Qeverinë nuk duhet ndërtuar me Listen Serbe!

Qeverinë nuk duhet ndërtuar me Listen Serbe!
Qeverinë nuk duhet ndërtuar me Listen Serbe!

Muhamet Kelmendi

  • 30 April 2020 - 12:36

Bërja e Qeverisë së Kosovës me Listën Serbe është fakt që tregon se nuk do te kemi funksionim të pushtetit ekzekutiv të Kosovës.
Lista Serbe ka bllokuar dhe bllokon cdo gjë pozitive në Kosovë.

Shih për këtë ndërrimet kushtetuese, formimin e Ushtrisë së Kosovës, Ligjin mbi Trepçën, ratifikimet e akteve ndërkombëtare etj.
Deri më tash vetëm bllokim njohim nga ky subjekt kriminal.

Lista Serbe vepron nën ombrellën, kontrollin dhe urdhërin e Beogradit. Dhe, në këtë anë, kurre nuk kemi funksionalitet të pushtetit. Me Listën Serbe kurrë nuk kanë kaluar vendimet themelore të shtetit tonë në Kuvendin e Kosovës.

Në cdo komunë ku është në pushtet Lista Serbe nuk kemi respektim të shtetit të Kosovës. Qarte kane deklaruar se i nënshtrohen vetëm Beogradit. Dhe, andej edhe veprojnë.

Tash e 20 vite shihet kjo veprimtari shkatërrimtare ndaj shtetit tonë.
Qeveria e Kosovës kërkohet të formohet vetëm me votat e deputetëve të shqiptarëve dhe të minoriteteve jo serbe, pasiqë Lista Serbe është pjesë e Qeverisë sipas normave kushtetuese në fuqi.

Listën Serbe nuk duhet lejuar të ketë rol vendimarrës në vend.

Duke e ndërtuar LDK-ja pushtetin në vend me Listen Serbe po bëne akt të rrezikshëm dhe te dëmshëm ndaj shtetit, terësisë territoriale dhe kombit shqiptar.

Këteë akt të LDK-së duhet dënuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"