Me skandalin e votës së deputetit Etem Arifi të dënuar nga Gjykata, KQZ-ja të jap dorëheqje e Qeveria në rivotim

Me skandalin e votës së deputetit Etem Arifi të dënuar nga Gjykata, KQZ-ja të jap dorëheqje e Qeveria në rivotim
Me skandalin e votës së deputetit Etem Arifi të dënuar nga Gjykata, KQZ-ja të jap dorëheqje e Qeveria në rivotim

Muhamet Kelmendi

  • 25 June 2020 - 16:24

Shkruan: Muhamet Kelmendi

“Në rastin konkret duhet vetëm të konstatohet se dënimi i deputetit Arfi a është i formës së prerë para votimit. Dhe, nëse është, jo vetëm që votimi është nul, por kërkohet rivotimi i ri në Kuvend. Ndërsa, KQZ duhet të japi dorëheqje tërësisht për mungesë të vigjilencës në drejtim të konsultimit dhe të vërtetimit të kushtetutshmërisë së deputetëve në Kuvend. Në fakt, askund nuk ndodhin rastet e tilla banale. Kudo Komisioni zgjedhor vepron me kohë dhe merr masa. Pse në Kosovë jo? Këtu ka vetëm një përgjigje! Ajo është realizimi i votës së 61 për Qeverinë Hoti. Nuk ka gjë tjetër. Por, me këtë ka faj edhe Kryesia e Kuvendit pse nuk ka reaguar para votimit, sikundër edhe KQZ-ja pse nuk ka marr masa ndaluese ndaj deputetit. Tash mbetet çështja te Gjykata Kushtetuese të vërtetohet. Nëse del rasti i tillë i dënueshëm me aktgjykim të formës së prerë, me një a më shumë vite burg, kërkohet që Prokuroria Speciale të hapi procedurën kundër dy organeve”.

Kontestimi i votës së 61 me rastin e votimit për qeverinë e re të Kosovës, të koalicionit qeverisës LDK-AAK-Nisma, që i është bërë nga VV-ja dhe dërguar në Gjykatën Kushtetuese, do të jetë edhe një test i ri për pavarësinë dhe seriozitetin e Gjykatës Kushtetuese, në zbatimin e ligjit dhe të Kushtetutës, derisa të jetë e faktuar edhe shkelja e ligjit me rastin e zgjedhjes së Qeverisë Hoti duke u kontrabanduara edhe vota e deputetit Etem Arifi me vendim dënues të plotfuqishëm nga ana e Gjykatës Themelore, të vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit.

“Çështja e përfundimit të mandatit të deputetit është shumë mirë dhe qartë e rregulluar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Aty nuk ka mundësi interpretimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Norma është e qartë dhe kërkohet të zbatohet me përpikëri. Kur e them këtë, mbështetem në nenin 70 Kushtetues. Me pikën 3 të këtij neni thuhet: " Mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pa vlershëm, nëse: 1. Nuk bëhet betimi, 2. Jep dorëheqjen, 3. Emërohet anëtar i Qeverisë së Kosovës, 4. Përfundon mandati i Kuvendit, 5. Mungon 6 muaj në seancat e Kuvendit. Në raste të veçanta, Kuvendi i Kosovës mund të vendosi ndryshe, 6. Dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim dhe 7. Nëse vdes. Në rastin konkret duhet vetëm të konstatohet se dënimi i deputetit Arifit a është i formës së prerë para votimit. Dhe, nëse është, jo vetëm që votimi është nul, por kërkohet rivotimi i ri në Kuvend. Ndërsa, KQZ duhet të japi dorëheqje tërësisht për mungesë të vigjilencës në drejtim të konsultimit dhe të vërtetimit të kushtetutshmërisë së deputetëve në Kuvend. Në fakt, askund nuk ndodhin rastet e tilla banale. Kudo Komisioni zgjedhor vepron me kohë dhe merr masa. Pse në Kosovë jo? Këtu ka vetëm një përgjigje! Ajo është realizimi i votës së 61 për Qeverinë Hoti. Nuk ka gjë tjetër. Por, me këtë ka faj edhe Kryesia e Kuvendit pse nuk ka reaguar para votimit, sikundër edhe KQZ-ja pse nuk ka marr masa ndaluese ndaj deputetit. Tash mbetet çështja te Gjykata Kushtetuese të vërtetohet. Nëse del rasti i tillë i dënueshëm me aktgjykim të formës së prerë, me një a më shumë vite burg, kërkohet që Prokuroria Speciale të hapi procedurën kundër dy organeve. Në njërën anë, kundër Kryesisë pse nuk ka reaguar me kohë dhe, në anën tjetër, kundër KQZ-së pse ka lejuar rastin e tillë. Për mua këtu ka qëllim dhe mashtrim. E kjo është vepër penale e dënueshme me Kodin Penal dhe me normat tjera juridike në fuqi”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"