Pse gjithmonë dështakë politika dhe politikanët shqiptarë

Pse gjithmonë dështakë politika dhe politikanët shqiptarë
Pse gjithmonë dështakë politika dhe politikanët shqiptarë

Skender Kapiti

  • 25 June 2020 - 13:59

Politika dhe politikanët shqiptarë gjithmonë dhe historikisht kanë dështuar, dhe gjithmonë janë treguar dhe kanë rezultuar inferiorë ndaj politikës dhe politikanëve të fqinjëve të tyre sllavë e grekë.

Arsyet dhe shkaqet për këtë janë disa por kryesoret janë keto: se politikanët shqiptarë shquhen si egoistë e grindavecë  ndërvete, janë treguar  jotolerantë dhe urrejtës të suksesit e të aftësisë dhe  armiq e urrejtës kundër intelektualizmit dhe patriotrizmit  të tjetrit. 

Për interesa personale  janë treguar  miqësore e besnik te të huajt e madje edhe te ata të cilët janë armiq të përbertuar të shqiptarëve. Për pushtet dhe për interesa personale gjithnjë të gatshëm për cdo aventurë, marrëveshje e “pazar” me pasoja të rënda edhe kundër interesave kombëtare.

Kur korrupsioni, egoizmi, injoranca, ligësia, hajnija dhe tradhtia kapin politikën, ekonominë, akademinë dhe inteligjencën, shtetin  dhe pushtetin: ky përbën kërcënimin më të madh për atdheun, shtetin dhe kombin.

Dhe duke qenë të tillë si politika ashtu edhe politikanët shqiptarë , prandaj janë në këtë gjëndje edhe  Shqipëria, edhe Kosova: të prapambetura dhe të fundit në Europë në rrugën e zhvillimit dhe progresit civil, ekonomik, politik, demokratik dhe të fundit në rrugën e mirëqënies, të ndërtimit të shtetit ligjor e demokratik dhe të integrimit euroatlantik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".