Të korruptuarit po e kapin shtetin, reagimet ndërkombëtare vetëm një retorikë boshe

Të korruptuarit po e kapin shtetin, reagimet ndërkombëtare vetëm një retorikë boshe

E.K

  • 29 June 2020 - 16:03

Shkruan: Hasan Preteni

“Ishim dëshmitar se çka ndodhi në tre mujorin e parë të këtij viti. U çmendën me humbjen e pushtetit, pandemi e krizë e përgjithshme. Nuk është me rëndësi. Pushteti dhe pikë. Tani në pushtet për çdo ditë nga 50 të infektuar nuk kërkojnë as takim të Këshillit të Sigurisë, nuk kërkojnë as gjendje të jashtëzakonshme as masa tjera shtrënguese. Pushteti dhe pik, tani ju thoni çka të doni ata nuk mërziten. Për atë edhe retorika ndërkombëtare, në pjesën e luftës kundër së keqes mbetet vetëm retorikë. As shumica prej tyre nuk e kanë përnjëmend. Lider të shantazhuar e lehtë të manipuluar”.

Sado që nuk janë të rralla, janë bukur të shpeshta, kritikat e zyrtarëve të lartë ndërkombëtar kundrejt liderëve politik të pa përgjegjshëm që drejton shtetin e Kosovës dhe disa parti politike, kryesisht ato pushtetmbajtëse për dekadate qysh kemi lënë pas, njohësit e fushës së sundimit të ligjit vlerësojnë se këto kritika nuk janë aq serioze sepse këta lider politik duhet izoluar edhe ndërkombëtarisht, për ti mbështetur qytetarët që ti largojnë të tillët nga politika me çdo mjet të lëvizjes demokratike qytetare.

“Politikanët një flasin e tjetër mendojnë, një flasin e tjetër veprojnë. Një është e sigurt se qw 21 vite Kosova është duke u marr me probleme politike dhe asnjëherë me ato korruptive e të keqpërdorimeve enorme. Keqbërësit, keqpërdoruesit e fondeve publike,privatizuesit e ndërmarrjeve publike, zhvatësit e buxhetit dhe të gjithë kleptomanët tjerë. Janë të shantazhuar dhe me ndërgjegje të goditur. Me ata më lehtë arrihen qëllimet politike dhe planet e “ të mëdhenjve”. Askush nga liderët politik nuk shqetësohet nëse ju thoni hajna dhe kriminel por shqetësohen shumë nëse ju goditet apo rrezikohet pushteti. Modelin se si duhet këmbëngulur në luftë kundër krimit të organizuar e kemi në Tiranë. Rezistencë e politikave të korruptuar por po fiton këmbëngulja”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"