Mos e 'koritni' atë kravatë që e lidhni në fyt!

Mos e 'koritni' atë kravatë që e lidhni në fyt!
Mos e 'koritni' atë kravatë që e lidhni në fyt!

Shefik Shkodra

  • 04 May 2020 - 09:29

Shumë punë është dashur të kryhen për njëzet vite. Ndoshta, disa nuk do të munden edhe njëzet të tjera, po pavarësisht, angazhimi dhe mundi duhet t'i bëhet secilës, natyrisht, atyre më primare. Më mirë të kryhet ndonjë punë se sa të shaheni në mes veti.

Është e drejtë në fushatë zgjedhore të thuhen edhe do fjalë të tepërta. Gjithnjë duke e treguar një diçka si hiperbolë përfaqësuesi i partisë, lejohet që të kenë sa më shumë simpatizantë. Por, jo gjithnjë mashtrime.

Partitë politike, deri me tash nuk kanë ofruar kurrfarë programi politiko-ekonomik, në kushte tona, të dalë nga lufta, si shtet i ri, për një strategji në përballim me kundërshtarin. Ato përballje do të ishin jo me pak mundi e përkushtim, e kam të qartë. Dhe do të ishte me interes të veçantë, në politikën e brendshme që të bashkërenditen të gjitha partitë në harmoni, për fitore në paqe. Për zgjidhjen problemeve në favor të qytetarëve dhe të këtij vendi. Dhe strategjia tjetër, për një zhvillim ekonomik të vendit dhe punësim çdo ditë; për kontratat kolektive dhe për sektorin privat. Për respektimin e ligjit në mënyrë të barabartë.

Kemi mundur të zhvillohemi shumë më mirë për njëzet vite. Duke mos ua lënë në dorë krejt përfitimet e tenderëve oligarkëve me lidhjen e institucionalistave shtetëror, bashkë me ta. Të mos krijoheshin monopole. T'i ruanim ndërmarrjet publike, ato që kanë mbetur. Të formoheshin fonde rezervë dhe të ruhej prona e luajtshme dhe ajo (asete - po quani ju sot) e paluajtshme. Të mos harxhohej paraja vend e pa vend. Rezervat e shtetit ju i dini çka janë. A gjithmonë po mendon dikush, se do të jetohet me donacione. Si lypsi, kur shtrihet me vdekë. Do të duhej të themelohej ushtria qe sa kohë dhe të investohej në të. Kjo ka mundur të stimulohej edhe më mirë me një politikë të mençur, me siguri, me ndihmën e SHBA-s, në radhë të parë, si aleat dhe vend i mundësive.

Për të pagjeturit dhe gjenocidin e Serbisë

Për njëzet vite që i përshkuan qeveritë me radhë personat më të afërt të luftës dhe institucionet tona të tjera, askush nuk i mori disa gjëra seriozisht. Ato që do të duhej të ishin edhe strategji politike e vendit, si bie fjala, padi për Serbinë për të pagjeturit dhe gjenocidin në Kosovë. Aq shumë lutje e kërkesa nga ata prind e familjarë. As moralisht e as politikisht, nuk u përpoq kush për këtë çështje zyrtarisht të bëjnë një hap para. Ju deri më tash këtë çështje e keni përmend vetëm në kohën e parazgjedhjeve. Edhe në vizitë te varret e të rënëve për këtë vend, i shqiptoni të njëjtat parulla,. Asgjë më tutje. S'e keni pasur asnjëherë dhe askush në programin e juaj qeverisës. Kur u vjen çasti krenoheni dhe betoheni në heroizmin e tyre. Po pastaj...sikur s'ka ndodhur asgjë në këtë bend. Normalisht, askush nga jashtë nuk vjen për t'i kryer këto punë. Kemi dashur të jemi shtet. LVV, tash kur u zgjodh e ka futur në programin e vet, Çështjen e të pagjeturve dhe një Padi ndaj Serbisë, për gjenocidin në Kosovë. Tash e dëgjova të ata që ishin deri më tash nëpër institucione se, nuk kanë për ta falur gjakun e njèrëzve tanë. Do të paditet Serbia, etj. Sikur nuk kanë pasur kohë e rend për këtë punë deri më sot. Këto janë vetëm përsëritje fjalësh para atyre prindërve dhe familjarëve të atyre viktimave. Kur ju sheh njeriu, s'ka më të mirë se ju, Evropa s'ka të tillë, veç mos të folshi

Është jo civilizuese më parë, sjellja e disa analistëve, të ashtuquajtur (dhe është e qartë pse sillen ashtu) e që i thonë vetit 'intelektual'. E marrin guximin kah fryn forca të flasin, t'u vejnë etiketa partisë e liderit të saj, si Hitleri - 'nazi-fashist', etj. Thuaj ti çka të duash. I lirë je! Je një karrabisht i institucionalistëve, se këta janë të parët që i ngjisin bishta kundërshtarit politik, duke e quajtur "grup kriminelësh" LVV. Ky tjetri, 'u frikësova prej (këtyre) terroristëve'... Pse dhe kush është i privilegjuar dhe imun nga ligji? Bexhet (nuk kam asgjë kundër personalisht), një biznesmen i suksesesh, ke ec në shumë vende të botës, i njeh ligjet edhe të vendeve tjera, pse ti nuk i nënshtrohesh ligjit në vendin tënd? Atje në Evropë për një gabim të vogël nuk të pyet askush se çka je, drejt në birucë. Mos janë edhe evropianët terrorist?!

Politikan- intektual. Po çfarë intelektuali ti bre dashamir? "- Albini është dashuruar në Serbinë!" Një djalë si ti, ta lëshojë atë shprehje publike, sa pa vend aq banale... Para se ti thuash Albinit apo tjetrit se, është dashuruar në Serbinë, thuaj shefit tënd se ai është më i vjetër. Njëri thotë, ejani se po pres në shtëpi jam! Ju nuk jeni Lidhja e Kaçakëve të shekujve të kaluar! Duhet ta konsideroni veten prijës modern dhe bashkëkohor në shekullin XXI, si të gjithë vendet tjera evropiane. Popullit Përmbahuni bre pak! Mos e 'koritni' atë kravatë që e lidhni në fyt! Pastaj do të thuash, po shajnë militantët e kësaj apo asaj partie nëpër rrjetet sociale!...Hë! Taman puna, ata po mësojnë çdo ditë prej ju politikanëve intelktualë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"