Parlamenti është bërë cirk që nuk duam ta shohim

Parlamenti është bërë cirk që nuk duam ta shohim
Parlamenti është bërë cirk që nuk duam ta shohim

Shefik Shkodra

  • 26 June 2020 - 07:04

Shkruan: Shefik Shkodra

“Pagat të gjithë i marrin. Tash kur takohen të zgjidhin problemet e vendit, duhet të grinden, të shahen, por punë për vendin nuk kryhen. Inatet në mes veti janë të mëdha. Njëri, tash thërret për unitet. Po, kur të tjerët i ftonin për unitet, nuk përgjigjen. Nuk mund ta vlerësosh gjendjen e këtyre palaçove. Mund të ketë kundërshti e mospajtime, por jo cirk. Si një lojë fëmijësh. Jo aq inate. Jo të lazdruar e të privilegjuar disa, qe sa kohë në atë parlament, pensionin po e presin pa lëshuar rrugë kurrë. Janë dy botëkuptime: njëra e monizmit dhe tjetra e kohës së demokracisë. Që të shkojë puna si duhet, kërkohen kuadro tjera, të arsyeshme, të qëndrueshme, me kulturë e të pajisur me dije. Dëmin ia kanë shkaktuar qytetarëve të Kosovës. Nuk ka perspektivë Kosova me të tillë njerëz në një parlament që edhe nuk është valid. Ka humbur peshën e vetë”.

Në përcjellje të rastësishme të Kuvendit të Kosovës, ka filluar edhe te ne një keqësim dhe pamaturi në shprehje në mes veti. Nuk kanë faj këta. Njëzet vjet “përvojë”, mundime për ta mundur “armikun” shqiptaro-shqiptar. Ky është “roli” që duhet përvetësuar mirë e më mirë edhe të tjerët në radhë presin me të njëjtin fjalor. Është fati i këtij populli t’i dëgjojë palaçot e këtij teatri pa vlerë, të njëjtë e me të njëjtin ton e me të njëjta fjalë, aq të papastër e të paskrupullt. Të inatosurit. Injorantët. Të korruptuarit trup e shpirt. Se dërmëdhenjtë e të paprekurit. “Jemi me përvojë, kush na prekë. Kemi fjalor të të gjitha fëlliqësirave. Kush flet kundër neve s’i bie mirë. Na jemi rrënuesit, duke dhënë “këshilla” tjetrit...nuk e shikojmë veten. Madje nuk na grishë ndërgjegjja, se na kemi të drejtë për çdo veprim prapë e mbarë. Të tjerët jo!” Kështu duken këta parlamentarët tanë. Kështu duan ta ndërtojnë Kosovën. Kështu duan ta mësojnë këtë miletin tonë më të ri. Kështu ankohen e lavdërohen. Sulmo sa nuk të ka thënë. Gërvishte me diçka çka do. Vishja një këmishë tjetër. E vërteta është larg nga mendja. Sa më shumë ngarkoje derisa nuk mund ta mbajë. Samarin duhet forcuar – gëzhojën mbi vete. Të gjitha gabimet tua hidhja atij që po duam ta shkelim. Dhe lëvizni të gjithë me një zë S’ka kush që na prekë. Kur na përket e ndjekim deri ku s’ka vend më. Ne jemi bisha, më të fortë. Jo na duhet të jemi më të fortë! Atë që s’na pëlqen s’e veshim, s’e bartim në trup. Krejt personale! Kuvendi nuk ka funksionuar që sa kohë. Qeveria është ndërruar, janë bërë krasitje në një krah për çështje të tjera. Krahu tjetër ka mbetur i njëjtë: me spekulime, me dramatizime. Qe njëzet vjet e më tepër. Më the, të thash. Të pash, më pe. Të gjitha i di qytetari i jonë, por fatkeqësisht, kur pushteti u mbetet në dorë intersxhinjve, dredhaxhinjve dhe gjithë asaj kaste pa asnjë pikë kulture. E shihni kur ia nisin ligjëratës, veç sulm në grupin tjetër, se, asgjë të re nuk ka prej tyre. E mira e smirës, të shpërndahet ky farë cirku. Të shpallen zgjedhjet. Të ndërrohen personat nga partitë, ata që nuk janë për unitet. Të ndryshohet mentaliteti”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".