Mashtruesit u kthyen në pushtet, shkelën premtimet për sundimin e ligjit dhe Vetingun

Mashtruesit u kthyen në pushtet, shkelën premtimet për sundimin e ligjit dhe Vetingun
Mashtruesit u kthyen në pushtet, shkelën premtimet për sundimin e ligjit dhe Vetingun

Ragip Guraziu

  • 18 June 2020 - 07:06

Shkruan: Ragip Guraziu

“ Pra edhe kjo Qeveri përfundimisht do ta nxjerr jashtë agjende dhe bërjen e ligjit Veting. Kjo u pa fare qartë nga deklarimi i zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj para ministrave, i cili ka thënë se deri më tani nuk e kanë ende të qartë nëse do të realizojnë një proces të Vetingut, sepse janë në dilemë të madhe nëse do ta realizojnë një proces të Vetingut ose diçka të ngjashme, pasi që përkushtimi është që në bashkëpunim me partnerët bashkëpunëtor të fushës së drejtësisë të provojnë për të identifikuar sfidat që ky sistem i ka në Kosovë. Pra po shihet qartë se me premtime, dyshime dhe rrena, qytetarët janë mësuar nga qeveritë e deritanishme, edhe nga e tashmja po vazhdon i njëjti avaz sa i përket Vetingut”.

Analisti politik Ragip Guraziu e konsideron tradhti të pa falshme të LDK-së ndaj qytetarëve, mos mbajtjen e premtimit për reformat në drejtësi të iniciuara dhe të përfshira në Programin e koalicionit Qeverisës me LVV-në koalicion që e prishën për shkak të lakmisë së uzurpimit të pushtetit, për disa ministri më shumë. Pa ligjin Veting nuk ka shtet të së drejtës dhe luftim të krimit e të korrupsionit, prandaj ky projekt do të mbetet obligim për ta quar deri në fund ndonjë qeveri tjetër që vjen pas LDK-së me ish partnerët e PAN-it, AAK e NISMA.

“Kosovës i duhet një Veting, por deri tani dështuan të gjitha qeveritë e Kosovës për të bërë këtë. Edhe tani po shpërfaqet hapur frika nga ligji Veting, edhe nga Qeveria Hoti, pikërisht për faktin se me këtë ligj do të pastrohej pjesë më e madhe e strukturave të kapura në sistemin e drejtësisë, por nuk do ti shpëtonin ndjekjes as grupet kriminale të interesit nëpër parti politike. Me projektin e reformës në drejtësi, Vetingu është çështja kryesore në vëmendjen e politikës vendase dhe ndërkombëtare. Rregullimi i projektligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve është kërkesa më emergjente e e zyrtarëve ndërkombëtarë ndaj shtetit më të ri,Kosovës, për ta pasur një drejtësi të pa varur, efikase dhe funksionale”.

Ligji Veting nga Institucionet e Kosovës, ka vite që kërkohet nga faktori ndërkombëtar,por politika vazhdimisht e ka injoruar kërkesën. “Ishte viti 2016 -të kur Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan miratimin e 7 ligjeve mbështetëse për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese, duke filluar nga projektligji i Vetingut. Miratimi i shpejtë i tij do të përshpejtonte zbatimin e reformës në drejtësi, pa të cilën Brukseli ka thënë se nuk i hap negociatat për anëtarësimin e Kosovës. Mirëpo të korruptuarit po i frikësohen këtij ligji prandaj kjo është arsyeja që po e përgatitë Qeveria Hoti ngadalë, por siç thuhet sigurt heqjen nga programi legjislativ projektin për iniciativën ligjore të ligjit Veting, të cilin e kishin premtuar dhe filluar që në fillim të mandatit së bashku me LVV-në”.

Shpërfaqja e hapur e qëndrimit kundër ligjit Veting, sipas Guraziut, u vërejt më së miri në mbledhjen e dytë të qeverisë së Kosovës, ku u debatua rreth këtij projekti të reformës në drejtësi, e ku në detaje ka folur zëvendëskryeministri nga radhët e LDK’së, Driton Selmanaj I cili ka shfaqur hamendjen nëse Vetingu do të bëhet apo hiqet dorë nga ai, për të iniciuar ndryshime në Kushtetutë. “ Pra edhe kjo Qeveri përfundimisht do ta nxjerr jashtë agjende bërjen e ligjit Veting. Kjo u pa fare qartë nga deklarimi i zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj para ministrave, i cili ka thënë se deri më tani nuk e kanë ende të qartë nëse do të realizojnë një proces të Vetingut, sepse janë në dilemë të madhe nëse do ta realizojnë një proces të Vetingut ose diçka të ngjashme, pasi që përkushtimi është që në bashkëpunim me partnerët bashkëpunëtor të fushës së drejtësisë të provojnë për të identifikuar sfidat që ky sistem i ka në Kosovë. Pra po shihet qartë se me premtime, dyshime dhe rrena, qytetarët janë mësuar nga qeveritë e deritanishme, edhe nga e tashmja po vazhdon i njëjti avaz sa i përket Vetingut”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"