Hashim Thaçi është mashtrues, brenda ditës i ka ndryshuar qëndrimet e tij

Hashim Thaçi është mashtrues, brenda ditës i ka ndryshuar qëndrimet e tij
Hashim Thaçi është mashtrues, brenda ditës i ka ndryshuar qëndrimet e tij

Faik Krasniqi

  • 11 June 2020 - 18:02

Shkruan: Faik Krasniqi

“Hashim Thaçi është mashtruesi më i madh në skenën politike të Kosovës. Prej që është në skenën politike, deklaratat e tij kanë qenë kontravers. Brenda ditës i ka ndryshuar qëndrimet e tij. Tipik mashtrues. Gënjeshtar. Edhe sot pa pikë fytyre bënë deklarata se Serbisë do të ja merr Kosovën Lindore( Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën. Madje pa i dhënë Serbisë asgjë në këmbim. Fatkeqësia më e madhe është që ka njerëz që akoma besojnë në gënjeshtrat e tij”.

Presidenti Thaçi, ka deklaruar lidhur me qëndrimet e tij në raport me Serbinë, dialogun dhe arritjen e marrëveshjes eventuale me këtë shtet në fund të bisedimeve.

Fatkeqësia më e madhe është që ka njerëz që akoma besojnë në gënjeshtrat e tij. Territori i sotëm i Serbisë është kryesishtw me toka shqiptare. Nëse ka shtet që përfiton diçka në tavolinë, atëherë ajo është Serbia. Gjërat tjera që fliten janë muhabete shqiptarësh dhe mashtrimet e Hashim Thaçit. Nëse do të kemi "shkëmbim territoresh", atëherë Kosova do t'i merr disa fshatra të Preshevës, por jo edhe Preshevën me fshatra, dhe Bujanocin e Medvegjën me fshatra. Kurse Serbia deri te lumi Ibwr ”

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"