Samiti në Washington, skenar për rizgjedhjen e Hashim Thaçit në mandatin e dytë presidencial dhe arritjen e marrëveshjes me Serbinë në shkurt-mars të vitit 2021

Samiti  në Washington, skenar për rizgjedhjen e Hashim Thaçit në mandatin e dytë presidencial dhe arritjen e marrëveshjes me Serbinë në shkurt-mars të vitit 2021
Samiti  në Washington, skenar për rizgjedhjen e Hashim Thaçit në mandatin e dytë presidencial dhe arritjen e marrëveshjes me Serbinë në shkurt-mars të vitit 2021

Drizan Shala

  • 17 June 2020 - 08:16

Shkruan: Drizan Shala

 “Pra, në aspektin politik, normalizimi i raporteve në mese Prishtinës dhe Beogradit në ketë kohë do të jep një bazë të shendosh në arritjen e marrëveshjes finale në muajin shkurt/mars 2021, pas ri zgjedhjes së Presidentit aktual të Kosovës edhe për 1 mandat të dytë, z. Hashim Thaçin. Sepse Presidentit i Kosovës është i vetmi personalitet që është pjesa që nga fillimi i bisedimeve deri në ditët e sodit dhe kjo për Amerikanët është një tregues që finalja e madhe do të jetë pas muajt Janar të 2021”.

Zhvillimet politike në rajon dhe më gjerë,mobilizimin i faktorit ndërkombëtar për fillimin e shpejtë të dialogut me Kosovës dhe Serbisë, po e sheh si përgatitje serioze që më së largu në fillimin e vitit 2021, të arrihet marrëveshja paqësore mes Kosovës dhe Serbisë, ti hapet rrugë bashkëpunimit ndër fqinjësor dhe zhvillimit ekonomik, me interes për të dyja vendet dhe stabilitetin politik e të sigurisë rajonale. Shala beson që prapa kësaj agjende fshihet edhe projekt do për sigurimin e mandatit të dytë presidencial për Hashim Thaçin.

“Në lidhje me takimin e 27 Qershorit në Washinton DC. të Amerikës të organizuar nga Richard Grenell për të rifilluar bisedimet duhet të analizohet nga dy pikëpamje: 1. Politike dhe 2. Ekonomike.

Kosova e ka platformën e saj për dialog me Serbin të ndërtuar për gjatë 12 vite që nga shpallja e pavarësisë sw Kosovës dhe është e qartë që nuk do ketë: marrëveshje për ndryshim kufijve dhe nuk do jetësohet asociacioni i komunave serbe me mandat ekzekutive. Ndërsa karshi fazës politike Kosova dhe Serbia do përfitojnë një pako ekonomike me të cilin do përpiqet që palët të binden që marrëveshja politike në veti sjell ndihma në vlerë miliardëshe, infrastrukturë, prodhim si dhe ndihma në rimëkëmbjen ekonomike dhe që sillen rreth 3 miliard dollar për Kosovën dhe Serbinë në një periudhë 2 vjeçare”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"