Është koha që ndërkombëtarët ta izolojnë këtë kastë të korruptuar në pushtet që po zhvatë tash e dy dekada

Është koha që ndërkombëtarët ta izolojnë këtë kastë të korruptuar në pushtet që po zhvatë tash e dy dekada
Është koha që ndërkombëtarët ta izolojnë këtë kastë të korruptuar në pushtet që po zhvatë tash e dy dekada

Ali Hertica

  • 17 June 2020 - 19:18

Shkruan: Ali Hertica

”Për ta dëshmuar mbështetjen serioze për qytetarin e përvajtuar e mashtruar nga pushtetarët që u ndërruan njëri pas tjetrit, ndërkombëtarët duhet ti thonë mjaft dhe ta izolojnë këtë kastë politike. Qytetari thjeshtë është i zhgënjyer tej mase për gjendjen e këtij shteti të ngulfatur nga lahperat, zhigolët, drogerët, kumarxhinjtë, fajdexhinjtë, të gjithë i ke në krye të piramidës së skemave të mashtrimit kolektiv, që ka arritur të prodhojë vetëm erë të keqe”.

Kosovës i lëkundet imazhi në botën demokratike, në saje të shumë dukurive negative në shoqëri. Asaj i lëkundet imazhi edhe në saje të keq menaxhimit që i bënë qeveria e Kosovës institucioneve të Kosovës. Asaj i lëkundet imazhi edhe në saje të veprimeve të disa subjekteve politike të Kosovës. Edhe ndërkombëtarët sikur punojnë në disfavor të shtetësisë së Kosovës sepse po bashkëpunojnë dhe nuk po e izolojnë këtë kastë të korruptuar politike në pushtet që po zhvatë e mashtron tash e dy dekada. Humanizmi shpreh thellë ,besimin dhe mundësitë e arsyes,të bëjnë përshtypje të thellë. Njëkohësisht, ajo që thuhet për njërin, mund ta thuash edhe për tjetrin. Të dytë të japin një pamje njerëzore, ku të kuptuarit, arsyeja dhe morali janë themelore dhe kontribuojnë për të fituar mbi pesimizmin. Të parët e vendit janë të prirë të lavdërohen me primitivizmin e tyre ekstrem-arrogant. Sa më herët që të kuptohet ky fakt nga qytetarët rritet shpresa se ata do të reagojnë, si çdo kund në botë, të ndryshojnë këtë gjendje të mjerimit. Të gjitha këto vite jo të mira që i kemi lënë mbrapa, janë pasojë e mentalitetit fatalist të kësaj klase politike dhe indolencës tonë të pa parë .Dhe, për çudi qytetarët janë dorëzuar para një mentaliteti dhe një kaste miope politike, lakmitare për të mira dhe lakmitare për pushtet absolut. Pushtetet që i patëm deri më sot i shikuan vetëm interesat e veta , plotësimin e dëshirave për familjarët e tyre , duke i abastrahuar interesat e njerëzve tjerë .Nuk i shikuan interesat e përgjithshme dhe të mirën e përgjithshme të shtetit dhe qytetareve të lodhur ekonomikisht çdo ditë e më shumë. Jemi duke u treguar popull i dobët, popull që nuk dinë me i mbrojt interesat legjitime. Patëm shumë sundimtarë të huaj mbi kokë shekuj më radhë dhe mbijetuam si popull, që ishte shumë vështirë të mbijetohet. U krijuan rrethanat historike shumë të favorshme pas një kohe të gjatë, dhe është e pa kuptueshme së si nuk jemi duke e shfrytëzuar këtë mundësi as minimalisht! Jemi duke degraduar, jemi duke degjeneruar, jemi duke u treguar edhe njerëz primitive dhe duke shthurur shtetin historik. Duhet të theksohet se pushteti politik dhe shtetëror, që përkojnë në shumë aspekte, nuk janë identike në të njëjtën kohë. E gjithë pushteti shtetëror është fuqi politike, por jo e gjithë pushteti politik është fuqi shtetërore. Përmbajtja e pushtetit politik është shumë më e gjerë, dhe pushteti shtetëror është institucioni qendror. Peshkaqenët” e kastës politike janë duke gëlltitur çdo të mirë materiale veç iu kanë mbetur ti gllabërojnë edhe njerëzit në këtë kohë të epidemisë kolosale që do të përpijë botën e qytetëruar. Por këta matrapaz kanë arritur rezultate më shumë për vete dhe familjet e tyre, e për nocionin popull nuk po dinë as që ekziston. Pushtetmbajtësit po e shpenzojnë atë që nuk u takon, e fëmijët e popullit po përpëliten për gjerat më elementare të jetës. Ata tashmë janë duke e ditur së çfarë udhëheqës diletant dhe injorantë kanë mbi kokë. Është për keqardhje sjellja e papërgjegjshme që të mos pranojnë të marrin përgjegjësi, të mos pranojë të vijë në takime duke krijuar obstruksione e abuzime që tërësisht është ego politike, luftë për pushtet, nuk po njohin tjetër argument për të ardhur në pushte.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"