Rrenat e mashtruesit të Brojës Hashim Thaçi i zbulon edhe Aleksandër Vuçiqi

Rrenat e mashtruesit të Brojës Hashim Thaçi i zbulon edhe Aleksandër Vuçiqi
Rrenat e mashtruesit të Brojës Hashim Thaçi i zbulon edhe Aleksandër Vuçiqi

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 11 June 2020 - 17:37

“Aq torollak dhe hajvan u tregua Hashimi i Haxhi Brojes, se Serbia do të na jep Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit dhe nuk po humbka asgjë . Merreni me mend se a i beson kush këtij hajvani shkuar hajvanëve kur Serbia fashiste akoma lufton për ta gëlltitur Kosovën dhe ajo po na epka ato pjesë edhe pse historikisht kanë qenë dhe janë tonat por të okupuara. Serbianët e thanë hapur se ne nuk do ta njohim kurrë Kosovën edhe në këtë kufij të tanishëm, dhe rrenat e matrapazit të Brojës dolën në shesh edhe pse janë ditur, por, kanë menduar vetëm disa këlysh që i ka rrotull që ushqehen për një asht që ja gjuan në tenxhere”.

"Shpesh herë e kam përsëritur dhe kurrë nuk kam pasur dyshime se djali i Haxhi Brojes, Hashimi, është dredharak, shpirtshitur dhe për interesa të tija personale dhe karrieriste bënë çdo gjë. Pjesët e Kosovës, ky dilinxhi dhe ky bisht dredhur i jep si të ishin malli i babës së tij, apo si plaçkë pazari. Po ashtu, këtij matrapazi kurrë nuk i ka rrah sakica me një vend, herë thoshte ndryshim i kufijve, herë thoshte korrigjim i kufijve dhe herë thoshte se Kosova nuk humb asnjë milimetër toke. Pra mashtrimet dhe rrenat e këtij matrapazi janë të panumërta, prandaj një njeri normal nuk i beson se çka thotë dhe gjithmonë e ka pasur me hile dhe në dëm të Kosovës dhe të kombit tonë në përgjithësi. Aq torollak dhe hajvan u tregua Hashimi i Haxhi Brojes, se Serbia do të na jep Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit dhe nuk po humbka asgjë . Merreni me mend se a i beson kush këtij hajvani shkuar hajvanëve kur Serbia fashiste akoma lufton për ta gëlltitur Kosovën dhe ajo po na epka ato pjesë edhe pse historikisht kanë qenë dhe janë tonat por të okupuara. Serbianët e thanë hapur se ne nuk do ta njohim kurrë Kosovën edhe në këtë kufij të tanishëm, dhe rrenat e matrapazit të Brojës dolën në shesh edhe pse janë ditur, por, kanë menduar vetëm disa këlysh që i ka rrotull që ushqehen për një asht që ja gjuan në tenxhere. Por, edhe pse nuk e pranon publikisht ky matrapaz e di fortë mirë se ka dështuar tradhtisht dhe shumë turpshëm, dhe do ikë me damkën e zezë që kush sa të jetë toka e qielli nuk mund t´ia laj. Ka vdekur edhe ideja e tij tradhtare bashkë me ata këlyshët që u mashtruan për thasët me para dhe që të mos digjet në Gjykatën Speciale që e solli vetë dhe bile kërcënonte të tjerët që ta aprovojnë këtë tradhti kombëtare dhe ky shpresonte se kinse do të del i pa lagur. Do vije dita që do të përgjigjet për të gjitha të zezat dhe tradhtitë që ia ka bërë vendit dhe qytetarëve të saj dhe përpos kësaj ky do të përgjigjet para popullit edhe për hajni deri në pakufi me bandën e tij të Brojes”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"