Me këtë qeveri kalimtare, Serbia nuk do të pushon së dhunuari shtetësinë e Kosovës

Me këtë qeveri kalimtare, Serbia nuk do të pushon së dhunuari shtetësinë e Kosovës
Me këtë qeveri kalimtare, Serbia nuk do të pushon së dhunuari shtetësinë e Kosovës

Arsim Haziri

  • 25 June 2020 - 19:22

Shkruan: Arsim Haziri

“Serbia për dy dekada rregullisht ka dhunuar sovranitetin e Kosovës, ashtu siç edhe ndodhi ditën e djeshme, madje përmes veprimeve që zhvillon arrin të ta minoj edhe stabilitetin e brendshëm, duke e imponuar një temë që ngjallë konflikte të vazhdueshme politike. Skena politike tek ne është konfuzive, sidomos rrjedhimet e tyre janë tejet çrregulluese, të cilat mbesin gjithnjë jashtë parashkimive analitike, të cilat njëherit dëshmojnë për një politikë jo edhe fort të parashikueshme e jo në funksion të së mirës kolektive. Serbia gjithnjë do i dhunon nga brenda, rrethanat e kauzat tona, ajo asnjëherë s'mund të paramendohet jashtë agjendës mohuese të shtetësisë sonë, pavarësisht se brenda dialogut do të mund të ishte njëra prej pikave dialoguese”.

-Kjo qeveri do të jetë kalimtare, kjo është më se e vërtet. Qeveria aktuale është jashtë legjitimitetit qytetarë e politik, jashtë konditave normale të të qeverisurit, si dhe brenda kornizave të presidentit aktual e për më keq e pariparueshëm në varësi të ndikimit të Serbisë. Qeveria është pa forcë të pavarur ekzekutive e sovrane, duke qenë e tillë detyrohet vetëm të vihet para akteve të kryera, jo edhe t'i përcaktoj ato. Fakti se merr ndikim nga presidenti, që atij i ndalohet edhe kushtetushmërisht përfshirja në pazare politike, si dhe ndikimi prej vet partnerit të tij qeverisës, Lista Srpska, dëshmon për dobësi në mënyrën e funksionimit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".