Humbësit e zgjedhjeve të mos shpërblehen nga Gjykata Kushtetuese

Humbësit e zgjedhjeve të mos shpërblehen nga Gjykata Kushtetuese
Humbësit e zgjedhjeve të mos shpërblehen nga Gjykata Kushtetuese

Dr. Hysni Aliu

  • 23 May 2020 - 11:54

Nuk jam njohës i kushtetutës,  e as i legjislacionit në fuqi, por desha ta përdori thjeshtësinë në zgjidhjen e problemeve të komplikuara. Në mënyrë qe: Të mos shkelet mbi vullnetin e popullit, ku partisë së parë i takon e drejta në formimin e Qeverisë në çdo rrethanë të evitohet pafundësia në ofrimin e kandidatit nga partia e parë. Mos të ju jepet mundësia e bashkimit të humbësve kundër fituesit.


Të trajtohen të tri partitë më të mëdha në mënyrë të drejtë dhe kështu të shtohet përgjegjësia te secila nga ato veç e veç,duke i ballafaquar me realitetin e domosdoshmërisë së bashkëpunimit me partinë fituese, duke respektuar kushtetutën e vendit  dhe presidentin, do të sugjeroja që: Gjykata Kushtetuese të përdorë pragmatizmin dhe kreativitetin ashtu siq perëndimorët shpesh na sugjerojnë duke vendosur që: 

Partisë fituese  VV- së të ia jap sërish mandatin për formimin e qeverisë, me afat dy javor. Nëse  partia fituese nuk ka sukses në formimin e qeverisë, atëherë, e drejta e propozimit të mandatarit do ti kalonte partisë së  dytë më të madhe në parlament,  pra LDK së , pore me kushtëzimin që partia e dytë nuk do të kishte  të drejtë të formon qeverinë pa partinë e  parë fituese pra VV- në .

Nëse edhe partia e dytë s’ ka sukses atëherë e drejta e propozimit të mandatarit do ti jepej  partisë së tretë në këtë rast PDK së, pore edhe kjo nuk do të kishte  të drejtën e formimit të qeverisë pa partinë e parë,  në këtë rast VV-në.

Nëse këto tri alternativa s’do kishin sukses, atëherë do sugjerohej shkuarje në zgjedhjet e lira. I tërë ky proces do zgjaste 6 javë. Kjo mënyrë e veprimit do i qetësonte gjakrat,  askush nuk do ishte humbës,  pore edhe do të ruante edhe kushtetutshmërinë e veprimeve dhe do të shtonte ndërgjegjshmërinë e partive politike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"