Kuvendi i Kosovës një “tigër” në letër, me shpenzime të mëdha koti të buxhetit të shtetit

Kuvendi i Kosovës një “tigër” në letër, me shpenzime të mëdha koti të buxhetit të shtetit
Kuvendi i Kosovës një “tigër” në letër, me shpenzime të mëdha koti të buxhetit të shtetit

Muhamet Kelmendi

  • 29 June 2020 - 19:07

Shkruan: Muhamet Kelmendi

 “Shumat e mjeteve të harxhuara janë të mëdha. Asgjë, fare asgjë nuk është shuma prej 15, 17 a 20 mijë Euro. Kjo është qesharake. Vetëm mjetet që merren për takimet e komisioneve për anëtar, më duket se janë 30-40 Euro për takim. Ndërsa, puna e komisioneve, fare hiq nuk zbatohet. Ato takohen, i marrin mëditjet e shkruajnë një raport dhe mbetet në tavolinat e Kuvendit. Në fakt duhet thënë se as Kuvendi vetë si mekanizëm demokratik i shtetit që nuk po funksionon si duhet. Me një seancë e disa seanca brenda 3-5 muajve ajo nuk është punë. Me formën e tillë po na del Kuvendi tigër në letër, i pa vlerë dhe i pa rëndësishëm në kryerjen e pushteteve që i ka”.

Në të gjitha shtetet është Kuvendi si një vend ku gjoja ndërtohet dhe zhvillohet demokracia. Ky instrument i kapitalizmit është formal dhe tepër i kushtueshëm. Por duhet të qartësohemi se është mjet i mashtrimit të masave për demokraci dhe se kurrë ai instrument nuk kryen punët e pritura. Përkundrazi. Burokratizohet dhe sillet në vetveten e vetë për të treguar se po punon. Në këtë gjendje është Kuvendi i Kosovës dhe komisionet e ndërtuara nga ai.

Dhe, natyrisht se po shihet se Kuvendi i Kosovës asnjë pushtet nuk është duke mundur për ta kryer, mbikëqyrur. Të gjitha institucionet janë burokratizuar dhe po funksionojnë sipas rrugës së trasuar pa ndonjë mbikëqyrje. Por, harxhime ka. Kuvendarët mbajnë seanca dhe mbledhje të komisioneve dhe ecin brenda dhe jashtë pa ndonjë plan konkret të përcaktuar. Shkojnë në Tiranë, në Zagreb, në Vjenë, në Bruksel e deri në Amerikë, por kurrë nuk sjellin përvojat që i shohin. Duket se as që i kuptojnë format e punës nëpër vendet e tilla. I shikojnë dhe nuk dinë se çka janë. Por, për të shëtitur në qytete, për të harxhuar dhe bërë lukse janë të parët. Me dreka e darka nuk ua kalon kush. Tëra këto i shtojnë harxhimet e Kuvendit”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".