Qeveria Hoti dhe LDK e Isa Mustafës poltronistë besnik të Hashim Thaçit

Qeveria Hoti dhe LDK e Isa Mustafës poltronistë besnik të Hashim Thaçit
  • 04 June 2020 - 14:03

 

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Prej vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugovës LDK ditë e për ditë e ka humbur forcën si parti e parë që ishte sa ishte ai gjallë, nga shantazhet e ndryshme dhe luftës speciale të SHIK-ut, që ka udhëhequr në ato kohëra, dhe ndarja e saje në dy pjesë që është bërë, dhe nga ajo kohë e ndarjes ma asnjëherë në zgjedhjet e përgjithshme LDK- së, nuk e ka zënë më kurrë vendin e parë.

Image

Edhe nga viti 2010 që në krye të kësaj partie si kryetar erdhi Isa Mustafa, deri më tani asnjëherë se ka zanë vendin e parë, përkundrazi haptas njohësit e politikave tani e vërejnë se edhe që kësaj partie iu kanë vra aktivist dhe kontribues të shumtë të kësaj partie, e që gjithherë iu kanë përshkruar njerëzve të PDK-së dhe SHIK-ut, e që deri më tani asnjë edhe i vetmi i vrarë nuk është zbulua, dhe as nuk është tentuar të zbulohen, edhe që gjatë zgjedhjeve çdoherë është luajt me atë lojë se do ti zbulojmë vrasësit e njerëzve tonë të devotshëm.

Kjo parti po e luan lojën e poltronistëve dhe tani është partija ma e përpiktë dhe  më e besueshme e Hashim Thaçit, që kur i duhet atij, e ofron dhe e bënë për veti si partinë më të besueshme, se ia kanë arritur që prijësve të kësaj partie të ua shtinë tutën në palcë, dhe shumicën nga ta janë të shantazhuar dhe korruptuar,  e që kanë fakte për ta. Prandaj tani ata janë të detyruar të punojnë në shërbim të Thaçit. Na kujtohet nënshkrimi nga ana e Isa Muatafes në vitin 2013 për asociacionin e komunave serbe, jashtë kompetencave  kushtetuese, krejt me urdhër të Hashim Thaçit që për fat Gjykata  Kushtetues e pati shpallur jashtë kushtetues.

Edhe emërimi i Hashim Thaçit si President i Kosovës, ndodhi me miratimin e LDK qe ishte ne koalicion me PDK, dhe na kujtohet kur iu drejtonte me krye e vetulla Isa Mustafes që të ndikon te deputetet e LDK për me ja dhënë votën atij, dhe kjo ndodhi bile edhe nga ata deputet qe edhe baballarët e tyre janë të vrarë sikur e shpjegova më lart.

Prandaj marr në përgjithësi edhe ky koalicioni i ri me kryeministër Avdullah Hoti do ta ketë një rrole të tillë sikur e shpjegova më lartë, dhe ka me i krye detyrat në përpikëri se çka ka me i thënë Hashim Thaçi, sepse edhe ashtu supozohet se bisedat e rëndësishme janë të kryera qysh nga moti, por tani ato marrvëshje duhen të zyrtarizohen dhe të nënshkruhen nga njerëz autoritar sikur i parasheh Kushtetuta domethënë nga kryeministri Avdullah Hoti, që do të jetë vetëm një lodër e thjeshtë në dorë të Hashim Thaçit, në procesin e dialogut me Serbinë, duke qenë i pafuqishme dhe i pa ndikim n diktimin e qëndrimeve të qeverisë karshi projektit të cilin e kanë dizajnuar deri më tani Thaçi dhe Vuçiq.

Edhe nënkryetari i LDK-se Lutfi Haziri e pranon që Avdullah Hoti në këtë proces do ta ketë vështirë të shtyn përpara platformën e Qeverisë, ngase ai do të dominohet nga Hashim Thaçi. “Me thënë të drejtën, nuk do të doja me pa askënd në lëkurën e Avdullah Hotit, do të jetë kryeministër i radhës, duke besuar në kapacitetet e tija profesionale sidomos në ekonomi, besoj shumë që përballja e efekteve të pandemisë në ekonomi janë sfida më e rëndë, ndërsa, sfidën në dialog nuk e ka me Grenellin po me presidentin Thaçi”.

Ka thënë Luftfi Haziri, nënkryetar i LDK-s. Edhe ky fakt tregon mjaftueshëm se rrëzimi i Qeverise Kurti nuk ndodhi për asgjë tjetër veç për të mbajtur Hashim Thaçi monopol në politikën e jashtme, në dialogun me Serbinë, dhe për të shpëtuar të korruptuarit e deritashëm në qeverisje nga ndjekja dhe zbulimi i dosjeve të tyre kriminale, por edhe shpresa që nëse jetësohet shkëmbimi i territoreve dhe veriu i bashkëngjitet Serbisë, atëherë do ta ketë ma të lehtë përballjen në Gjyqin Special sepse Serbia do ta luaj rrolin e saje si përgjigje për veriun.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"