Ja si po zhgënjehet diaspora kosovare me partitë parlamentare të lidhura me krimin

Ja si po zhgënjehet diaspora kosovare me partitë parlamentare të lidhura me krimin
Ja si po zhgënjehet diaspora kosovare me partitë parlamentare të lidhura me krimin

Gurakuç Kuçi

  • 13 June 2020 - 09:15

Shkruan: Gurakuç Kuçi

“Qëllimshëm nuk bëhet zgjidhje për diasporën e madje sot ata edhe fyhen vetëm e vetëm përse duan të mirën e Kosovës. Ne nuk i meritojmë ata. Për diasporën dhe kujdesin ndaj tyre duhet një ligj i veçantë që atyre u siguron votim në disa pika në vendet ku jetojnë ata dhe jo vetëm në ambasadë. Duhet të ju sigurohet qasje e lehtë në disa vende ku jetojnë shqiptarët qasje për të kryer punët administrative. Lehtësime procedurash dhe përshpejtim si brenda ashtu edhe jashtë vendit për çështjet administrative. Mësim në gjuhën shqipe në çdo vend ku ka shqiptarë të interesuar e jo vetëm në ndonjë vend sa për sy e faqe. Hyrjet dhe daljet në Kosova duhet të u lehtësohen dhe çdo investim apo dërgesë e tyre të lirohet nga tarifat doganore, akciza e restrikcione tjera tarifore dhe jo tarifore”, shkruan politologu Gurakuç Kuçi.

Diaspora shqiptare e veçanërisht ajo e Kosovës në Amerikë, në Evropë e Australi çdo herë kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën, por partitë politikë në pushtetin e pas luftës në Kosovë, asnjëherë nuk janë përkujdesur që të ju japin hapësirë të mjaftueshme në politik bërje, kuadrove të diasporës, e të mos flasim për një përkujdesje institucionale të duhur që vota e tyre të jeta aktive në zgjedhjet e shtetit të Kosovës. Është e qëlluar dhe e domosdoshme iniciativa ligjore e VV-së para Kuvendit të Kosovës, për ta lehtësuar pjesëmarrjen në politik dhe votimin në zgjedhje për diasporën Kosovare, sepse kontributi ndër dekada është i jashtëzakonshëm dhe vendimtar për lirinë e Kosovës. “Lobi shqiptaro-amerikan në SHBA përveç lobimit ka dhënë edhe para të mëdha që çështja e Kosovës të futet në agjendat e SHBA-së që nga fillimi i viteve të ’80, për të vazhduar kontributin edhe me para e ushtarë në Kosovë. Pa diasporën tonë në Evropë Kosova kurrë nuk do të mund të vinte deri tek mobilizimi për të hyrë në agjendat evropiane, të binte në kontakt me politikanë evropianë e të mobilizonte shuma tejet të mëdha parash për Kosovën. Ata vazhdojnë sot që ta mbajnë likuiditetin e ekonomisë së Kosovës me rreth një miliard të hyra në forma të ndryshme. Nëse vetëm për një vit Kosovës i hiqen këto para, ekonomia e Kosovës do të ishte e falimentuar. Ata e duan vetëm më të mirën për Kosovën dhe nuk janë klientelista e militantë të asnjë subjekti që përfitojnë në forma jo meritokratike”.

Edhe tani kur iniciativa ligjore ka shkuar në Kuvend, Kuçi thotë se ka rrezik që për inate politike, kjo nismë të rezulton e dështuar sepse kërkohen shumë veprime mbështetëse ndaj kosovareve në diasporë dhe kjo kastë politike deri tani nuk ka qenë e interesuar ta ofron atë qëllimisht. “Qëllimshëm nuk bëhet zgjidhje për diasporën e madje sot ata edhe fyhen vetëm e vetëm përse duan të mirën e Kosovës. Ne nuk i meritojmë ata. Për diasporën dhe kujdesin ndaj tyre duhet një ligj i veçantë që atyre u siguron votim në disa pika në vendet ku jetojnë ata dhe jo vetëm në ambasadë. Duhet të u sigurohet qasje e lehtë në disa vende ku jetojnë shqiptarët qasje për të kryer punët administrative. Lehtësime procedurash dhe përshpejtim si brenda ashtu edhe jashtë vendit për çështjet administrative. Mësim në gjuhën shqipe në çdo vend ku ka shqiptarë të interesuar e jo vetëm në ndonjë vend sa për sy e faqe. Hyrjet dhe daljet në Kosova duhet të u lehtësohen dhe çdo investim apo dërgesë e tyre të lirohet nga tarifat doganore, akciza e restrikcione tjera tarifore dhe jo tarifore”.

Diaspora po fyhet vazhdimisht nga plot figura e militantë të disa partive politike, sepse diaspora kriminelët, injorantët, militantët dhe mercenarët para politikë i len pa punë. Përkundër disa fyerjeve që u vijnë të mos na lëshojnë nga dora dhe të mos na e kthejnë shpinën sepse shumica Qytetarë shpresën për ndryshime e shohin vetëm nga qytetarët e shkolluar dhe edukuar në diasporë, me një mbështetje të fuqishme që do e gjejnë edhe tek të rinjtë në atdhe . “Shumica jonë i donë e i respekton, sepse ata janë pjesa vitale e atdheut tonë dhe pa ta nuk do kishte as shtet Kosova. Rezistenca e tyre është mbijetesa e atdheut të tyre dhe e jona. Andaj edhe iniciativa e LVV-së mbetet e mirë edhe pse duhet plotësuar dhe nëse partitë tjera dalin kundër ligjit e nuk bashkëpunojnë për ta plotësuar atë, kjo nuk duhet të jetë zhgënjim për diasporën, por thirrje për mobilizim për ta larguar krimin nga vendi”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"