Është koha e bashkimit dhe pajtimit kombëtar, shteti i Kosovës mbi të gjitha

Është koha e bashkimit dhe pajtimit kombëtar, shteti i Kosovës mbi të gjitha
Është koha e bashkimit dhe pajtimit kombëtar, shteti i Kosovës mbi të gjitha

Dr. Hysni Aliu

  • 27 June 2020 - 16:40

“Tani, deshëm ose s’deshëm, është koha që të reflektojmë si komb, dhe të gjithë të bëhemi një në mbrojtjen e shtetit të Kosovës, por edhe në mbrojtjen e të akuzuarve nga Gjykata Speciale. Këta që janë tani në pushtet, duhet të kuptojnë, që duke qëndruar në pushtet, e fundosin vetveten dhe shtetin tonë edhe më shumë, si të tille  askush nuk mundet të ju ndihmon, andaj duhet të lëshojnë rrugë.Ata që tentojnë të hakmerren ndaj këtyre që deri tani ishin dhe ende janë në pushtet, për shkak të veprave  të tyre, duhet ta kuptojnë që populli nuk do i donë, duhet ta kuptojnë që si të atille do bëjnë gabimin e njëjtë të cilin e bënë paraardhësit e tyre, si të tillë do i shërbenin Serbisë e Rusisë në planin e tyre për shkatërrimin e kombit shqiptare si tërësi, andaj populli do i dënonte. Pra, tani duhet të jemi të gjithë një dhe bashkë, ashtu siç ka thënë Skënderbeu, kur u kthye në Krujë”. 

Lajmet e ditëve të fundit kanë qenë tronditëse dhe të papritura, vetëm për shkurt pamasit dhe  naivët. Kjo që po ndodhë është tepër e dhimbshme, pore një betejë e pritshme, së cilës duhet ti  qasemi me mençuri, unitet, dhe urtësi.  Marr pjesë në dhimbjen e familjarëve të njerëzve që po akuzohen, e posaçërisht në dhimbjen e prindërve, bashkëshortëve e fëmijëve të tyre.  Ndjenë dhimbje edhe populli, e secili nga ne sepse historia nuk shlyhet, dhe lavdia e luftës çlirimtare nuk harrohet.  

Në shkrimet e mia, ende pa u formua qeveria VV LDK, kam thënë që kjo qeveri nuk është e logjikshme, ndër të tjerat edhe për shkak të bisedave Kosovë Serbi, por edhe sepse qeveria që formohet duhet të përballet me mundësinë e ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale.  Unë,në shkrimet e mia, para disa viteve, kam shkruar gjerë e gjatë për dëmin që do ti shkakton Kosovës një gjykatë e tillë, duke marr parasysh faktin që është një nacionale dhe është e drejtuar kundër heronjve të gjallë të luftës së UQK së.

Po i quaj kështu sepse e kaluara e lavdishme e tyre si ushtar e komandantë lufte, nuk mundet të zbehet e as të njolloset por as të harrohet nga askush që veten e ndjenë shqiptar, sikurse nuk mundë të hiqet nga mendja e shqiptarëve e kaluara e tyre e pasluftës deri në ditët e sotme, ku me vetëdije apo pa vetëdije, u shndërruan në robërues të vendit dhe ja shuan ëndërrta shumë të rinjve e të rejave shqiptar. 

Plani për ndarjen e Kosovës, ishte gabimi  final dhe fatal që këta njerëz bënë, ndërsa kulmin ja vunë kur e rrëzuan qeverinë Kurti e cila do e korrigjonte këtë gabim trashanik në një mënyrë elegante dhe pa u vërejtur  fare. Këta, duke rrëzuar qeverinë Kurti  tentuan  ta varrosnin  përfundimisht shpresën e popullit.  

 Presidenti Thaçi, duhet të tregoj se si u mashtrua gjatë rrugëtimit të tij në dialogun Kosove Serbi. Në këtë tregim, nuk ka të pafajshëm,  as nga Evropa e as nga Amerika që nga administrata Obama. 

 Presidenti Thaçi, duhet të tregoj, se si u mashtruan dhe patën premtime e presion nga vet kancelarja Merkel, për nënshkrimin e asociacionit të komunave Serbe.  Duhet të tregon për shumë gjëra tjera, që vetëm ai dhe bashkësia ndërkombëtare i din, se si u mashtrua duke e vënë në pikëpyetje para popullit edhe atdhedashurinë e tij.  

Udhëheqësit e Kosovës e kanë  fajin e vet kryesor, sepse pranuan  të luajnë loto me shtetin e vet. 

 Presidentit Thaçi, ju shpërla truri, nga ata që e rrethonin, e posaçërisht nga këshilltari i tij dinak Blerim Shala dhe përkrahësi ose bashkë organizatori  i çmendurisë Baton Haxhiu.  Pjesëmarrës në këtë është edhe Isa Mustafa, i cili me lehtësinë më të madhe nënshkroi asociacionin,  i mori  postin e kryeministrit Thaçit pas VLAN it dhe rrëzoi qeverinë Kurti. Këta tre  njerëz duhet të hulumtohen thellësisht nga shërbimet sekrete të vendit tone, sepse i kanë bërë dëm të pa imagjinueshëm vendit tonë.  Spiuni gjendet aty ku askush se beson, përndryshe nuk do kishte sukses në spiunim. 

 Edhe grusht shteti  modern që u organizua nga këta që sot janë në pushtet së bashku me Grenell, dhe Vuqiq, po  përmbyset me metoda po ashtu egra moderne  ligjore evropian amerikane, pra  të atyre që kundërshtuan këtë lloj grusht shteti. 

Urtësia dhe largpamësia e Kurtit,  ku ai e vendosi atdheun para vetvetes ” duke ikur me bisht nën shalë”  ashtu siç i tha  atë botë në mënyrë tejet jo civilizuese dhe provokuese  presidenti i vendit, në këtë rast po ju shpaguhet, sepse ai e ruajti vendin nga një konfrontim i brendshëm ndër shqiptare, nga i cili do fitonte vetëm Serbia.  Pra, zotëri Albin Kurti, iku me kalë, pore me kalin e Skënderbeut, për të ardhur për çlirimin e atdheut ashtu siç bëri Skënderbeu me kalin e tij. Edhe ata që tani janë në pushtet, u detyruan ta ndalin rrugën, por në një mënyrë shumë të dhimbshme për gjithë kombin. Kam thënë, ai që  i bashkohet  të keqes, do përfundon sikur ata që në një situatë të vështirë për gjithë globin ju bashkuan Hitlerit. 

 Tani, deshëm ose s’deshëm, është koha që të reflektojmë si komb, dhe të gjithë të bëhemi një në mbrojtjen e shtetit të Kosovës, por edhe në mbrojtjen e të akuzuarve nga Gjykata Speciale. Këta që janë tani në pushtet, duhet të kuptojnë, që duke qëndruar në pushtet, e fundosin vetveten dhe shtetin tonë edhe më shumë, si të tille  askush nuk mundet të ju ndihmon, andaj duhet të lëshojnë rrugë. Ata që tentojnë të hakmerren ndaj këtyre që deri tani ishin dhe ende janë në pushtet, për shkak të veprave  të tyre, duhet ta kuptojnë që populli nuk do i donë, duhet ta kuptojnë që si të atille do bëjnë gabimin e njëjtë të cilin e bënë paraardhësit e tyre, si të tillë do i shërbenin Serbisë e Rusisë në planin e tyre për shkatërrimin e kombit shqiptare si tërësi, andaj populli do i dënonte. 

 Pra, tani duhet të jemi të gjithë një dhe bashkë, ashtu siç ka thënë Skënderbeu, kur u kthye në Krujë. I nderuar Albin Kurti, e ke rastin unik, që këtyre që të sulmonin me aq vrazhdësi, të ju kthehesh si një vëlla i vërtetë, si një atdhetar, si një trim, që falë edhe kur është më së vështiri. Tani e ke rastin unik që  flamurin e Kosovës ta vendosësh pranë vetes në qdo vend dhe në qdo tubim por edhe  në setrën tënde, sepse, tani je i detyruar që së pari, së bashku me Zonjën Vjosa Osmani e dijetarët e tjerë, ta mbroni Kosovën e tek pastaj të mendosh për fazën e dytë që do ishte bashkimi  kombëtar. Z. Albin Kurti, ofrojau dorën e përkrahjes, sepse këta  i takojnë kombit tonë, sepse këta luftuan për këtë liri, sepse i kanë meritat e tyre për formimin e këtij shteti që sot ne e gëzojmë, përkundër të bërave të tyre të pasluftës. 

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".