Hashim Thaçi përgatitë dhe negocion marrëveshjet e dhimbshme me Serbinë, i gjen servilët dhe të dëgjueshmit viktima për nënshkrim

Hashim Thaçi përgatitë dhe negocion marrëveshjet e dhimbshme me Serbinë, i gjen  servilët dhe të dëgjueshmit viktima për nënshkrim

Hajrullah Tërnava

  • 18 June 2020 - 07:15

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Krejt kjo lojë e Thaçit e ka qëllimin që në historinë e Kosovës për kompromiset e dhimbshme që duhen të bëhen në disfavor të Kosovës nënshkrues i tyre mos të figuron Thaçi por dikush tjetër si në këtë rast Hoti si kryeministër i vendit që i ka edhe kompetencat e tilla shtetërore. Na kujtohen të thënat kur e akuzojshin Thaçin për nënshkrimin e Asociacionit serb, kurse ai distancohej dhe e fajësonte drejtë për së drejti LDK-në që ajo i ka nënshkruar këto marrëveshje, që fatmirësisht Gjyqi kushtetues e pati shpall si të paligjshme me shumë mangësi, prandaj ky kryetari Thaçi edhe të gjitha veprimet e marrëveshjeve i ndërmerr vetë e që janë të dëmshme, pastaj i gjen të dëgjueshmit e tij që i detyron me i nënshkrua, që në të ardhmen ato gabime-tradhti ti përshkruhen atij që i ka nënshkruar”.

“Qeveria Hoti që u krijua para disa ditëve në koalicion me LDK-AAK-Nisma-Lista serbe, në rrethana të tilla që tani për opinionin janë të njohura, që mezi i bënë 61 vota, e duke u komprometuar kryetari Thaçi që i shkoj deputetit të Nismës në shtëpi mbas gjysmës së natës dhe i bëri presion për votën e tij, si burrështetas që duhet të jetë neutral në politikat e vendit, dhe të jetë faktor stabilizues, përkundrazi ai po e luan rrolin e nguca keqit, sidomos ndaj të padëgjueshmëve në politikat kosovare që udhëheqin politika të pa varura, prandaj s’është befasi kjo situatë e tanishme që politikat në vendin tonë janë tepër destabilizuese, edhe rrëzimi i qeveris Kurti i përshkruhet Thaçit, që me veprimet e tija ka ndikim te të gjitha partitë tjera përpos LVV. Por tani e ka humb kontrollin dhe sillet në panik, e që ai e din arsyen e këtyre sjelljeve, që tani populli e ka kuptua dhe është bërë persona nongrata-i padëshiruar për shumicën e popullit, e posaçërisht këtë mllef po e tregon ndaj Albinit dhe Vjosës, që nuk i përket kjo një kryetari të një shteti të Kosovës. Prandaj gjasat reale janë që Qeveria Hoti të përfundon me mandat të djegur nga dialogu me Serbinë, për faktin se është Qeveri e pakicës e cila mezi po arrin ti siguron 61 vota në Kuvend për ti votuar propozimet dhe kërkesat edhe më të thjeshta të Qeverisë së Kosovës. Vetëm në seancën e fundit u dëshmua pafuqia e kësaj Qeverie e cila dështoj të siguron votat për votim dhe ratifikim të dy marrëveshjeve ndërkombëtare. Edhe në të ardhmen për vendime të tilla që janë në interesin e Serbisë, nëse nuk votohen ato vendime, Lista serbe nuk do ti votoj ato vendime, prandaj është e qartë se kjo Qeveri nuk do të jetë asnjëherë stabile.

Edhe kundërshtimi i LVV-së pranë Gjykatës Kushtetuese për deputetin e dënuar me dënim të plotfuqishëm e që ai edhe tani voton dhe qëndron në kuvend, ditëve në vijim do të shihet se a është në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Edhe shefja e BE‘së në Kosovë, Nataliya Apostolova është shprehur e zhgënjyer për mos ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës, në seancën e së enjtes. Është e kuptueshme që një Qeveri e tillë si kjo e Hotit si pakicë që është duke u sfiduar nga gatishmëria e palës serbe për fillim të shpejtë të dialogut pasi tani edhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm për vazhdimin e dialogut me Kosovën, pas heqjes së tarifës dhe masës së reciprocitetit. Prandaj kjo Qeveri e tanishme do të jetë rrezikshme për Kosovën, për kompromise të dhimbshme që duhet ti bëjë në favore të Serbisë sikur edhe tani që e hoqi reciprocitetin, e që marrëveshjet e dhimbshme qysh më herët janë arritur mes Vuçiqit dhe Thaçit, vetëm duhen të zyrtarizohen me nënshkrimin e Kryeministrit Hoti.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"