Manifestime politike primitive, të papërmbajtura, provokative e shtetrrënuese

Manifestime politike primitive, të papërmbajtura, provokative e shtetrrënuese
Manifestime politike primitive, të papërmbajtura, provokative e shtetrrënuese

Shefik Shkodra

  • 28 May 2020 - 14:04

Kur frustrimi ndodh te klasa politike e njerëzit në pushte, te ne, njësoj si dhe te opozitarët (pak e pa qartë, sot, kush është opozitë), në kundërshtim me etikën morale e rregullat tjera, dhe jashtë normave e lojërave të mundshme, paraqet një skenë qesharake, por edhe një drojë për dalje jashtë kontrollit institucional shtetëror. 

Ndoshta shumë me qëllim e me vetëdije.

Për njëzet e sa vite, poltika te ne është zhvilluar pa ndonjë masë të përkufizuar, e përcjellë me injoracë, shumë tekanjoze, farefisnore, e pakocentruar në çështje për shtetin dhe qytetarët, përveç sulmeve ndaj oponentit, si luftë e arsyeshme e egocentrizmit për mbrojtje të vetvetes dhe fronit. Pa programe zhvillimore, pa respektimin e ligjit dhe sanksionimet rreth fjalës e fjalimeve bajate, të atyre në institucione apo që pak më parë ishin në to. Pa autocensurimet e nevojshme të tyre me durim, e duke mos menduar qëllimin e fundit, sidomos ato fraza inkovenente për opinion publik, si diçka sensacionale që i bëjnë, qoftë edhe atëherë kur nuk ka të bëjë me realen, po veç për ofendime.

Duke pasur parasysh se, puna e secilit individ dhe parti, që ishin në pushtet, është shumë e qartë te qytetarët tashmë, sërish përpjekja është për të mbizotëruar uni mbi të gjithë të tjerët në shoqëri, pa diskrecion, jo aq formale. Pa e kontrolluar vetveten, në raste kur sjellin edhe paqartësi në opinionin e gjerë të qytetarëve të moshave të ndryshme, aspak dinjitoze, aspak mbresëlënëse. Veç me unin...! 

Akuzat që po përsëriten kundër kuadrove të reja për ndryshime të rendit, janë një sasi shprehjesh të pamatura, ndajmbathëse, etiketa të shtuara,  ndoshta, ato që ishin të dikujt tjetër sa ishte në ato fronte, që nuk është përballur fare me deliktet, që krijoheshin në masë të gjerë dhe kurrë të qarta për qytetarët. Këto janë derdhje mllefi pa një arsye logjike e as gjysmë argumenti. 

Mos u shërbeni me viktimat  

E keqja më e çoroditur, sot e gjithë kohën, është loja me viktimat civile. Është për keqardhje se si merret shembull markant, rasti i një të riu që bëri vetëvrasje (megjithë dhimbjen për të), si etiketë për përgjegjësi të njerëzve në pushtet. Pse nuk u diskutua asnjëherë nga institucionalistët e deritashëm për rastet e viktimave në burgje, të kualifikuara me kamuflikime, raste shumë më me përgjegjësi shtetërore se sa ky i konviktit, i strehuar nga viruesi në kohë pandemie. Njeriu që ka pasur te dera dhe në krejt lokalitetin e ndërtesës roje ka bërë "vetëvrasje" në Prizren, kolegu i tij pas pak ditësh në burgun tjetër, etj. dhe të tjerë, që nuk i dimë, përgjegjësinë nuk e mori askush nga institucionalistët në ato kohë kur ishin në pozitë. Si duket nuk e  mori as gjykata në mënyrë shumë më eksplicite. Cili rast mund të jetë më me përgjegjësi? Ata me roje në derë apo rasti kur nuk është menduar se do të duhej të ruhej dera dhe dhoma e këtij tjetrit. Për rastin e Astrit D. dhe të tjerëve u morën me kualifikime shumë të pabindëshme.

Gjithnjë duke i mbështjellë me akrrobacione të ulëta dhe të pabesueshme për opinionin publik. Tash na duket e tepërtë që të nënvizohet nga disa zyrtarë nëpër media si dëshmi rasti i Agonit, me plot dhembje e përgjegjësi, kur kjo punë ka mbetur në duar të drejtësisë. Mediat thërrasin me disa tipa të partive politike, të angazhuar nga disa lider të ashtuquajtur, apo disa 'analistë', të "ndërsyer" (me para e klientelë), për bombardime dhe ngarkime të "rrejshme" dhe shumë pa kryp, se ky është për përgjegjësi politike e  juridike (për keqardhje të atyre prindërve); këta tipat luajnë me dhimbjen e  familjarëve. Këtë e themi duke pasur parasysh njollat e atyre zyrtarëve, të mbetura gjerë e gjatë në çdo skutë sa ishin në postet përgjègjëse. Këta tipa nuk shqetësohen shumë për paaftësitë dhe neglizhencen e tyre dhe tash, për kaq pak kohë, sikur janë bërë njerëz shumë të 'meçur', të mëshirueshëm e të denjë për ta marrë pushtetin sërish në dorë.

Por, Jo për sjelljen e ndonjë të  mire Kosovës, por për rifitoret materiale pushtetore personale. Sikur vërtet ishin njerëz të 'suksesshëm' me politikë në të kaluarën e tyre, dhe qytetarët i shohin si dordolecët në kohën nën temperaturë të lartë! T'i abstrahojmë të gjitha, por nuk do të duhej të merreshin me rastet e punëve të drejtësisë. Janë aq shumë në kundërshtim me realitetin, sa nuk po mundet ta frenojnë veten nga kërcënimet, dhe kujt tjetër, pos këtij vendi e këtyre qytetarëve. 

Me këtë mënyrë, vetëm Kosovën e dëgjojnë, sikur ka ndodhur deri më tash, para syve dhe veshëve të botës!

Më në fund, një lutje, për hir të prindërve, familjes dhe të tjerëve, nuk do të duhej të luani me viktimat civile për çështje politike personale dhe shumë personale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"