Qeveria Kurti përballë “epidemisë” politike të korrupsionit e hajnisë si dhe pandemisë së koronavirusit

Qeveria Kurti përballë “epidemisë” politike të korrupsionit e hajnisë si dhe pandemisë së koronavirusit
  • 04 maj 2020 - 22:24

Populli i Kosovës ia besoi KURTIT qeverisjen për ta “shëruar” demokracinë, drejtësinë, shtetin dhe shoqërinë. Mirëpo elita apo establishmenti i vjetër politik i baltosur dhe i sëmurë nga “epidemia” e krimit, hajnisë, korrupsionit, tradhtis dhe e injorancës e shfrytëzoi edhe  krizën e  pandemisë botërore të koronavirusit si një sëmundje shtesë për ta neutralizuar “vaksinën” shëruese kundër krimit, kurrupsion dhe të hajnisë të cilat e kishin paralizuar funksionimin e demokracisë, ligjit dhe të shtetit të Kosovës.

Qeveria KURTI ka përballë edhe politikën e vjetër në Shqipëri e cila djallëzisht qëndron “indiferente” ndaj krizës politike në Kosovë, pasi politikës së vjetër dhe politikanëve të Tiranës si pozitës ashtu edhe opozitës u intereson që të mos jetë në pushtet në Kosovë politika e re e KURTIT dhe VETEVENDOSJA. Kjo, sepse edhe në Shqipëri nga elita politike dhe establishmenti politik vëndi ka pësuar vetëm korrupsion, papërgjegjshmëri, vjedhje, abuzim, varfëri, eksod, papunësi; pra, vetëm dështime. 

Qeveria KURTI ishte shpresë lirie, dinjiteti, personaliteti, ripërtëritjeje vlerash e morali kundër errësirës që eklipson modernitetin, kundër “inkuizicionit” politik modern, kunder  korrupsionit, parazitëve të politikës e pushtetit.

Politika e KURTIT një politikë kundër hajnisë dhe  krimit, kundër  manipulimit e trafikimit  demokratik.

Qeveria KURTI ishte herezi për politikën dhe politikanët shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e kudo, dhe prandaj kundër saj u orgnizua një grusht shteti parlamentar që çoi në rrëzimin e saj. Madje qeveria KURTI ishte edhe shpresë ndryshimi edhe më gjërë për rajonin, Ballkanin.

Dhe prandaj ajo ishte në mospajtim me politikën e errët të elitave të vjetra politike në Ballkan.

Grushti i shtetit që ndodhi në Parlamentin e Kosovës ishte një manipulim i pështirë dhe i neveritshëm me demokracinë kundër legjitimitetit demokratik dhe verdiktit të popullit të Kosovës, ishte një mohim i zgjedhjeve të lira dhe demokratike të 6 Tetorit 2019.

Këtë grusht shteti e ka dënuar ashpër populli dhe opinioni publik i gjërë në Kosovë, gjë që tregon se populli i Kosovës është disa hapa përpara edhe në krahasim me vëndet e demokracive perendimore të cilat në ndonjë rast edhe e kanë mbështetur rrëzimin e qeverisë Kurti, në disa raste kanë mbajtur qëndrim apatik dhe indiferent, pavarësisht se edhe e dinë të vërtetën dhe realitetin se çfarë ka ndodhur, por në shumicën e tyre: intelektualë, politikanë,diplomatë dhe shtetarë europianë e kanë mbështeur qeverinë KURTI ashtu siç e mbeshtet populli shqiptar ne Kosovë por edhe në Shqipëri e diasporë.

Sot në Kosovë janë përballë njëra-tjetrës elita e vjetër politike, establishmenti politik i vjetër që mbron me çdo kusht status quonë, mosndryshimin, korrupsionin dhe privilgjet e tij kundër elitës së re politike të brezit të ri të pastër dhe të pa ngarkuar dhe i pashtrënguar nga korrupsioni, krimi dhe as nga hajnija e injoranca. Këtë e di shumë mirë edhe opinioni publik kombëtar shqiptar i cili  me siguri do t’i japë grushtin e fuqishëm dhe ndëshkimin e merituar elitës së vjetër politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të parakohshme pas kalimit të pandemisë, dhe ku me siguri do të kemi  qeverinë KURTI 2.

Por tashmë edhe dihet se kush janë kundër Albin   KURTIT por edhe kundër Vjosa Osmanit. 

KURTI por edhe OSMANI janë  të padëshirueshëm për ata të cilët kishin plane sekrete për ndarjen e Kosovës; për ata të cilët  në kundërshtim me Kushtetutën kishin përfaqësuar  Kosovën në bisedimet Kosovë-Serbi. Kundër tyre janë të gjithë ata të cilët kanë rënë dakord dhe kanë nëshkruar për krijimit e minishtetit serb në Kosovë, për Bashkësinë e Komunave Serbe, për ekstraterritorialitetin  dhe për Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi; kundër tyre është  sidomos ai, Presidenti i Kosovës, i  cili  është  deklaruar bashkë me ata të padeklaruarit rreth tij të cilët janë për ndryshim të kufijve dhe për ndarjen e Kosovës.

Kundër KURTIT janë kundështarët e politikës së reciprocitetit, dhe të jesh kundër politikës së reciprocitetit je kundër shtetit të barabartë, sovran dhe të pavarur të Kosovës, dhe prandaj, prej  të gjithë këtyre  të tillëve: Kurti , politika, vizioni, patriotizmi, shtendërtimi, përkushtimi dhe premtimet e tij shikohen si herezi. Kundër Kurtit janë krimi,  korrupsioni, hajnija, tradhtia dhe injoranca të cilat jkanë të fuqizuara e të armatosura me pasuri, pushtet, privilegje dhe me para por që i pret vetëm dështimi. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"