Nënshkrimet për peticion pakënaqësie

Nënshkrimet për peticion pakënaqësie
Nënshkrimet për peticion pakënaqësie

Shefik Shkodra

  • 10 June 2020 - 21:25

Kam pa, e çka nuk ka pa e dëgjuar në këto ditë. Thonë që VV ka shumë militantë të përgazët. Askush nuk ka të tillë, çka kishte LDK. Në kontakt të rastit me ndonjë fëlliqën, më ka ndodhur të dialogojë jo në nivel dhe jo me thirrje nga ana ime, po këta në portale e televizione të paguara (kush dreqi e di prej nga), ishin të çakorduar më tepër se çdo kush në këtë shoqëri shqiptare. I thotë njeri: " Qe ujku!" ata prapë ia kthejnë: " Qe tragu!" Me aq rrena e montime që bëjnë këta, s'mundet kush tjetër ta marrë me mend. Me siguri, të mësuar për këto marifete, më shumë se të gjithë të tjerët. Këta, edhe kur e dinë që s'është ashtu, vetëm shkumëzojnë me zhurmë që ta abstrahojnë me dhunë realitetin. Fshihen me pseudonime dhe shajnë ke qëllojnë. Në mungesë të fakteve, një pjesë e tyre ishin shumë të tërbuar. U detyrova t'i përmendi këto si vërejtje, sepse nuk po i "shkruhet" mirë kësaj shoqërie moralisht e etnikisht. Provokimi i dytë lind për të krijuar sa më shumë urrejtje! Nuk mendon dikush për fundin. Nënshkrimet e VV-së, të simpatizantëve të saj dhe qytetarëve tjerë, me kërkesën për Zgjedhje të reja, e drejtë e tyre e pamohueshme, për ta shprehur vullnetin, që këtë vullnet ua ka marrë LDK dhe PDK, përkatësisht, presidenti i Republikës. Dhe ky peticion me nënshkrime të simpatizantëve të VV -ës dhe qytetarëve tjerë, është edhe një fakt i argumentuar për shprehjen e pakënaqësisë me plotë të drejtë, kundër atyre që ua morën të drejtën për të udhëhequr institucionet e vendit, me zërin e qytetarëve, nga tetori i vitit të kaluar. Tashmë, kjo rrjedhë deri në emërimin e një qeverie tjetër, është e njohur për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe më gjerë.

Unë personalisht, mendoj se, asgjë të re nuk do të sjellë peticioni i nënshkrimeve. Nëse Gjykata Kushtetuese ishte në pranimin e dekretit të presidentit, me aq reagime e dëshmi se ky dekret ishte jo kushtetues, atëherë çfarë do të bëjnë të njëjtit gjykatës(?) Dihet se ishin të manipuluar dhe sërish do t'ia thonë të njëjtës këngë. Pra, ky kolegjium nuk do ta ndiej veten të obliguar për ndryshime. Me qenë se, për ndryshime nuk ishin as ata të Gjykatës Kushtetuese me kohë, sepse ky mohim u konvenonte edhe atyre. Peticioni me nënshkrime për zgjedhjet e reja, organizuar nga VV-je, është një kërkesë në shkallën pohore në mënyrë demokratike, me jehonë për një abuzim nga partitë dhe institucionet në pushtet. Pra, për t'u njoftuar më qartë opinioni publik me grabitjen e të drejtës të kësaj partie, me ndikime të drejtë për drejta në Gjykatën Kushtetuese dhe te partitë. Po të ishte Gjykata Kushtetuese e pavarur, nuk do ta pranonte procedurën jo aq të pajtueshme të mocionit, nuk do ta pranonte dekretin e presidentit. As nuk do ta pranonte, më në fund, mënyrën e votimit të Qeverisë Hoti. Në të kundërtën, do të kërkonte përgjegjësi nga personat në implikime jashtëligjore për votimin e kësaj qeverie kukull. Po, mendoj se VV e ka planin në vazhdën e aktiviteteve të saj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".