As COVID-19, nuk po mundet t'i ndal të bëmat e zeza të politikës kosovare  

As COVID-19, nuk po mundet t'i ndal të bëmat e zeza të politikës kosovare  
As COVID-19, nuk po mundet t'i ndal të bëmat e zeza të politikës kosovare  

Ragip Guraziu

  • 07 May 2020 - 12:53

Se si i kaluam këto 21 vite pas lufte,ka laboruar shumë kjartë, kolegu im në shkrimin e tij,analisti politik,Nezha Haziri, e që ralleherë kemi rastisur këso që tregohet realiteti,edhe analistët poitik,jo gjithë dhe jo të gjithë  i marrin guximet për të shkruar apo zbuluar skandalet: E tradhtuan luftën, kështu po i falin krimet e Serbisë të pushtetarët e inkriminuar.

 “Përtej kësaj përveç ngarendjes së politikanëve dhe zyrtarëve të ndryshëm të shtetit, sidomos atyre qe vijnë nga i ashtuquajturi “krahu i luftës” për të shitur trimëri e patriotizëm në përvjetorët e ndryshëm, çështja e krimeve serbe në Kosovë, është tentuar të relativizohet me qëllim për shkak të krimeve individuale, shumë fish më të vogla të kryera nga individ në emër dhe uniformë të UCK-së, por edhe të vrasjeve politike të kryera në Kosovë, dhe këtu sikur kemi një ujdi në mes këtyre të fundit me Serbinë në stilin, “as ju neve , e as na juve”, dhe kjo sikur ka marrë edhe një miratim të heshtur edhe nga bashkësia ndërkombëtare”,  analisti politik Nexhat Haziri.

Hajde pak pozive shofim....

Po tani shtrohet pyetja; a u virisuan të gjitha subjketet politike nga ata të luftës,apo krahu i luftës.?! PO! U virisuan, bile edhe më keq, edhe në këtë ''PANDEMI'',që ka përfshirë e tër Botën,edhe pse Kosova po llogaritët si e katërta në numrin redorë nga ato shtetet që janë në këtë siklet,sa i përket menagjimeve të COVID-19,nuk do të thotë se nuk mundemi edhe të krenohemi sado pak me këtë cilsim nga të tjerët,që ne duhet të mburremi edhe për sukseset tona,e jo të nënqmojmë vlerat dhe punët tona në shumë rastse,nuk jemi në dijeni se edhe gëzimet të shëndrrohen në hidhërime.

Ne duhet të korogjojmë vetevete edhe me tej, kemi  këtë qeveri qe kemi këtë Ministri të Shëndetësisë,këto parti politike ,këta lider këtë populli,etj po së paku t;i rrespektojmë derisa të lirohemi nga kjo ''PANDEM''...

 SIç U bë PUBLIKE këto  ditë janë 6 komunat e Kosovës që e luftuan ashpër koronavirusin dhe e mundën atë. Gjashtë komuna të Kosovës aktualisht nuk e kanë asnjë rast me Covid-19.

Në komunën e Vushtrrisë, Gjakovës, Skenderajt, Klinës, Drenasit dhe Obiliqit, tashmë janë shëruar të gjithë pacientët që ishin të prekur me koronavirus.

 Fizikanti amerikan lavdëron Kosovën për mënyrën e menaxhimit të pandemisë

Derisa nuk po dim të krenohemi nganjëherë edhe për sukseset tona,faleminderit prej të tjerëve që tani veç janë në dijeni se ne vet vetiu e kemi hupur rrugën në oborrë.

Fizikanti amerikan, Yaneer Bar-Yam, përmes një postimi në Twitter ka lavdëruar punën që kanë bërë institucionet e Kosovës në luftën ndaj Covid-19.

Ai thotë se përkundër një sistemi të dobët shëndetësor falë veprimeve të shpejta dhe këshillave të ekspertëve Kosova qëndron edhe më mirë se Suedia në luftën ndaj pandemisë që ka goditur botën.

“Falë veprimeve të shpejta dhe vendimtare duke ndjekur këshillat e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, përfshirë edhe të tonëve, shkalla e vdekjes për kokë banori është 20 herë me e ulët se në Suedi. Përkundër mungesës së resurseve dhe sistemit të dobët shëndetësor, një nga venedet më të varfra në Evropë është bërë një storje suksesi”, ka shkruar Bar-Yam.A nuk duhet t'i gëzohemi këtij suksesi?!

Megjithatë, ai bën thirrje që qytetarët në Kosovë të vazhdojnë t’iu përmbahen masave të Qeverisë, pasi sipas tij, vetëm në atë mënyrë shmanget një rritje e shpejtë e infeksioneve.

“Megjithatë, në Kosovë njerëzit duhet të respektojnë masat Qeverisë për shëndetin publik. Kufizimet duhet të largohen gradualisht në mënyrë që të shmanget një rritje e shpejtë e infeksioneve, që do të mund të ishte më e keqe se e para. Duke u kujdesur maksimalisht në këtë kohë kritike e fiton garën”, ka shkruar Yaneer Bar-Yam.

Një unitet mbarëkombëtar po na mungon me shekuj

Ja me çka po mirremi ne në këto ditë të vështira se ; A janë prishur raportet ndërmjet Albin Kurtit e Glauk Konjufcës?

Ka disa ditë që po qarkullon një dyshim i fortë se një çarje e re ka ndodhur brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Përçarja e përfolur ndërmjet kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit dhe nënkryetarit Glauk Konjufca, nuk është mohuar ende nga asnjëri.

As nga Kurti e as nga Konjufca nuk ka pasur ndonjë reagim a përgjigje për këtë, anipse dyshimet vetëm sa po thellohen.

Dyshimin e ka nënvizuar edhe më fort një postim i sotëm i Kurtit në Instagram, ku u duk se sikur me shkas e ka falenderuar sekretaren organizative, Vlora Haxhimehmedin dhe nënkryetarin Besnik Bislimi për rritjen e përkrahjes që ka marrë së fundi LVV.

 Nuk e përjashtoi opsionin e ndryshimit të kufijve të Kosovës, reagime të ashpra kundër Borrellit të gjithë lideret kosovar së bashku, kjo është mrekulli për herë të parë.

Ka nxitur zemërim në Prishtinë qëndrimi i përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili, një ditë më parë, nuk e ka përjashtuar opsionin e ndryshimit të kufijve të Kosovës nëse për një gjë të tillë do të merrej vesh me Serbinë. Analistët ia kanë numëruar pasojat një marrëveshjeje të këtillë, ndërkaq Qeveria dhe parti si AAK-ja kanë alarmuar se negociatat me harta mund ta trazojnë rajonin.

Për opsionin e “korrigjimit të kufijve”, i cili është parë si eufemizëm për shkëmbim joproporcional territoresh, ka avokuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq. Ata ishin mbështetur në heshtje edhe nga pararendësja e Borrellit, Federica Mogherini. Opsioni pati ngjallur reagime në Kosovë, e për pasojë Qeveria e mandatit të shkuar ka theksuar se atë e ndali, kur e pati vënë tarifën prej 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë, pas së cilës masë Beogradi zyrtar ishte tërhequr nga dialogu.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"