet të refuzojnë çdo amnisti për genocid, për krime lufte ose për krime kundër njerëzimit, Sekretari i Përgjithshëm Kofi Annan, thotë në një raport të bërë publik sot ”. (Https://news.un.org/en/story/2004/08/112072-there-can-be-no-amnesty-genocide-and-war-crimes-annan).

Konventa e Mosparashkrimit të Krimeve të Luftës dhe të Krimeve Kundër Njerëzimit (26.11.1968) e miratuar nga AP e Kombeve të Bashkuara

Edhe sipas neneve dhe paragrafëve të kësaj Konevnte të OKB-së, është e ndalur amnistia e krimeve të gjenocidit, të krimeve të luftës dhe të krimeve kundër njerëzimit.

Në Nenin 1, nën (a) thuhet: “ Krimet e luftës siç janë përkufizuar në Kartën e Gjykatës Ndërkombëtare Ushtarake të Nürnbergut, më 8 gushtit 1945, dhe të konfirmuara me rezolutat 3 (I) të 13 shkurtit 1946 dhe 95 (I) të 11 dhjetorit 1946 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht "shkeljet e rënda" të sanksionuara në Konventat e Gjenevës së 12 gushtit 1949 për mbrojtjen e viktimave të luftës; nën (b): Krimet kundër njerëzimit qoftë të kryera në kohë lufte ose në kohë paqeje siç përkufizohen në Kartën e Gjykatës Ndërkombëtare Ushtarake të Nürnbergut, më 8 gusht 1945, të konfirmuara me rezolutat 3 (I) të 13 shkurtit 1946 dhe 95 (I) e 11 dhjetorit 1946 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dëbimi me sulm të armatosur ose okupimi, si dhe aktet çnjerëzore që vijnë nga politika e aparteidit, dhe krimi i gjenocidit siç përkufizohet në Konventën e vitit 1948 për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit, edhe nëse aktet e tilla nuk përbëjnë shkelje të ligjit të brendshëm të vendit në të cilin janë kryer.” (Shih: Convention on the Non-Applicability of Statutory Limitations to War Crimes and Crimes Against Humanity.Adopted and opened for signature, ratification and accession by General Assembly resolution 2391 (XXIII) of 26 November 1968. Entry into force: 11 November 1970, in accordance with article VIII).

S’ka Marrëveshje kompromosi në Bruksel me Beogradin në kurrizin e faljes së gjakut të mbi 15 mijë shqiptarëve, të vrarë dhe të masakruar nga bandat terroiste çetniko-fashiste serbe (1998-1999) !

Prandaj, negociatorët e palës shqiptare të Kosovës, të cilët do të debatojnë me palën serbe në Dialogun ndërkombëtar të Brukselit, duhet ditur, dhe të mbajnë parasysh faktin se çfarëdo marrëveshje e lidhur politike, që do të ndërlidhet me institucionin e amnistisë së krimeve të gjemocidit, të krimeve të luftës dhe të krimeve kundër njerëzimit, të kryera nga kriminelët barbarë çetniko-fashistë në Kosovë, do të jetë e kundërligjshme, johumane, jo e drejtë, antikombëtare dhe në shpërputhje flagrante me normat, me rregullat dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare, të Kartës së Kombeve të Bashkuara, si dhe të Kushtetutës së Kosovës (15 qershor 2008), e cila në vitin 2012 pati miratuar këtë Vendim, ku hedhet poshtë amnistia e krimeve serbe të kryera në Kosovë (1998-1999), ku thueht : “Gjatë viteve 1998-99, Serbia ka vrarë afër 15 mijë njerëz dhe ka dëbuar mbi një milion të tjerë nga Kosova, si dhe ka dhunuar më shumë se 30 mijë gra e burra. Kjo Gjykatë kushtetuese kishte specifikuar se tri vepra penale nuk bën të amnistohen. Ato janë: krimet e gjenocidit, krimet kundër njerëzimti dhe krimet e luftës. Në këtë mënyrë, Kosova nuk mund të falë asnjë nga këto krime nëse arrin marrëveshje përfundimtare me Serbinë.”

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"