Koha dëshmitare, Qeveria Hoti vegël e Hashim Thaçit dhe PDK-së për kompromisin e dhimbshëm në marrëveshjen me Serbinë

 Koha dëshmitare, Qeveria Hoti vegël e Hashim Thaçit dhe PDK-së për kompromisin e dhimbshëm në marrëveshjen me Serbinë
 Koha dëshmitare, Qeveria Hoti vegël e Hashim Thaçit dhe PDK-së për kompromisin e dhimbshëm në marrëveshjen me Serbinë

Arsim Haziri

  • 19 June 2020 - 16:25

Shkruan: Arsim Haziri

Qeveria Hoti është jashtë legjitimitetit qytetarë, është qeveri e pazareve dhe lëshimeve. Këtë gjykim e forcojnë vendimet e qeverisë që kanë të bëjnë më shfuqizimin e reciprocitetit, një ndër masat më bazike të një shteti sovran. Këtë qeveri e bënë edhe më të dobët përfshirja në pozicione kyçe të listës Srpska, duke e parë këtë gjendje mbizotëruese, më benë të kuptoj që kjo qeveri është e negociatave të pabarabarta që kanë për t'u shtyrë Presidenti ynë si dhe ai i Serbisë. Edhe votat do të sigurohen në parlament. Kjo është më se e qartë. Qeveria Hoti është mundësuar si ekzekutiv pikërisht për shkak të interesave të presidentit, konkretisht konsolidimit të procesit dialogimit me theks të veçantë nënshkrimit të një marrëveshje me Serbinë, gjë të cilën e kishte kundërshtuar fuqishëm ekzekutivi paraprak më në krye me Albin Kurtin”.

-Kjo qeveri është rezultat i shumë faktorëve, si të brendshëm po ashtu edhe të jashtëm, prandaj duke qenë e tillë s'mund të jetë ashtu siç paraqitej e promovohej, qeveri kombëtare dhe e mundshme për ta bërë vendin nën dominimin normativ. Këto janë manipulime të llojit të vet, dhe ngarendja e bartësve të koalicionit përfshi edhe Presidentin, nënkupton e shënon një lloj agjende me përmbajtje pothuaj të dhimbshme, që ndërlidhet me marrëveshjet që duhet t'i nënshkruan pala jonë ekzekutive. Dialogu në mes këtyre dy shteteve, ka kohë që zhvillohet dhe për afro 37 marrëveshje të nënshkruara, palët veçanërisht Serbia nuk i ka implementuar. Pra në këtë stad kemi një sabotim të qëllimtë në implementimin e tyre, edhe pse misioni i tyre ka qenë për t'u respektuar. Unë dyshoj për marrëveshje pozitive, duke u nisur nga fakti se vet rrëzimi i qeverisë Kurti dhe krijimi i një qeverie Hoti, që njëherit shënon precedentë kushtetutar, bartin shumë elemente pesimiste dhe dekonstruktive për shoqërinë tonë. PDK-ja dhe mënyra e paraqitjes së saj në simbiozë me politikat e Amërikës, konsideroj së më shumë shënojnë formë sesa përmbajtje, për deshifrim të kësaj mendësie kishim përpjekjen e pikërisht të kësaj partie për ta zhbërë Gjykatën Speciale, që dikur e shtynin me çdo kusht. Këtu lojërat tejet dinake dhe të rrezikshme po i realizon presidenti i vendit, ai përmes ndikimit arriti vendit t'ia krijoj një precedent kushtetues, duke e lënduar rënd demokracinë. Gjitha pushtetet në Kosovë, pothuaj nuk e kanë parë politikën e jashtme si faktor mjaft me rëndësi, këtë dobësi në arenën ndërkombëtare më së miri na e paraqet tërheqja e njohjeve nga shtetet që dikur e kishin njohur Kosovës. Kosova nuk mund ta restauroj aspak imazhin e saj në rrafsh ndërkombëtar, pavarësisht se thirrjet e qeverisë janë në një dimension pozitiv. Realisht politika e jashtme nuk mund të ketë kuptim e rendësi pa një stabilitet të brendshëm institucional e politik, pikërisht kjo ndjeshmëri është reflektuar edhe në politikën e jashtme, natyrisht duke e përfshirë edhe lobimin negativ të Serbisë, dhe këto dy faktorë kane arritur për ta paraqitur Kosovën mjaft keq në shtetet respektive. Edhe kjo qeveri, e cila ka një gjysmë funksionimi praktik e me një legjitimitet të vjedhur, nuk do të mund të vendos politikën e jashtë në binar normal, kjo situatë gjithnjë e më shumë do të dobëson rolin tonë edhe tek ato shtete që e kanë njohur Kosovën. Shteti i Kosovën, prej pavarësisë e këndej është përcjellë me keqpërdorime masive e të pandërprera dhe pamundësia për ta rritur fuqinë tonë në arenën ndërkombëtare, ka bërë që Serbia t'i zgjoj gjithë aparatin shtetëror në dëm të Kosovë, i tillë ishte rasti me INTERPOL-in, UNESCO-n e kështu me radhë. Kosova aktualisht udhëhiqet prej grupacioneve kleptokratike, ku bazë për interesimin e tyre ka qenë dhe mbetet interesat private e klienteliste, kjo mendësi ka ndikuar që vendin ta përcjellin shumë fenomene negative, të cilat qytetari vështirë se po i përballon.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"