Ka dështuar Bashkimi Evropian, Washingtoni ta merr rolin prijës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Ka dështuar Bashkimi Evropian, Washingtoni ta merr rolin prijës në dialogun  mes Kosovës dhe Serbisë
Ka dështuar Bashkimi Evropian, Washingtoni ta merr rolin prijës në dialogun  mes Kosovës dhe Serbisë

Muhamet Kelmendi

  • 23 June 2020 - 12:08

“Sa ishte zonja Mogherini e pamë të gjithë si shkuan raportet. Ajo ç’rregulloi tërësisht vendin tonë dhe arriti deri atje sa që edhe copëtimin e vendit ta bëjë. Tash janë angazhuar dy politikan aspak të drejtë në raportet Kosove -Serbi. Si z. Borrel, ashtu edhe Lajçaku që vijnë nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën në shtet të pavarur dhe sovran. Dhe, natyrisht se këta të dy nuk janë të prirë në zgjidhje të drejtë. Kjo, vjen edhe nga fakti se shumë shtete i kanë ndryshuar qëndrimet e veta. Uniteti në BE është zero. Pra, ka mbetur çështja në Washington.

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Pjesëmarrja e SHBA-ve në rol kryesor, në diskutimet Kosovë-Serbi shihet nga shumë anë si gjë pozitive, sepse edhe vetë gjendja në Kosovë është në një masë rezultat i angazhimit të SHBA-ve. Ndërsa sa i përket BE-së dhe të përfaqësuesve të saj në raport me shtetin kriminal serb, është një dështim total i Brukselit. Brukseli dështoi në vazhdimësi, sepse caktoi përfaqësuesit e njëanshëm në bisedime. Me Grenellin nuk di si do të shkojnë raportet por Kosova e ka bazën e fuqishme të argumentimit gjatë bisedimeve. Ajo është Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Nën këtë nuk ka ku shkon Prishtina. Të gjitha normat që janë në fuqi janë produkt i kompromiseve të dhimbshme që ka bërë vendi i ynë. Thika nuk ka ku shkon më thellë”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"