Zajednica, Demarkacioni, korigjimi i kufijve, akuzat e Speciales dhe Presidenti Thaçi

Zajednica, Demarkacioni, korigjimi i kufijve, akuzat e Speciales  dhe Presidenti Thaçi
Zajednica, Demarkacioni, korigjimi i kufijve, akuzat e Speciales  dhe Presidenti Thaçi

Skender Kapiti

  • 01 July 2020 - 11:30

E mira e parë do të kishte qenë që Hashim Thaçi të mos kishte qene fare Presidenti i Kosovës, pasi dihet se u zgjodh në kushte të një gjëndje jo normale mes kundërshtish politike dhe protestave popullore kundër zgjedhjes së tij.

E mira e dytë do të kishte qenë që me kohë Thaçi duhet të kishte dhënë dorëheqjen se ka shumë “faje” e “gabime” të rënda politike të vështirëriparueshme shkaktuar prej tij, dhe jo vetëm prej tij por edhe të mbështetësve të tij, prej politikës së vjetër dhe regjimeve të saj, dhe kryesoret ato janë: Zajednica, Demarkacioni, mbeshtetja për ndarjen e Kosovës, miratimi i Gjykatës Speciale, krimi dhe korrupsioni.

Të gjitha këto janë bërë kërcënim i madh për imazhin dhe për Sovranitetin e Kosovës.

Mosdorëheqja e Hashim Thaçit nga posti i Presidentit sado që ai p.sh. mund të jetë qoftë edhe i pafajshëm, kjo tregon se ai është jo vetëm i papërgjegjshëm moralisht por edhe nje frikacak i madh, pasi mendon se duke qenë President do të ishte më imun dhe mëi mbrojtur nga akuzat e Gjykatës Speciale. Kjo është një tipar i të gjithë pushtetarëve shqiptar, sidomos i atyre të Shqipërisë të cilët qëndrojnë në politikë e pushtet vetëm për t’u mbrojtur dhe shmangur drejtësisë. Prandaj në Shqipëri SHBA dhe BE bënë VETING-un e Drejtësisë.

Burrit të shtetit i takon të tregohet i guximshëm që edhe të sakrifikojë e të dorëhiqet në mënyrë që burrërisht dhe patriotikisht të përballet me Gjykatën duke u paraqitur para saj jo si President i Shtetit por si qytetar i thjeshtë.

Është shumë e rëndë që në opinionin politik, diplomatik e mediatik botëror të flitet e të qarkullojë si lajm e informacionedhe disa muaj të tjerëderi sa të shprehet Gjykata se: Presidenti i Kosovës është apo nuk eshte fajtor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ae kupton Thaçi dhe ata që e këshillojnë atë se sa e dëmshme është për imazhin kombëtar dhe atë shtetëror të Kosovës kjo sjellje e Thaçit, mosdorëheqja e tij dhe përballja me Prokurorinë Speciale si qytetar i thjeshtë?!

Akuza kundë Thaçit është një pështjellim i madh dhe i ka sjellë dëm të madh Kosovës, pasi nuk është akuzuar një qytetar i thjeshtë apo një politikan dosido, por është akuzuar Presidenti i Kosovës.

Historia botërore është e mbushur me plot raste kur kryetarë shtetesh dhe kryeministra kanë dhënë dorëheqje edhe për gjëra fare të thjeshta e jo më si rasti në fjalë i Presidentit të Kosovës.

Opinioni publik në Kosovëështë kundër kësaj akuze ndaj Presidentit, sepse dihet qëUÇK-ja, luftwtarwt e saj, nuk kanw kryer asnjë krim lufte dhe as kundër njerëzimit, dhe prandaj është edhe kundër kësaj akuze ndaj Presidentit të Kosovës.Por, përderisa Gjykata Speciale është miratuar nga Kuvëndi i Kosovës, pra edhe me dakordësinë e PDK-së dhe të Thaçit atëhere askush nuk duhet ta pengojë Gjykatën por duhet ta respektojë dhe të përgjigjet çdo i akuzuar para saj.

Thaçi duhet të jipte dorëheqjen jo vetëmse ka aktakuzë ndaj tij, por këtë duhet ta bënte edhe sikur thjesht po të thirrej qoftë edhe si dëshmitar. Kjo pasi ai është akoma President dhe jo qytetar i thjeshtë, gjë e cila do t’i shërben prestigjit dhe imazhit të Shtetit të Kosovës. Akuza ndaj Thaçit nga Prokuroria Speciale faktikisht ia ka hequr atij të drejtën për të qenë pjesë në bisedimet Kosovë-Serbi.Kjo akuze momentalisht është një favor dhe avantazh jo i vogël për politikën antiKosovë te Beogradit. Por ky fakt, që Presidenti i Kosovës nuk mund të marrë pjesë në bisedimet Kosovë-Serbi në pjesën më të madhe të opinionit shikohet e gjykohet si pozitive, pasi projektidea serbo-ruse për ndarjen e Kosovës ka qenë mbështetur edhe nga Thaçi, gjë të cilën e kanë kundërshtuar fuqishëm pothuajse e gjithë politika shqiptare por edhe ajo e BE-së si politikë kundër Kosovës dhe kundër linjës së politikës së Bashkimit Europian.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".